LIVE UPDATES
Politike

Amendamenti me 15 pika për Shqipërinë, raportuesi për Ballkanin Perëndimor: Disa grupime në PE dëshironin të ishin më s

19 Qershor 2020, 18:17 Nga DOSJA
Amendamenti me 15 pika për Shqipërinë, raportuesi për

BE-Parlamenti Evropian votoi të enjten ndryshimet e propozuara në Raportin për Ballkanin të raportuesit Tonino Picula, përfshirë dhe një amendament për Shqipërinë të mbështetur nga Partia Popullore Evropiane, nga Liberalët, Konservatorët dhe një pjesë e të majtës eksktreme në Parlament.

Për të kuptuar më qartë mesazhet e këtyre lëvizjeve, korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, mori në intervistë eurodeutetin Tonino Picula:

Euronews Albania: Zoti Picula, cilat janë mesazhet kyçe të raportit tuaj në lidhje me Perspektivën Evropiane të vendeve të Ballkanit :

Tonino Picula: “Aktualisht nuk është raport por është dhe më mirë se kaq, janë rekomandime, dhe nëse mund të theksoj disa prej tyre, pikë së pari që Parlamenti Evropian, dhe unë besoj dhe institucionet e tjera, nuk e kanë harruar se çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor, dhe që ne nuk po bëjmë një sy qorr për aspiratën e qytetarëve dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor që një ditë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Por sigurisht që ka shumë vështirësi në udhën e tyre, që nga statusi që kanë deri në anëtarësimin e plotë.

“Por në këto rekomandime unë jam përpjekur të përfshij shumë elementë të mirë dhe aspekte pozitive që ndodhën këto muajt e fundit. Siç është procedura e re e negociatave, e propozuar nga Komisioni, dhe sigurisht, drita jeshile e dhënë më në fund ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat. Por Parlamenti Evropian është sigurisht shumë mbështetës ndaj procesit të zgjerimit, dhe ne po përpiqemi të nënvizojmë që çdo proces negociatash të ketë një qëllim unik, që është anëtarësimi i plotë i vendeve respektive.

Ne po përpiqemi sigurisht të vëmë më shumë para në funksion të këtij procesi, në veçati duke kërkuar që fondet e instrumentit të para-anëtarësimit, IPA 3, të mos preken, gjatë negociatave që po zhvillojmë për buxhetin e ardhshëm të BE-së.

Euronews Albania: Një amendament për Shqipërinë krijoi pak rrëmujë këtu në Parlamentin Evropian mbi 15 kushte para konferencës së parë ndërqeveritare. A bazohet tek gjuha e konkluzionve të Këshillit, a është korrekte dhe a jeni të kënaqur ju me këtë ndryshim?

Tonino Picula: “Ju e dini që çdo grupim politik dhe çdo anëtar i Parlamentit Evropian mund të propozojë amendamente. Dhe unë besoj se ky amendament, reflekton në një farë mënyre konkluzionet e Këshillit në mars, ku në të vërtetë Këshilli vuri një numër para-kushtesh për Shqipërinë.

Por sidoqoftë, me këto rekomandime që ne po përpiqemi të hartojmë si një dokument të orientuar nga pozitiviteti, këto rekomandime dhe ky dokument nuk janë raporti i progresit. Janë raportet e progresit që analizojnë dhe vënë nën vëzhgim secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe besoj se Komisioni do të publikojë raportet e progresit në vjeshtë.

Ndërsa në rekomandimet tona, ne fillimisht po përpiqemi të qarkojmë, pikë së pari mbështetjen tonë për procesin e zgjerimit në vetvete. Dhe sigurisht që disa grupime politike dhe disa kolegë këtu në Parlamentin Evropian deshën të ishin edhe më specifikë me Shqipërinë, se gjuha e përdorur nga Këshilli në përfundimet e tij. Po sigurisht që kjo nuk e prek tërësinë e dokumentit, sepse ne nuk jemi këtu për të vlerësuar, nuk jemi këtu për të gjykuar, dhe në këtë kuptim kjo i takon fillimisht Komisionit, Këshillit dhe vendeve anëtare.”

Euronews Albania: Raporti votohet sot, rezultatet priten në mbrëmje, cila është rruga përpara ?

Tonino Picula: “Sipas axhendës rekomandimet do të votohen këtë pasdite dhe rezultatet priten më vonë gjatë natës, e më pas rekomandimet do t’i dërgohen të gjitha institucioneve madhore të Bashkimit Evropian, së pari Komisionit dhe Këshillit, dhe sigurisht dhe Përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë e BE-së. Dua të them se kemi besim në një mbështetje të mëtejshme nga të gjitha institucionet, por mendoj se Këshilli është më i rëndësishmi.

Ndërsa kur flasim për zhvillimet e ardhshme, unë besoj se pas Presidencës kroate që shtyu dhe shënoi një farë suksesi gjatë gjashtë muajve të saj, besoj se edhe Gjermania do të ketë gjithashtu vullnetin dhe do ta mbështesë procesin e zgjerimit. Por nuk duhen më 2 persona për të kërcyer tango, në këtë rast duhen 27 vendet anëtare për të miratuar këto zhvillime pozitive. Dhe sigurisht që unë do të dëshiroja të shija progres para fundit të këtij viti, pavarësisht gjithë problemeve me të cilat po përballemi nga pandemia.”

Marrë nga Euronews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amendamenti i ppe tonino picula amendamenti i ppe tonino picula

Sondazh

Poll
Politike 19 Qershor 2020, 13:56

TIRANË- Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj për dy ligjet e dërguara për rishqyrtim. Bëhet fjalë për paketën anti-shpifje dhe për përplasjen PRES...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion