LIVE UPDATES
Ekonomi

Ankth dhe depresion, cilat ishin problemet më të shpeshta në pandemi. Si t’i kalojmë momentet e vështira?

29 Tetor 2020, 06:51 Nga DOSJA
Ankth dhe depresion, cilat ishin problemet më të shpeshta në

Në Qendrën për shëndetin mendor në Prishtinë, puna gjatë pandemisë COVID-19 ka ndryshuar. Neuropsikiatri Sami Rexhepi, drejtor i kësaj qendre, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë gjithë kohës u kanë ofruar ndihmë njerëzve përmes telefonit, ku janë angazhuar gjashtë ekipe psikiatrish, të cilët kanë punuar nga katër orë çdo ditë.

Në secilën ekip, ndihmë kanë kërkuar rreth 15 persona. Edhe sot, thotë Rexhepi, nevoja për ndihmë sa i përket shëndetit mendor, po vazhdon të jetë e lartë.

“Kemi punuar dhe po vazhdojmë të punojmë çdo ditë. Çrregullimi i gjumit, ankthi, depresioni, mungesa e ilaçeve të klientëve tonë, kanë disa prej telasheve më të shpeshta që ne i kemi identifikuar që nga muaji mars”, thotë Rexhepi.

“Pastaj frika nga virusi, për shkak të informatave të shumta që i kanë marrë e që nuk kanë mund që t’i përballojnë njerëzit, e që rrjedhimisht iu ka shkaktuar ankth e depresion”, shton ai. Genta një qytetare nga Prishtina, studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, tha se pasojat e pandemisë po i vëren si te vetja po ashtu edhe te familjarët e saj.

Ajo thotë se i është shfaqur pagjumësia, problem të cilin nuk e kishte pasur më parë.

“Kohëve të fundit jam rënduar shumë sa i përket gjendjes emocionale, psikologjike. Ndoshta ka bërë që dëgjimi i lajmeve, por edhe situata ekonomike e financiare ka ndikuar që shëndeti mendor në këtë rast të luhatet”.

“Ajo çka unë po vërej te vetja është një pagjumësia e cila më është shfaqur. Gjithashtu përveç pagjumësisë, edhe niveli i lumturisë ka rënë jashtëzakonisht shumë. Kam edhe të afërm që kanë rënë në depresion gjatë kësaj kohe, sepse ka të tillë që i kanë humbur punën. Pra efektet e pandemisë po shihen çdo ditë e më shumë në popullatë, sa i përket shëndetit mendor”, tha ajo.

Gjatë muajit mars, kur në Kosovë u aplikuan masa të izolimit, 200 psikologë nga e gjithë Kosova u lajmëruan për të ofruar kontributin e tyre vullnetarë, për të ndihmuar qytetarët, përmes një linje telefonike falas.

Kjo linjë e ndihmës është mundësuar falë bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, e që po vazhdon edhe sot.

Aty ndihmë psikologjike po del të kenë kërkuar mbi 2 mijë persona të moshave të ndryshme, kryesisht për shkak të ankthit, stresit dhe problemeve emocionale e familjare që kanë kaluar që nga shfaqja e pandemisë.

Fitim Uka, psikolog klinik, i tha Radios Evropa e Lirë, se sfida e ankthit si dhe e depresionit, po vazhdon te jetë e pranishme në masë të madhe, ndonëse tashmë njerëzit nuk janë të izoluar totalisht.

“Ka pasur rritje të numrit të rasteve që kanë përjetuar shqetësime të ankthit, depresionit dhe kjo ka qenë e shprehur më shumë në kohën e izolimit. Por, edhe tash pas disa muajsh njerëzit po tregojnë simptoma të ankthit në veçanti, pasi që rriten shqetësimet në lidhje me atë se kur ka do të përfundojë pandemia, gjithashtu rriten shqetësimet te familjarët e tjerë gjithashtu, andaj është sfiduese”, tha ai.

OBSH-ja kërkon rritjen e buxhetit për shëndetin mendor
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar nga shtetet që të shpenzojnë më shumë nga buxhetet e tyre për shëndetësi, sa i takon shëndetit mendor.

Më 31 gusht, OBSH-ja ka publikuar rezultatet e një hulumtimi mbi ndikimin e pandemisë në sistemet shëndetësore në 105 shtete të botës.

“Nga të dhënat nga pesë rajone për periudhën mars-qershor 2020, dëshmohet se thuajse çdo shtet (90 për qind) kanë përjetuar ndërprerje të shërbimeve të tyre shëndetësore, më të prekurat kanë qenë shtetet me të ardhura të ulëta dhe mesatare”, thuhet në të gjeturat e këtij hulumtimi të OBSH-së.

Sipas rezultateve të hulumtimit, shërbimet shëndetësore për shëndetin mendor kanë qenë më të prekurat që nga fillimi i pandemisë, pasi si pasojë e izolimit, shumë njerëz e kanë pasur të pamundur që të marrin trajtime për shëndetin mendor.Ndërkohë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës thonë se nuk ka pasur buxhet shtesë për shërbimet e shëndetit mendor. Faik Hoti, zëdhënës në këtë ministri thotë se për këtë çështje kanë funksionuar sikurse më parë, pasi buxheti për shëndetin mendor ekziston.“Në kuadër të buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ekziston edhe programi i shëndetit mendor, e që ofrohen shërbime terciare, pra reparti i psikiatrisë. Aty përmbushen nevojat e personave me barna dhe program të caktuar për shëndetin mendor. Programi buxhetor është pjesë e buxhetit të përgjithshëm që e ka SHSKUK-ja”, tha Hoti.

Sidoqoftë, koha e izolimit dhe frika nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore e ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, ka ndikuar më shumë në shëndetin mendor të burrave në Kosovë sesa të grave. Kjo sipas të dhënave të regjistruara në linjën falas për ndihmë psikologjike në Kosovë (038-200-80-890), ka dalë se mbi 52 për qind e personave që kanë telefonuar në këtë linjë kanë qenë burra.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne bote pasojat e covid-19 koronavirusi ne bote pasojat e covid-19

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet