LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Mos luani me nervat e të tjerëve, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

18 Maj 2024, 07:14 Nga M.B
Mos luani me nervat e të tjerëve, parashikimi i Horoskopit për
Foto ilustruese

Dashi


Mos luani me nervat e të tjerëve sot sepse keni për të pasur probleme shumë serioze më pas. Nëse jeni në një lidhje gjithçka do shkojë mirë dhe do jetoni në një ambient harmonik nëse tregoheni realistë dhe e dashuroni partnerin pa dorashka. Ai nga ana e tij do lërë çdo gjë pas dorë që t'iu përkushtohet. Ju beqarët mund të keni disa njohje, por për të shmangur zhgënjimet më vonë më mirë të mos guxoni të hidhni hapa. Në punë duhet të vazhdoni të ecni përpara duke mos kërkuar gjithë kohës mbështetjen e kolegëve. Duhet të mësoni t'ia dilni vetë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia.

Demi


Mërkuri më në fund do ju bëjë më realistë. Kjo gjë do bëjë që ju të shmangni gabimet dhe të mos nxitoheni për asgjë. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të moderuar dhe të kujdesshëm. Po bëtë gabime të mëdha do i vuani gjatë pasojat. Në mbrëmje qetësia do rikthehet. Nëse jeni beqarë mund të keni goxha vështirësi për të gjetur personin ideal, por nuk duhet të dorëzoheni. Në punë do jeni mjaft ambicioze dhe askush nuk do ju pengojë të realizoni objektivat. Duhet thjesht të tregoheni pak më transparentë me shefat. Buxhetin nuk do keni shumë kujdes dhe ka rrezik të ndodhin disa tronditje.

Binjakët


Mërkuri do ju bëjë disi kokëfortë gjatë kësaj dite. Nëse keni kontrata për të firmosur apo vendime për të marrë tregohuni më vigjilentë. Nëse jeni në një lidhje duhet të hapni më shumë rrugë dhe ta dëgjoni me kujdes partnerin, pasi në të kundërt keni për të pasur probleme serioze me të. Fjalët e të tjerëve mos i dëgjoni shumë. Nëse ende nuk keni dikë në krah, më mirë ta lini veten të lirë. Po kërkuat qiqra në hell keni për të mbetur gjatë me këtë status. Në punë do jeni më të hapur edhe ndaj risive dhe mund ta pranoni më në fund një propozim që ju është bërë disa kohë më parë. Financat mund të dobësohen pak.

Gaforrja


Çfarë parashikohet të ndodhë sot? Hëna do favorizojë kontaktet e reja dhe gëzimin pafund. Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, sot do kaloni moment mjaft të ngrohta dhe do mendoni edhe për fëmijë apo ndonjë hap tjetër për një marrëdhënie më serioze. Nëse jeni vetëm mundësitë për takime do ekzistojnë, por personat nuk do ju përputhen aspak me guston. Në punë duhet të çliroheni nga mendimet e këqija sepse ato do ju prishin të gjitha planet. Besojini më shumë instinktit dhe nuk do zhgënjeheni. Shpenzimet nuk do i kufizoni pasi nuk do doni ta privoni veten nga asgjë. Kjo mund te sjelle shumë shpejt tronditje.

Luani



Falë bashkëpunimit të ngushtë të Hënës dhe Venusit sot do jeni më optimistë për çdo gjë, por veçanërisht për karrierën. Nëse keni një lidhje do keni më shumë besim tek partneri dhe do ndiheni gati të shkoni kudo që ai do ju propozojë. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët gjithashtu do ta gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do mendoni seriozisht për një lidhje. Në punë do ju hapen shumë dyer dhe çdo gjë ka për të qenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo mundësi. Në planin financiar nuk do bëni shumë kufizime dhe gjendja mund të destabilizohet.

Virgjëresha


Dita e sotme do jetë edhe më e pasur në planin intelektual dhe kreativ. Nëse jeni të dashuruar dhe keni një lidhje komunikimi do jetë shumë i mirë mes të dyve. Do bashkëpunoni, do flisni hapur dhe do i dërgoni njëri-tjetrit mesazhe të ngrohta. Nëse jeni vetëm në mesditë do keni një surprizë shumë të këndshme. Thjesht takime apo dashuri me shikim të parë, këtë do ta zbuloni vetë. Në punë marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Nga ana tjetër kreativiteti do ju bëjë të arrini edhe më shumë nga sa e kishit menduar. Sipas Dritare.net, financat vazhdoni t'i keni nën kujdes sepse gjendja ende nuk do jetë përmirësuar sa duhet.

