LIVE UPDATES
Bota

Arrihet marrëveshja në Gjermani, SPD-ja do qëndrojë në koalicion

7 Dhjetor 2019, 15:52 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja në Gjermani, SPD-ja do qëndrojë në

GJERMANI- Pak pas orës 16, ajo vezullon shkurtimisht, shkëndija e revolucionit në Partinë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, kur aty mban fjalën një nga ish-kryetaret e socialistëve të rinj, Franziska Drohsel. “Ku mbetën reformat, ku mbeti kthesa përmbajtesore, ku mbeti tatimi mbi pasurinë?” – thërret ajo para 600 delegatëve që po diskutojnë arritjet e SPD-së në koalicionin qeverisës.

Në pyetje është se a i bën mirë partisë që të vazhdojë bashkëqeverisjen me partitë konservative, CDU/CSU? Franziska Drohsel thotë jo: “Ne duhet të guxojmë më në fund të themi atë që duam pa kufizime,” thotë ajo, duke bërë thirrje për një jo të koalicionit të madh dhe një riorientim të demokracisë sociale. 

Të njëjtat gjëra kërkon gjysmë ore më pas deputetja e  Bundestag-ut, Hilde Mattheis: “Ne nuk dalim dot nga 15-përqindëshi, ne perceptohemi si rimorkio, e jo si forca shtytëse”.

Kritikët nuk kanë shans

Por Drohsel dhe kundërshtarët e tjerë të koalicionit të madh nuk i dëgjon askush në kongresin e SPD-së. 

Me shumicë të madhe votash, delegatët miratojnë mocionin kryesor, d.m.th rekomandimin e udhëheqjes partiake për të vazhduar bashkëqeverisjen me partitë e Unionit. Por, me zotimin se do të flitet me Unionin se cilat tema të reja ose të ndryshme nga ato të marrëveshjes së bashkëqeverisjes, do të trajtohen në dyvjeçarin e mbetur. 

Bisedimet do të udhëhiqen nga udhëheqësit e rinj të SPD-së. Pas votimit të anëtarëve të SPD-së një javë më parë, 58-vjeçarja, Saskia Esken dhe 67-vjeçari, Norbert Walter-Borjans, u zgjodhën zyrtarisht edhe nga kongresi i partisë në krye të SPD-së.

Informatikania Esken mori 75,9 përqind të votave, ndërsa ekonomisti dhe ish-ministri i financave të landit Nordrhein-Westfalen 89,2 përqind. Rezultati e bën të qartë se delegatët nuk duan revoltë, ata ndjekin drejtimin që ka vendosur javën e kaluar udhëheqja partiake. 

Revolucioni u anulua

Dalja nga koalicioni i madh, të cilën e kishin premtuar dy udhëheqësit e rinj në fushatën e tyre zgjedhore, tani u shty: “Unë kam qenë dhe jam skeptik për të ardhmen e këtij koalicioni madhështor, kështu që nuk kam ndryshuar mendim,” tha Saskia Esken në fjalimin e saj në kongres. Por ajo u justifikua me faktin që SPD tani dëshiron të bisedojë me Unionin për përmbajtjen politike. 

Negociatat e kërkuara nga SPD janë “një shans për vazhdimin e koalicionit të madh, jo më shumë dhe jo më pak”. Në tre fusha SPD planifikon të negociojë me CDU dhe CSU: klima, investimet dhe paga minimale. 

Kjo e fundit, sipas SPD-së duhet të rritet në 12 euro: “SPD-ja mund të bëhet përsëri e fortë, nëse u përmbahet parimeve të saj: e qendrueshme, sociale, demokratike”, tha në fjalën e saj Esken. 

Norbert Walter-Borjans gjithashtu kërkoi që SPD “të bëhet përsëri partia e shpërndarjes së drejtë”. Ai tha se në Gjermani ka një rishpërndarje nga poshtë-lart. “Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë”. Kjo do të thotë, se kush fiton më shumë duhet të japë një kontribut më të madh për vendin. 

Shefi i Socialistëve të Rinj do të bëhet zëvendës

“Unë besoj se ju do të qëndroni të patundur në negociata”, thotë një delegat i ri. “Të gjithë në kongresin e partisë tani duhet të shtrëngojnë radhët”,  këerkoi një tjetër. Kështu mendon edhe kreu i Socialistëve të Rinj, Kevin Kühnert. 

Kundërshtari i deklaruar i Koalicionit të Madh konsiderohet koka që qëndron pas fitores së Esken dhe Walter Borjans. 30-vjeçari u bë një nga pesë zëvendësit e tyre, edhe pse duhet të jenë vetëm tre. Por për këtë do të duhej të bëhej një garë mes kandidatëve.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrihet mareveshja spd koalicion me spu/cdu spd ne koalicion arrihet mareveshja spd koalicion me spu/cdu spd ne koalicion

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë