LIVE UPDATES
Bota

Antarktida në prag të katastrofës klimatike

29 Qershor 2021, 07:12 Nga DOSJA
Antarktida në prag të katastrofës klimatike

Kur ‘Traktati i Antarktidës’ hyri në fuqi 60 vite më parë, nënshkruesit e tij nuk e kishin dhe aq të qartë se sa sukses do të kishte ai. Udhëheqësit botërorë ranë dakord që të linin larg luftës, armëve dhe mbetjeve bërthamore këtë kontinent të pabanuar, sa dyfishi i përmasave të Australisë. Ata deklaruan se rajoni jugor polar, i cili përbëhet në 98% të sipërfaqes së tij nga akuj dhe që nuk ka popullsi autoktone, nuk duhet t’i përkasë asnjë shteti por përkundrazi, duhet t’i shërbejë bashkëpunimit shkencor. Në dekadat që pasuan u vendosën rregulla shtesë kundër kompanive minerale dhe atyre të shpimit për naftë, duke e kthyer Antarktidën në rezervatin natyror më të madh në botë.

Tashmë, ndryshimet klimatike po e minojnë këtë histori suksesi.

Rreth 90% e ujit të freskët sipërfaqësor të botës është ‘i kyçur’ në ‘Mburojën e Akullit të Antarktidës’ dhe ndërsa planeti ‘vlon’ nga rritja e temperaturave, akullnajat, zhbërja e të cilave do të përmbyste qytetet bregdetare nga Nju Jorku në Xhakartë, po shkrihen dhe po bëhen më pak të qendrueshme.

Udhëheqësit botërorë janë zotuar të kufizojnë ngrohjen në shumë më pak se 2 gradë Celsius këtë shekull, por politikat e tyre aktuale do ta ngrohin botën me gati 3 Celsius, sipas grupit kërkimor ‘Climate Action Tracker’, me bazë në Gjermani. Një studim i botuar në revistën ‘Nature’ në maj të këtij viti zbuloi se një rritje globale e temperaturës prej 3 Celsisus do të çonte në një “kapërcim të menjëhershëm” në ritmin e humbjes së akullit në Antarktidë, e cila, nga ana tjetër, do të shkaktonte një rritje të shpejtë dhe të pandalshme të nivelit të detit.

Një studim i dytë, botuar në revistën ‘Science Advances’ në qershor, zbuloi se një masiv akulli që mbështetet tek akullnaja Pine Island (175,000 kilometra katrorë) po shkërmoqet në ujë gjithnjë e më shpejt. Kjo akullnajë është përgjegjëse për më shumë se një të katërtën e kontributit të Antarktidës në rritjen globale të detit dhe do të shkrijë më shpejt nëse bie në kontakt me ujëra të ngrohtë.

Ruajtja e paqes

‘Traktati i Antarktidës’ u nënshkrua në vitin 1959 nga 12 shtete, shkencëtarët e të cilëve kishin qenë aktivë në rajon. Dy vite pas nënshkrimit, hyri në fuqi. Palët ranë dakord që Antarktida të ishte “një rezervë natyrore, dedikuar paqes dhe shkencës”.

Për superfuqitë si SHBA dhe ish-BRSS asokohe – të cilat do të vijonin mes tyre me luftërat proxy (konflikte të armatosura ku superfuqitë nuk merrnin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë) në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Amerikën e Jugut në tri dekadat e ardhshme – Antarktida u bë një vend bashkëpunimi që ofroi një “armëpushim të rrallë” pas tensioneve bërthamore të Luftës së Ftohtë.

Në hapësira të tjera diplomatike, përfaqësuesit e këtyre vendeve “do të rrihnin gjoksin dhe do të bërtisnin”, tha Sridhar Anandakrishnan, glaciolog në Universitetin Shtetëror të Penn-it në SHBA. Por, në takimet e Traktatit të Antarktidës, “ata mund të flisnin zyrtarisht dhe hapur”.

Miniera, shpime dhe peshkim

Rajonet polare të Tokës po ngrohen më shpejt se pjesa tjetër e planetit. Por ndryshe nga Poli i Veriut, i cili është bërë fokusi i tensioneve gjeopolitike pasi shkrirja e akullit zbulon burime të pasura, Poli i Jugut ka pak minerale ose lëndë djegëse të njohura për të shfrytëzuar përveç disa rezervave të qymyrit dhe naftës. Kjo e ka ndihmuar atë të mbrohet nga vëmendja e industrive nxjerrëse.

Antarktida është ende mjaft e madhe dhe e ngjashme me zonat gjeologjike aty pranë, duke pasur mundësinë për më shumë burime. Bashkë me peizazhin aspak mikpritës – me akull të trashë dhe mot të ashpër, që e bën të kushtueshme çdo tentativë nxjerrjeje e shpimi, – Traktati e ka mbajtur Antarktidën të lirë nga çdo gjë tjetër, përveç eksplorimit shkencor. Ndalimi është i pacaktuar në kohë dhe data më e afërt e rishikimit të vendimit është viti 2048.

Por panorama e ujërave rreth saj nuk është kaq pozitive.

Ujëra të pambrojtur

“Ndryshimi i klimës po e transformon në mënyrë të njeshme pamjen në Antarktidë”, tha Laura Meller, ekologe dhe eksperte polare pranë ‘Greenpeace Nordic’, organizatë e cila bëri fushatë të suksesshme për të mbrojtur rajonin nga minierat dhe shpimet.

Peshkimi i një lloji karkalecësh ka lulëzuar në këto ujëra. Peshkatarët kapën 400 mijë tonë karkalecë në vitin 2019. Këto krijesa – një gur themeli i ekosistemit të Antarktidës, me të cilët ushqehen pinguinët, fokat, peshqit dhe balenat – mund të mbijetojnë vetëm në një interval të ngushtë të temperaturës dhe janë një mbrojtës kundër ndryshimit të klimës.

Turistët dhe mbeturinat

Antarktida pret rreth 70 mijë turistë çdo vit, kryesisht në verë. Kjo shifër mund të duket e ulët në krahasim me madhësinë e kontinentit, por ata shkojnë kryesisht në të njëjtat vende, gjë që përqendron ndikimin e tyre.

Mbeturinat në Antarktidë nuk zhduken: Rajoni është aq i ftohtë dhe i thatë sa nuk ka gjasa që mbeturinat të shpërbëhen ose të zhvendosen, derisa një akullnajë të shkrihet përfundimisht dhe t’i çojë ato në oqeane. “Shkencëtarët atje tashmë po mendojnë të gjejnë një mënyrë ndryshe se si t’i trajtojnë mbeturinat” – thotë glaciologu Anandakrishnan. “Bën mirë të pyesësh veten: a dua ta hedh vërtet këtu këtë paketim ëmbësirash, i cili pas 10 vitesh mund të mbysë një fokë?”

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antarktida traktati i antarktidës antarktida traktati i antarktidës

Sondazh

Poll
Bota 29 Qershor 2021, 06:43

Punë e pasigurtë në shkencë

“Silke, 49 vjeç, studiuese e letërsisë, ka bllokuar sistemin në gjysmë vendi të përhershëm pune që nga tetori. Përndryshe, pas 20 vitesh studimesh,...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë