LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dyshohet se vrau nënën dhe babanë! Kush është djali i Rob Reiner, në qendër të masakrës në Hollywood

Rob Reiner dhe gruaja e tij Michelle Singer u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Brentwood të dielën, më 14 dhjetor, me autoritetet që hetojnë rrethanat e krimit dhe raportet e emërojnë djalin e tyre si një autor të mundshëm, pa konfirmim zyrtar nga policia deri më tani.

15 Dhjetor 2025, 08:49 Nga D.S
Dyshohet se vrau nënën dhe babanë! Kush është djali i
Rob dhe Nick Reiner

LOS ANGELES- Nick Reiner, djali i regjisorit të famshëm amerikan Rob Reiner, është në qendër të hetimit për vdekjen e prindërve të tij, pasi raportohet të jetë i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së dyfishtë që po trondit Hollywoodin. Rob Reiner dhe gruaja e tij Michelle Singer u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Brentwood të dielën, më 14 dhjetor, me autoritetet që hetojnë rrethanat e krimit dhe raportet e emërojnë djalin e tyre si një autor të mundshëm, pa konfirmim zyrtar nga policia deri më tani. Sipas mediave të huaja, Rob Reiner dhe Michelle Singer ishin të martuar për 35 vjet dhe lanë pas katër fëmijë, dy djemt Jack dhe Nick dhe vajzat, Romy dhe Tracy Reiner, vajzën e Rob Reiner nga martesa e tij me të ndjerën Penny Marshall.

Beteja me varësinë

Nick Reiner ka folur hapur në të kaluarën për problemet serioze të varësisë nga droga me të cilat është përballur që nga adoleshenca. Ai ka lindur më 14 shtator 1993 dhe, siç ka zbuluar vetë, ka hyrë në një qendër rehabilitimi për herë të parë rreth moshës 15 vjeç. Deri në vitin 2016, ai kishte kaluar nëpër qendra rehabilitimi më shumë se një duzinë herë. Në deklaratat që bëri në vitin 2016, sipas revistës People, ai e përshkroi jetën e tij si i pastrehë në shtete si Maine, New Jersey dhe Texas. Siç shpjegoi ai, arsyeja pse jetonte në rrugë ishte sepse kishte vendosur të mos vazhdonte me programet e rehabilitimit që i ofroheshin.

Preokupimi me shkrimin. Filmi "Being Charlie"

Ndërsa luftonte me varësinë, Nick Reiner iu drejtua shkrimit. Ai shkroi skenarin për filmin "Being Charlie ", i cili ishte bazuar lirshëm në jetën dhe përvojat e tij personale. Filmi u drejtua nga babai i tij, Rob Reiner, i cili deklaroi në media se ishte filmi më personal që kishte drejtuar ndonjëherë. Vetë Nick, duke folur gjatë promovimit të filmit, iu referua "viteve të errëta" të jetës së tij, duke thënë se kur ishte larg shtëpisë, mund të kishte humbur jetën./Dosja.al

krim hollywood rob reiner

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë