“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Marku vdiq nga mbidoza, shoku e fshehu në bunker dhe e mbuloi me kartona, arrestohet
21 Prill 2022, 14:51Nga DOSJA
TIRANË– Mariglen Isufi, 28 vjeç, miku i 36-vjeçarit Ilir Marku që u gjet i vdekur në bunker, është vënë në pranga. Dosja.al ka mësuar se Isufi është personi që ka fshehur trupin e Markut, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë pas konsumimit të mbidozës së lëndëve narkotike. Isufi e Marku kanë qenë bashkë më 18 prill duke konsumuar lëndë narkotike pranë një bunkeri në zonën e Institutit të Kamzës.
36-vjeçari Marku ka humbur ndjenjat nga mbidoza, ndërsa 28-vjeçari Isufi është larguar dhe e ka lënë aty. Të nesërmen është kthyer dhe e ka gjetur të pajetë mikun e tij. Për ta fshehur ngjarjen, ai e ka tërhequr zvarrë 36-vjeçarin dhe e ka futur në bunker duke e mbuluar me kartona. Ndërkohë që familja e priste të riun të kthehej në shtëpi.
I vëllai kishte bërë edhe denoncimin në polici, por lajmi për gjetjen e Markut erdhi vetëm dje. Kalimtarë të rastit pikasën trupin e tij në bunker dhe lajmëruan autoritetet. Trupi i 36-vjeçarit po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, ndërsa Isufi akuzohet për veprën penale “fshehje të kufomës”.
TIRANË– Asnjë viktimë nga Covid-19 nuk është regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit. Në njoftimin e MSH-së, bëhet me dije se në vendin tonë, në 24 orë...
TIRANË- Ish-drejtori i burgut ‘313 Jordan Misja’, Eduart Struga është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJK...
ITALI- Detaje të reja janë mësuar rreth ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 24-vjeçare shqiptare e cila ishte nisur nga Italia për në Kosovë për të fest...