Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ka ardhur “I madhi”. Banorët e fshatit Dedej të Bashkisë Vorë, janë aty për t’a takuar. Kamera është gati, 3, 2, 1 çak. Kryeministri me ministren që është edhe e deleguara e partisë për zonën, të shkrirë me hallet e tyre.
Filmi nuk na i mundëson të kuptojmë si erdhën aty, si u takuan, por ja ku janë në mes të një bisede. Shefi është kurioz të dijë çfarë diskuton vartësja me qytetaren.
Bëhet fjalë për dëmet e tërmetit të 21 shtatorit. Përballë ka një çift që pret të ndërtohet shtëpia, por duhet të presin se janë zgjedhur ata që janë me fëmijë. Vartësja shpjegon, shefi i lejon vetes si gjithmonë një batutë për “djallushen”.
Hallexhinjtë hutohen, nuk dinë ç’të shohin pas batutës, lajm të mirë apo të keq. Burri merr përsipër situatën dhe pa u menduar mirë e quan “njish”. Sapo mendoi se u qetësua bamirësja potenciale, u vrenjt balli i shefit të saj, që po bënte llogarinë e numrit që vjen pas njishit.
Llogari që nuk e ka ngatërruar kurrë, por që banorin e pasigurtë e shkundi si një tërmet i tretë. Ai ballë i vrenjtur dhe ajo batutë e pavend, mund ta linte pa shtëpi.
Jo shteti, jo sigurimet, jo llogaritë e dëmit dhe kushtet ekonomike, balli i vrenjtur i njishit të fyer për ngatërresën e numrave, të le pa strehë përjetësisht.
Do duhen muaj për t’u marrë vesh nëse batuta e “njishit” ishte fatale.
Ndërkohë që episodet e ERTV vazhdojnë, ai i Vorës tashmë është harruar.
Ja ku jemi në Durrës, në Manëz. Mjafton një “çak” dhe kamerat live ta heqin mendjen nga fati i një njeriu në episodin e mëparshëm. Ka fëmijë që tremben dhe ikin me vrap dhe burra që i puthin dorën, gra që i thonë “baba” dhe “marrsh nga ditët tona!”.
Pastaj prapë fëmijë fatlumë që luftuan për mbijetesë ato sekonda kur shtëpia u ra mbi kokë dhe u mori familjarët, por luftonin për mbijetesë edhe ato pak vite që kanë jetuar. Panë ndërtesën të prishej në 21 shtator dhe të mos u shkonte askush, pastaj të binte në 26 nëntor dhe t’u vijë vetë Kryeministri, dëgjuan prindërit t’u kërkonin institucioneve ndihmë dhe të mos e merrnin deri në ditën e flijimit, tani shohin veten me Kryeministrin, me Ronaldon dhe me Buffon.
Ata e kanë marrë tashmë mësimin, institucionet të gënjejnë, Edi Rama jo, shteti i Rilindjes të lë jetim, shefi i Rilindjes jo. Mjafton të mos i ikësh me vrap, t’i puthësh dorën, të mos i ngatërrosh numrin, t’i japësh disa ditë nga jeta jote e mjerë (se në fund të fundit nuk ke ç’i do) dhe problemet marrin fund.
Ata që pritën tërmetin për t’a marrë vesh këtë, janë më të humburit, ata që nuk e kuptuan as pas tërmetit nuk kanë shpresë. Në 2017 e gjithë administrata, të gjitha insitucionet u vendos të drejtoheshin nga whats-appi i Edi Ramës. Ai kishte vendosur të bashkëqeveriste me popullin kundër të gjithëve.
Në çdo institucion u vendos logoja mavi e koalicionit të ri, Parti-popull. Që atëherë nëse kadastra nuk funksionon, pavarësisht se paguhet me taksat e tua, mjafton t’i shkruash Kryeministrit. Po të mos i shkruash, nuk do mbarosh punë. Për fajin tënd.
Kështu me spitalet, me shkollat, me lejet, me ndihmën sociale. Të gjitha t’i siguron vetëm një njeri. Mjafton një mesazh, mundësisht të përfundojë me puthje duarsh, këmbësh ose, pëpr ata që nuk i preferojnë gjymtyrët, me puthje shqisash…
Jo më kot fëmijët që nuk kuptojnë bëjnë të kundërtën e të rriturve që tashmë e kanë kuptuar. Mos kërko llogari, mos pyet pse, mos akuzo “këlyshët”, vetëm lutu dhe do ta kesh.
Jo më kot ata që po kërkojnë arsyet e humbjes së 51 jetëve nën rrënoja, janë ose jashtë Shqipërisë, ose gojëmbyllur, ose të kërcënuar ose të izoluar.
Ata që janë mësuar me kulturën e Shtetit ligjor, që kërkojnë hetim për vrasjen e familjarëve të tyre nga papërgjegjshmëria e një pushteti total dhe abuziv, apo për humbjen e pasurisë dhe shtëpisë nga indiferenca e zyrtarëve të korruptuar, ata që kërkojnë dëmshpërblim sipas ligjit, që nuk duan të takojnë asnjë nga përgjegjësit politikë, të mos bëhen personazhe episodikë të showt personal, por të marrin atë që u takon, janë të humbur.
Përgjegjësi është bërë shpëtimtar, ligji nuk është më abstrakt, ai është mishëruar tashmë dhe shfaqet herë me xhupin e kombëtares e herë me kostum dhe atlete në ERTV. Ose epoka e ligjit ka marrë fund. Ajo që të takon me ligj, që duhet të ta japë Shteti, insitucionet, Ekzekutivi me të cilin përballesh çdo ditë, nuk është më. Jetojmë në epokën post-ligj, ose në ligjin e njishit.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LONDËR- Presidenti i Francës Emanuel Macron dërgoi javën që po përfundon disa mesazhe në drejtim të Shqipërisë. Fillimisht, me një mesazh në shqip në rrjet...
Shqipëria varrosi të dielën një pjesë të 50 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe i dha fund zyrtarisht operacionit për kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja...
Dallimi i vetëm në këtë krahasim është se në Shqipëri vërtet kishte tërmet. Sido që të jetë, ende pa u numëruar të gjitha viktimat, Rama e ka ndarë mendjen: po ...
Më 21 dhjetor të këtij viti, në Durrës pritet të mbahet takimi i tretë i të ashtuquajturit “mini Shengeni Ballkanik”, ku marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia...
BERLIN– Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franceze për të ardhmen e NATO-s. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi në t...
KOSOVË- Ka të ngjarë që mandati i Josep Borellit të fillojë, e ndoshta edhe të përfundojë pas pesë vjetësh, me dy vektorë politikë që po vendosen para se t...
TIRANË– Partneritetet Publike-Private, të njohura si PPP-të, apo koncesionet, nuk janë shpikur në Shqipëri. Ato përdoren si një alternativë investimi, kur ...
TIRANË- Fakti që qeveria, Policia, drejtësia, mediat më të rëndësishme, janë bërë palë me disa pak oligarkë e banditë kundër shumicës së shqiptarëve, kjo ë...
TIRANË– Jemi në vigjilje të 28 Nentorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Është kjo ditë e Nëntorit që në të vërtetë bashkon të gjithë shqipt...
TIRANË- Një ditëlindje e pazakontë u festua pak ditë më parë në Tiranë. Ishte një ditëlindje që rrallë ndodhin në vendin tonë. Ajo ditë nuk i përkiste një ...