Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Është arrestuar një 24 vjeçar i cili ka kryer të paktën 11 vjedhje banesash e dyqanesh.
I arrestuari është Elidon Alla, një hajdut serial dhe përsëritës i së njëjtës vepër penale, nga Bulqiza dhe banues në Tiranë. Ai është arrestuar gjatë një operacioni të forcave të Komisariatit nr.2, teksa po tentonte plaçkitjen e radhës.
Për realizimin e vjedhjes së 12-të i riu kishte rrezikuar shumë, duke u ngjitur deri në katin e shtatë ku ndodhej apartamenti që kishte piketuar, përmes tubave të shkarkimit.
Duke qenë se ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, gjurmët e tij ndodheshin në sistemin e Policisë, gjë që ka sjellë identifikimin e tij.
OPERACIONI
Shtatë apartamente, 2 dyqane, një zyrë dhe një makinë, dyshohet të ketë vjedhur i vetëm që prej muajit prill e deri dy ditë më parë 24-vjeçari Elidon Alla. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte arritur të përvetësonte të holla, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, pa u pikasur nga askush. Por duket se në një prej vjedhjeve që kishte realizuar, kishte harruar të vinte doreza, duke lënë një gjurmë gishti.
Kaq ka mjaftuar që ai të identifikohej dhe Policia t’i vihej pas. Pas krahasimit të kësaj gjurme me ato që ndodheshin në sistem, të personave të skeduar më parë, është përputhur me atë të Elidon Allës. Ai ishte arrestuar më parë nga Policia e Fierit, më 16 korrik të vitit 2016.
Arrestimi i tij në atë kohë ishte kryer pasi shtetasi me iniciale M.D, 29 vjeç, banues në fshatin Suç, të Burrelit, e kishte denoncuar për vjedhje. Sipas kallëzimit të tij, ka qenë duke udhëtuar me të dyshuarin dhe kur kanë ndaluar për të marrë karburant në lagjen “1 Maj”, në Fier, shtetasi Elidon Alla i ka marrë 250 euro, të cilat i kishte lënë në kroskotin e mjetit dhe ishte larguar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Policia e Tiranës , operacion për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.
U arrestua në flagrancë për veprën penale të “Vjedhjes të mbetur në tentativë”, shtetasi :
– Elidon Alla, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas në rrugën “Sali Butka”, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases S. M.
Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të tjera.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 Kodit Penal.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SIRI– Mentije Dumani, 73-vjeçarja e cila jetonte ne kampin famëkeq të Al Hawl në Siri ka ndërruar jetë. 73-vjeçarja ka bërë një apel kohë më parë ...
BRITANI E MADHE- I riu shqiptar, Daniel Gjinaj është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në Brighton të Britanisë së Madhe.Prej muajit gusht 17-vjeçar...
VLORE– Sërish kanë nisur vatrat e zjarrit në fshatin Poro të Vlorës. Zjarri u shua mbrëmjen e djeshme mirëpo u aktivizua sërish ditën e sotme.Mbrëmjen e kaluar ...
TIRANË– Euglen Halili, i arrestuari për vrasjen e Regis Runajt, në rolin e ekzekutorit dhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit, në rolin e ‘vëzhguesit’, është...
TIRANË- Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në rrugën “Sandër Prosi” në Tiranë, Mësohet se shoferja 53-vjeçare me iniciale M.D ka aksidentuar 14-...
TIRANË– Nisur nga vetëvrasjet në spitalin Shefqet Ndroqi të dy pacientëve të infektuar nga Covid-19, dhe për të shpjeguar se çfarë ndodh me kë...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 36-vjeçarin me iniciale E.L, pasi akuzohet se ka përndjekur për një kohë të gjatë 30-vjeçaren me inici...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca gjatë një takimi me bluzat e bardha ka njoftuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se për S...
Komisioni Europian bëri me dije ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko – suedeze “AstraZeneca” për të bler...
TIRANË – Puna në të zezë vazhdon të jetë një gangrenë e shoqërisë. Por fare pak e kërkojnë të drejtën e tyre, për të njoftuar Inspektoriatin e Punës që ësh...