Peshorja


Venusi do e favorizojë tej mase jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj dite dhe duke qenë të mbushur nga kjo anë çdo gjë tjetër do ju duket më e lehtë. Ju që keni kohë që keni një lidhje do mendoni të shpërnguleni diku tjetër dhe të provoni sfida të reja. Për njëri-tjetrin do bëni çdo gjë që do keni në dorë dhe nuk do mbani ndonjë fjalë më shumë. Edhe ju beqarët keni për të pasur fat me shumicë dhe e gjithë jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në punë do i merrni gjërat më me optimizëm dhe do arrini çdo objektiv që i keni vënë vetes. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe si ta mbanin nën kontroll.

Akrepi


Sot do e keni të vështirë të tregoheni realistë dhe duke ëndërruar më shumë sesa duhet mund të mërziteni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t'i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah pasi po bëtë gabime mund të keni probleme serioze. Në mbrëmje do jeni më energjikë dhe më pasionantë. Ju beqarët nuk do i pëlqeni personat që do iu joshin dhe do preferoni të mos hidhni asnjë lloj hapi. Në punë do ju duhet patjetër të bëni një riorganizim të situatën në të cilën ndodheni që të kuptoni edhe vetë se ku jeni. Nuk do ketë gjëra të jashtëzakonshme. Financat do jenë të pakta dhe do ju duhet të merrni hua.

Shigjetari


Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm me komunikimin dhe fjalët që do përdorni gjatë kësaj dite ka rrezik që çdo gjë t'iu shkojë keq. Nëse jeni në një lidhje do jeni të privilegjuar sepse partneri do kalojë më shumë kohë me ju dhe do ju bëjë edhe surpriza të këndshme. Do ndiheni shumë të privilegjuar dhe do emocionoheni gjithë kohës. Kujdes vetëm mos thoni diçka që mund të prishë çdo gjë. Ju beqarët duhet thjesht të tregoheni më të hapur e më të sinqertë dhe gjithçka do rrjedhë natyrshëm. Në punë do ju aprovohen idetë dhe kërkesat që keni bërë kështu që do ndiheni mire. edhe financat do jenë më të stabilizuara.

Bricjapi


Hëna do forcoje elokuencën tuaj gjatë kësaj dite dhe do favorizoje suksesin në çdo sektor. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju frymëzojë dhe do ju bëjë t'i shprehni ndjenjat akoma dhe më shumë. Do reflektoni e madje do merrni edhe disa vendime me rëndësi të madhe. Nëse keni kohë që jeni të vetmuar përgatituni për një ditë me shumë fat dhe me ndryshime të njëpasnjëshme. Në punë Venusi do ju ndihmojë të gjeni rrugën më të shkurtër për të arritur suksesin. Do keni goxha arritje profesionale. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do gjendeni në vështirësi të mëdha më pas.

Ujori


Nëse vendosni të hidhni hapa në një drejtim të caktuar mundohuni të mos keni asnjë lloj dyshimi dhe të ktheni kokën pas. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që dikush të mundohet t'iu nxitë në konflikte me partnerin. Mos besoni as tek personat më të afërt sepse mund të lëndoheni pafundësisht. Ju beqarët do jeni të gatshëm të pranoni edhe mundësitë për aventura sepse mbi të gjitha ju nuk doni të mbeteni vetëm. Në punë do ju duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe të mos mendoni gjithmonë se të tjerët janë më të mirë se ju. Buxheti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm.

Peshqit


Kokëfortësia do ju krijojë shumë kundërshtarë gjatë kësaj dite. Në shumicën e kohës tensioni do mbizotërojë në të gjithë sektorët. Nëse jeni në një lidhje mos mendoni se për çdo gjë keni ju të drejtë dhe t'i hidhni poshtë ato që do ju thotë partneri. Edhe mendjemadhësia do krijojë debate. Ju beqarët duhet të pranoni njëherë të metat tuaja dhe pastaj të shihni ato të të tjerëve. Po kërkuar persona perfektë keni për të mbetur përherë vetëm. Në punë do lodheni goxha dhe sërish nuk do arrini atje ku doni. Askush nuk do ju ndihmojë sepse me të gjithë keni grindur. As financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo nga pamaturia që do tregoni.

parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë