LIVE UPDATES
Bota

Ankaraja dhe Athina duan një verë pa konflikte

2 Qershor 2021, 09:27 Nga DOSJA
Ankaraja dhe Athina duan një verë pa konflikte

GREQI– Rrallë kaloi kaq pa tensione një takim mes ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologut grek, Nikos Dendias, si ai që u zhvillua të hënën (31.05) në Athinë. Asnjë tensionim si në takimin e prillit në Ankara, ku dy ministrat u konfliktuan para kamerave, por as edhe ndonjë harmoni e madhe. A janë të gatshme të dyja vendet papritur që të diskutojnë problemet e tyre bilaterale dhe të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme? Nuk duket kështu. Vetëm se pas verës së vështirë 2020, kur të dyja vendet anëtare të NATO-s, Greqi-Turqi ishin fare pranë përplajes ushtarake, kësaj here dëshira për një verë pa konflikte është e madhe.

Grindja greko-turke verën e kaluar kishte si shkak kërkimin për gaz të palës turke në Egje, në pjesë të Egjeut, që Athina i konsideron si “zonë ekskluzive ekonomike” të Greqisë. Por këtë verë të dyja vendet kanë nevojë për një sezon turistik të suksesshëm. Pas gati një viti e gjysmë në pandemi, kjo është kthyer në një çështje të mbijetesës për këtë degë të ekonomisë. Nuk është rastësi që ministrat grekë theksuan, se ata kishin rënë në ujdi për njohjen e dyanshme të certifikatave Covid-19, me qëllim që të vaksinuarit, dhe të testuarit negativisht nga të dyja vendet të udhëtojnë pa probleme. Pritet që kjo t’i japë një shtysë turizmit në Egje.

Kësaj i shtohet që Ankaraja dhe Athina duan t’i demonstrojnë botës jashtë, se janë të gatshme për dialog. Greqia prej kohësh nuk dëshirohen që të perceptohet nga shoqëria turke si një rrezik. Edhe Turqia nuk dëshiron të shfaqet si kërcënim, sepse presidenti turk, Erdogan ka interes të madh, që të përmirësojë marrëdhëniet me BE, të zgjerojë unionon doganor, dhe të marrë më shumë fonde për refugjatët sirianë në vendin e tij. Për këtë është i nevojshëm çtensionimi në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Rendezvous në samitin e NATO-s

Javën e kaluar ishte Erdogan që këmbënguli për një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Më në fund u ra dakord për një takim më 14 qershor, kurse nga “rendezvous” në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel nuk pritet shumë. Në rastin më të mirë do të ketë një zgjatje të çtensionimit të gjendjes në Egje dhe në Mesdheun Lindor, por bisedime të vërteta për zgjidhje të qëndruesme të problemeve mes dy vendeve nuk duken në horizont, kjo edhe sepse Erdogan nuk ndonjë interes të madh për këtë.

Rruga e gjatë drejt Hagës

Për uljen e qëndrueshme të tensioneve mes dy vendeve, presidenti turk duhet të guxonte të hynte në rrugën e gjatë të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që do nënkuptonte njohjen më në fund nga ana e Turqisë të së drejtës ndërkombëtare detare. Përveç kësaj Turqia do duhej të pranonte me këtë edhe vendimet e ardhshme të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për grindjen greko-turke. Edhe për qeverinë greke nuk do të ishte i lehtë një vendim i kësaj gjykate, sepse dihet që Athina nuk do të merrte gjithçka që dëshiron nga gjykata. Përsa i përket ujërave, pjesës kontinentale dhe zonës ekskluzive ekonomike, kufijtë detarë greko-turq nuk janë aspak aq të palëvizshëm, siç pretendon gjithmonë qeveria konservatore në opinionin publik grek.

Rezistenca e “patriotëve”

Edhe për këtë kryeministri Mitsotakis nuk është i gatshëm, që të ngrihet kundër të ashtuquajturve patriotë në partinë e tij dhe në shoqërinë greke që të arrijë një zgjidhje me Turqinë. Konservatori Mitsotakis e kujton shumë mirë, se sa e thjeshtë ishte ta diskreditonte paraardhësin e tij të majtë, Aleksis Tsipras në Greqi si tradhtar, pasi ai nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut.

Një problem tjetër mes Athinës dhe Ankarasë është edhe çështja e pakicës myslimane në Trakinë Perëndimore greke. Statusi i tyre është rregulluar me Marrëveshjen e Lozanës në vitin 1923, që i përcaktonte në mënyrë të përgjithshme si myslimanë qytetaret/ët grekë me origjinë turke, pomake, dhe rome. Shteti grek ende i mbetet këtij përcaktimi deri më sot. Kur Erdogan vizitoi më 8 maj 2004 për herë të parë qytetarët turq në Traki tha: “Dua t’u them vëllezërve të mi që jetojnë këtu, se ata duhet të punojnë për një Greqi të fortë. Sa më e fortë është Greqia, aq më të lumtur do të jeni edhe ju.”

Por që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra, së pari vetë presidenti turk. Ndërkohë Erdogan përpiqet rregullisht t’i instrumentalizojë myslimanët në Greqi dhe pretendon, se “të drejtat e njeriut të pakicës turke nuk respektohen nga shteti grek.” Ministri i Jashtëm turk, Çavuşoğlu e vizitoi privatisht Trakinë më 30 maj, gjë që shkaktoi artikuj të zemëruar në shtypin konservator grek, por ai ishte i kujdesshëm në deklaratat e tij me Trakinë. Nga ana e tij ministri i Jashtëm grek, Dendias e injoroi këtë vizitë private. Rrjedhoja: vizita e Çavuşoğlut kaloi pa konflikte në Athinë.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kyriakos mitsotakis marrëdhëniet greqi-turqi nikos dendias rexhep taip erdogan kyriakos mitsotakis marrëdhëniet greqi-turqi nikos dendias rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë