Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, u kap me hashash në makinë
8 Tetor 2019, 14:43Nga DOSJA
VLORË– Një 19-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi po transportonte lëndë narkotike me makinën e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se 19-vjeçari me inicialet L.M., është prangosur pas një kontrolli rutinë në makinën e tij.
I arrestuari po udhëtonte me automjetin e tij tip “Opel Corsa”, pranë Orikumit në momentin që është ndalur për kontroll. Pas verifikimit të automjetit, policia ka zbuluar 3.3 kg hashash në makinë dhe ka arrestuar 19-vjeçarin.
Njoftimi i policisë Vlorë, Orikum
Kapet në ndjekie nga Policia një shtetas i cili posedonte lëndë narkotike në automjet.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bllokuar një automjet afër Orikumit, i cili dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Pas kontrollit të automjetit tip Opel Corsa është gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Gazetari italian i emisionit ‘Le Iene’ Luigi Pelazzo ka treguar për SYRI TV dhe SYRI.net se si ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli ka braktisur një fëmij...
TIRANË– Korporatës së investimeve i’u hap drita e gjelbërt jeshile nga komisioni i veprimtarive prodhuese.Qeveria angazhohet të krijojë një ndërmarrje të r...
TIRANË- Në një letër drejtuar parlamentit, ekzekutivi i Holandës theksonte se është një hap i tillë është sipas tij, i parakohshëm. Tani është Tirana zyrta...
VLORË- Me zërin që i dridhej dhe flokët e zbardhura, për 30 vite thotë se kërkon të drejtën e pronësisë. Është Kristo Gjoka, pronari i një hapësire to...
VLORË- Tensionet në Kadastrën e Vlorës nuk kanë të sosur. Pas dorëheqjeve të para, sot ka dhënë dorëheqjen edhe drejtoresha e Kadastrës në Vlorë, Elona Ho...
TIRANË- I arrestuar si autori i vrasjes së ish-policit Arben Bilali, Gjergj Cukali, i njohur edhe si i “forti i Myslym Shyrit”, ia ka dalë të fitojë lirinë...
Gjyqtarja ngre supet përpara se ta shprehë habinë e saj me zë. “Përse zgjodhe lekët nën dorë dhe jo gjobën?” pyet më pas gjykata të arrestuarin që ka dalë para ...
TIRANË- Një aksident i shumëfishtë është shënuar sot paradite në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas një video të siguruar nga Dosja.al, shihet se disa makina...
Tiranë- Një makinë ka aksidentuar dy të mitur në Kamzës, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.Sipas policisë janë aksidentuar A. M.,6 vjeç dhe L. ...
Media greke “Kathimerini”, e cila botoi e para informacionin se në Portin e Pireut u gjet kokaina që mbërriti në Durrës, zbardh skemën e plotë të trafikut. Plot...