Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim 60 minutësh me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Për takimin, Basha ka shkuar në rezidencën e saj, pikërisht në vendin ku edhe u dakordësua marrëveshja për Reformën Zgjedhore.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fokus të bisedës ka qënë Reforma Zgjedhore, e cila ende ka mbetur pezull për shkak të një propozimi të ri nga opozita jashtëparlamentare në lidhje me organin e KQZ-së.
Takimi i Bashës me ambasadoren Kim vjen një ditë pasi përfaqësusi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se maxhoranca nuk do tërhiqej dhe se nuk e pranonin propozimin e tyre. Ndërsa më i ashpër ishte kryeministri Edi Rama, i cili nga Kuvendi i kërkoi opozitës që të ndalonte me kërcënimet ndaj Partisë Socialiste ndryshe marrëveshja e firmosur pak javë më parë do të grisej.
Deri më tani puna në Këshillin Politik ka ‘ngecur’ pasi palët arritën një marrëveshje më 6 qershor me bekimin e ndërkombëtarëve.
Ndërkaq debati ka ngecur në dy fronte; I pari, opozita e re, që kërkon heqjen e koalicioneve, lista të hapura dhe votën e emigrantëve për të dhënë OK në Parlament për marrëveshjen, ndërsa vetë KP që nuk gjen dakordësi për të zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Deri më tani opozita jashtëparlamentare ka propozuar dy formula por asnjë nuk është pranuar nga maxhoranca.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në lidhje me amendamentin e Partive Popullore Europiane për 15 kushtet e anëtarësimit. Në një postim në Twitter, R...
TIRANË– Pak pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për paketën anti-shpifje nga Dosja.al, reagimi i parë ka ardhur nga kryeministri Edi Rama...
TIRANË–Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Rama ka reaguar pas publikimit të lajmit nga kryeministri Edi Rama, se regjisori Robert Budina dhe aktori Robe...
TIRANË– Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar lajmin për dy vëllzërit Budina, Edmond dhe Roberti të cilët u raportuan se kishin rezultuar me Covid-1...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka dekretuar disa ligje, që sipas tij janë shumë jetike për qytetarë. Në deklartën për mediat, Meta tha se ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar sot bizneset në Tiranë. Sot kreu i PD ka zgjedhur të shkojë në Unazën e Re dhe shprehet se gjendj...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, ku ka analizuar të gjitha zhvillimet politike në javën e fundit. Në fjalën e tij, ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për mediet deklaroi se 15 kushtet për negociatat me BE-në duhen të përmbushen me urgjencë. Kreu i Shtet...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe ka komentuar deklaratat e eksponentëve të maxhorancës, që kanë thënë se pakti u arrit ...