Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Armëpushimi Izrael-Gaza, Blinken vijon turin e takimeve në Kajro të Egjiptit
26 Maj 2021, 18:42Nga DOSJA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të mërkurën në Kajro me zyrtarë të lartë të këtij vendi si pjesë e një turi në Lindjen e Mesme që synon mbështetjen e një armëpushimi që i dha fund përplasjeve më të ashpra ndër vite mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.
Egjipti, i cili ka marrëdhënie të gjata me të dyja palët në konflikt, luajti një rol kryesor në ndërmjetësimin e armëpushimit në koordinim me Shtetet e Bashkuara.
Gjatë vizitës së tij të shkurtër, zoti Blinken u takua në pallatin presidencial në Kajro me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Ministrin e Jashtëm Sameh Shoukry dhe kreun e zbulimit Abbas Kamel.
Vizita në Egjipt e zotit Blinken vjen pas ndalesave në Jeruzalem dhe Ramallah. Ai pritet të vizitojë edhe Jordaninë. Të martën zoti Blinken u zotua se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë të re për rindërtimin e Rripit të Gazës, përfshirë një ndihmë të menjëhershme për raste fatkeqsish prej 5.5 milionë dollarësh si dhe rreth 33 milionë dollarë për agjensinë e OKB-së mbi ndihmën palestineze me seli atje.
Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara ka si qëllim të sigurojnë që Hamasi, i cili kontrollon Gazën dhe është shpallur nga Uashingtoni si organizatë terroriste, të mos përfitojë nga ndihma humanitare.
Të mërkurën shefi i Hamasit në Gaza Yehya Al-Sinwar, tha se grup i mirëprit përpjekjet arabe e ndërkombëtare për të rindërtuar enklavën.
“Ne do ta lehtësojmë detyrën për të gjithë dhe do të sigurohemi që procesi të jetë transparent dhe i drejtë, si dhe do të sigurohemi që asnjë qindarkë të mos shkojë për Hamasin ose Qassam-in (krahun e armatosur të Hamasit)“, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Ne kemi burime të mjaftueshme parash për Hamas-in dhe Qassam-in. Një pjesë e madhe e tyre vijnë nga Irani dhe një pjesë janë donacione nga arabë, myslimanë e liberalë kudo në botë që janë dashamirës ndaj popullit tonë e të drejtave që ai gëzon“, shtoi ai.
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha para turit rajonal të zotit Blinken se Egjipti, një vend në kufi me Gazën e me kontakte në fushën e sigurisë me Hamasin, ka të ngjarë të luajë një rol në kanalizimin e ndihmave.
Gjatë luftimeve, Egjipti hapi kalimin kufitar në Rafah që ndodhet mes Gazës dhe Gadishullit Sinai, në mënyrë që të siguronte ndihmë mjekësore dhe të evakuonte të plagosurit.
Autoritetet e këtij vendi dislokuan gjithashtu forca sigurie mes Izraelit dhe Gazës për të forcuar armëpushimin pas hyrjes në fuqi të tij të premten e kaluar.
/VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Amazon është duke investuar në rritjen e pozicionit të saj në botën e argëtimit. CNN raporton se kompania ka blerë MGM, shtëpinë e James Bond dhe një nga ...
BRITANI E MADHE- Gweneth Lee,e njohur si “dashnorja më e suksesshme’ e Britanisë, ka zbuluar se kurrë nuk ka qenë më e zënë sesa gjatë pandemisë. The Sun...
ITALI- Eitan, djali 5-vjeçar, i vetmi që i mbijetoi tragjedisë së Mottarones ka hapur sytë ditën e sotme, duke dalë nga koma. Drejtori i përgjithshëm i s...
ITALI– Trupat e pajetë të familjes nga Izraeli, të cilët humbën jetën në tragjedinë e teleferikut në Itali, do të rikthehen në vendlindje. Trupat e Amit, nënës ...
SHBA–8 viktima dhe të plagosur raportohen pas një sulmi me armë në një hekurudhë në San Jose, California.Zëdhënësi i policisë Russell Davis tha se personi i arm...
Një mafioz turk i cili deri pak kohë më parë organizonte tubime në mbështetje të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe gëzonte favore me qarqet pro-qeveritare ka...
SHBA- Facebook dhe Instagram njoftuan skemën që do të lejojë përdoruesit të fshehin pëlqimet e grumbulluara në një postim. Mediat e huaja raportojnë se dy kompa...
SHBA– Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, Anthony Fauci ka mbrojtur financimin e Shteteve të Bashkuara të laboratorit Wuhan. Dailymai...
GREQI– Më shumë se 15 persona kanë sulmuar tre të rinj në Kaisarian të Greqisë. Sulm i Sulmi ndodhi fundjavën e kaluar, në orën 22:00 të mbrëmjes, aty ku ...
ATHINË– Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşolulu do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Greqi. Mediat greke kanë bërë me dije se vizita do të nis...