Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Art&Argëtim
FOTO/ Rita Ora merr propozimin e papritur për martesë nga influenceri i TikTok-ut, reagimi epik kur i tregon unazën në gisht
Kjo erdhi pak kohë pasi ajo konfirmoi zyrtarisht se është martuar me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi.
1 Shkurt 2023, 15:20Nga I.A
Rita Ora dhe Joe Baggs
All - Paragraf - 1
ANGLI- Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka marrë shumë propozime për martesë kohët e fundit dhe më e fundit ka ardhur nga një yll kryesor i serialit ‘Gogglebox’. Kjo erdhi pak kohë pasi ajo konfirmoi zyrtarisht se është martuar me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi.
Megjithatë, ajo mori një tjetër propozim me shaka nga ylli i TikTok-ut, Joe Baggs, menjëherë pasi ajo përfundoi performancën e mahnitshme në “Heaven”. Imazhet tregojnë çiftin duke qëndruar së bashku pas koncertit të saj, me Joen që duket se është ulur në njërin gjunjë për t'i propozuar asaj martesë.
Ylli e hitit “Lonely Together”, 32 vjeçe, kishte veshur një fustan të tejdukshëm për një performancë në klubin e natës “Heaven” të Londrës këtë fundjavë. Gjatë interpretimit live, Rita kishte vendosur edhe një sërë bizhuterish në dorën e saj të majtë, përkatësisht shirita argjendi dhe gurë të kaltër dhe të verdhë të errët.