LIVE UPDATES
Aktualitet

Anëtarët gosti luksoze 2 netë në Vlorë, KPK padi për mbajtjen sekret të donatorit

4 Shkurt 2022, 15:40 Nga DOSJA
Anëtarët gosti luksoze 2 netë në Vlorë, KPK padi

Nga Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se transparenca mbi emrin e sponsorit privat që financoi një aktivitet të zhvilluar në resortin luksoz ‘Marina Bay’ në Vlorë në fund të shtatorit të vitit të kaluar do të cenonte ‘sigurinë kombëtare’, sipas një kërkese padie që KPK ka bërë ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Në kundërshtim të vendimit të Komisionerit për ta bërë publik emrin, KPK ka listuar gjithashtu si argumente cenimin e procesit të vetingut të magjistratëve, të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe të imazhit të vetë KPK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në fund të shtatorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranoi donacione nga një sipërmarrje private për të zhvilluar një aktivitet të titulluar ‘Raport dhe Strategji’ në resortin luksoz ‘Marina Bay’ në qytetin e Vlorës.

Aktiviteti u zhvillua më 30 shtator, por dymbëdhjetë komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit administrativ u akomoduan në hotel për dy net fjetje dhe u kthyen në Tiranë më 1 tetor. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe tre vëzhgues të ONM-së, por ndryshe nga Komisionerët ata nuk u akomoduan në resortin luksoz.

Prej tetorit 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka refuzuar kërkesat për të drejtë informimi të BIRN për vënien në dispozicion të emrit të kompanisë private dhe aksionerëve të saj që financuan aktivitetin.

KPK refuzoi gjithashtu të zbatonte një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, i cili e urdhëroi KPK-në që të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes me kompaninë private që financoi aktivitetin. Më 24 janar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ankimoi në Gjykatën Administrative të Tiranës vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KDI, duke këmbëngulur që ta mbajë sekret emrin e sponsorit privat.

Në kërkesë -padi nuk paraqiten argumente se pse bërja publike e subjektit që mbuloi shpenzimet e të gjithë aktivitetit do të sillte pasoja-por Komisioni rendit një sërë pretendimesh si justifikime lidhur me statusin e veçantë që gëzojnë komisionerët dhe përmbajtjen e diskutimeve të tyre në mbledhje, për të cilat nuk është kërkuar informacion.

Gjithashtu, KPK pretendon se buxheti i shtetit nuk u mundëson mbulimin e shpenzimeve për aktivitete të tilla dhe se për këtë arsye, kanë të drejtë të përdorin financime të jashtme.

Duke qenë në kushtet e një buxheti minimal dhe pamundësisë për të pasur një zë të posaçëm për organizim eventesh në ligjin vjetor të buxhetit, Komisioni siguroi donacion për zhvillimin e një aktiviteti,’– shkruhet në kërkesë-padi.

Komisioni e quan të mjaftueshme dhënien e kopjes së marrëveshjes pa emrin e sponsorit, duke pretenduar se në këtë rast prevalon interesi më i lartë ‘i sigurisë kombëtare’, nga e drejta e informimit.

‘Ky vendim cenon sigurinë e mbledhjeve që mban KPK-ja, si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ato ndërmjet KPK-së dhe ONM-së, pasi në bazë të nenit 31 të Rregullores për veprimtarinë e KPK-së, diskutimet dhe mbledhjet e anëtarëve të Komisionit janë konfidenciale dhe në to nuk kanë akses as media dhe as publiku,’ thotë KPK në kërkesë- padi, ndonëse BIRN nuk ka diskutimet mes anëtarëve të KPK në aktivitet.

Po ashtu, KPK vlerëson se KDI me vendimin e tij ka sjellë një pasojë të rëndë për imazhin e KPK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë të vendit tonë në këtë proces, duke pretenduar se bazuar në këtë vendim, BIRN Albania mediatizoi aktivitetin dhe shpërndarja e këtij lajmi edhe nga mediat e tjera online, kanë sjellë cënim të imazhit të institucionit.

Në përfundim, KPK i kërkon gjykatës shfuqizimin e vendimit të Komisionerit, duke këmbëngulur që të mbajë të fshehtë sponsorin privat për aktivitetin në hotelin luksoz në bregdetin e Vlorës.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet darka në marina bay edmond hoxhaj komisioni i pavarur i kualifikimit kpk vlore darka në marina bay edmond hoxhaj komisioni i pavarur i kualifikimit kpk vlore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet