LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Filmi 'Sophia', Çun Lajçi fiton çmimin e rëndësishëm në Romë

Lajçi është në skenë tashmë një kohë të gjatë, e ky çmim është edhe një më shumë në listën e çmimeve që ai ka marrë ndër vite.

7 Gusht 2022, 18:09 Nga I.A
Filmi 'Sophia', Çun Lajçi fiton çmimin e
Çun Lajçi

TIRANË- Aktori shqiptar, Çun Lajçi është shpërblyer me çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” në eventin e ndarjes së çmimeve të filmit në Itali, Rome Internacional Movie Awards 2022. Përmes Facebook-ut ai u shpreh falënderues për çmimim që mori. Lajçi është në skenë tashmë një kohë të gjatë, e ky çmim është edhe një më shumë në listën e çmimeve që ai ka marrë ndër vite.

Postimi i Plotë: 

Jam artist me çmim t'madh i thashë qenit që kërkonte ujë! E shtune. Ditë me diell e kafiteri plot. Po njerëz pse kaq pak e pyesja vetën? Mos iken të gjithë n'det? Me keqardhje po i numëroja qent endacak, n'Sheshin Nana Tereze. Ata shiheshin, që nga Ministria e Kultures deri të Teatri, se njerëzit ishin t'rrallë, të shtunden e djeshme. Unë isha ulë n'kryqin e dy rrugëve. Asaj që t'çon poshtë të kinemaja ABC dhe kësaj tjetrës, që t'çon përpjetë, të Restorant Pishat! Ah Pishat! Njiherë darkova me kompozitorin Engjëll Berisha, në ditëlindjen e tij, por ai vdiq e unë ma nuk shkova! Çiftelin mundohesha me vu n'dyzen por jo me i ra si Sali Mani! S'dojsha m'ua tërheqë vemendjen qenve, e qent afroheshin n'mungesë njerëzish. U merrnin erë librave e iknin.

Mos t'humbim kohë se nuk hahen shkronjat, sikur thonin! S'me kishte shkua mendja të Gërmia! S'e kisha kujtua Dua Lipën e përformancën e saj. Jo pse s'e dua, përkundrazi, e pëlqej jasht mase, por meqë s'jam vip si pushtetarët, që t'me fusin mbrenda, pa me shqelmua rinia e policia, e kisha largua nga kujtesa. Kisha dalë me i shitë edhe pak libra t'bijes sime të ndjerë. E pra mesditë ishte! Por rinia po flinte, ngaqë e kishin kalua natën nën qiellin e hapun t'Gërmisë e Sheshi ishte me qentë që i nuhasnin librat e mi! Çiftelinë e vuna n'dyzen, por nga mbrapa, dikush mi mbylli sytë me shuplaka. Qëlloja kush jam, foli! Kot mi mbyllë sytë. Të mbyllun i kam që dy dekada i thashë, por ajo insistoj: Dajë, qëlloja kush jam? Duert i paske të buta. Za femne po, por kush dhe e kujt je, s'ia qëlloj, se e kam harrua edhe zanin tim, i thashë dhe vazhdova me i ra çiftelisë. Me duel përpara. Ishte Aida. Vajza e Azem Shkrelit! Rreptë u çova dhe e mora ngrykë. S'di me kend u çmalla: Me vajzën time apo me nipin tim, lirikun e madh t'poezisë! Por e shtrëngova n'parzëm dhe i fola: Pres prishtinas e m'vjen nga Callgary çika e Azem Shkrelit! Kush t'kishte mendua ty, të librat e dajës, i thashë e n'çast u ngushtova që e gjet dajën tue shitë veprat e veta n'rrugë! U çmallem. N'ikje i mori 10 veprat e mia e s'harroi me m'thanë: Herdokur, t'pres n'Canada!

Dhe cingëron telefoni! Urime për çmimin: "Artisti ma i mirë", n'rolin kryesor, i festivalit të Romës, m'thotë Eduart Grishaj, regjisori i filmit “Sofia”, që e kishte marrë, poashtu çmimin, për regjisorin ma t'mirë të atij festivali! Kisha harrua se kam ba film n'Theth, para dy vitësh. Kisha harrua ku kam luejt e çka kam luejt, që kur fillova me luejt rolin e shitësit të librave! Hajt burr se s’u ba nami! Po për cilin rol, e pyeta!
Për Malësorin, n'filmin "Sofia", me tekst të At Zef Pëllumbit! Dy artistë amerikan e nji australian i pate konkurent, e ti thua s’u ba nami! Po kush e mund rugovasin, m'tha dhe e mbylli telefonin! Qesha! Ndoshta prej gëzimit Jam artist me çmim t'madh i thashë qenit që kërkonte ujë, sheshit, pa kroje t’Prishtinës! Po! Ky shitësi n’rrugë, asht artist i thashë qenit t'eçtuem! Madje me dekoratë! Po! Ky po iu shkruen atyne, që s’dinë kush jam, jo deputetëve e ministrave, që m’rrinë karrshi, deri sa shes libra n’trotuar! Ata e njohin vetëm Kryeministrin e ai e njeh vetëm vetvetën, e harron se i duhet edhe dashnia e popullit!? Juve, që m’shihni rrugëve me libra, po ua dërgoj mirënjohje nga Roma, për filmin “SOFIA” të regjisorit Eduart Grishaj, që tua përkujtoj, atyne që m’udhëheqën, se kot e quejtën vetën Vipa. Jo! Janë do artistë e do shkrimtarë që i njeh bota, para tyne! Gusht, 2022.

Filmi “Sophia” është nën regjinë e Eduart Grishajt, dhe tregon historinë e një vajze serbe që viziton Shqipërinë në kërkim të një historie të vjetër të gjyshit të saj, gjatë luftës së 1941-shit. Ky film është vlerësar edhe dy çmime të tjera në festivalin Falcon International Film Festival në Londër.

Çun lajçi rome internacional movie awards 2022 sophia eduard grishaj

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 7 Gusht 2022, 14:54 k.m.

FOTO/ Angela Martini përfundon në spital

Angela Martini SHBA- Modelja Angela Martini ka shqetësuar fansat me postimin që ka bërë së fundmi. Ajo ka postuar një ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë