Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Nata magjike e Timo Fllokos; mbledh "yjet" në amfiteatrin e Butrintit!
Flloko premton një mbrëmje si asnjë tjetër, me artistë të artistë të shkëlqyer të skenës dhe muzikës shqiptare: Redon Makashi, Luiza Xhuvani, Nik Xhelilaj, Ema Andrea, Kristian Koroveshi, Pirro Çako, Ledina Çelo, Rovena Dilo, Arilena Ara: A ekzagjerojmë vallë nëse themi se kjo do të jetë mbrëmja e vitit?!
3 Korrik 2023, 16:15Nga k.m.
Timo Flloko
SARANDË- Timo Flloko nuk njihet vetëm si një aktor i shkëlqyer, por edhe si një shkrimtar me talent që ka shënuar disa perla në fushën e poezisë. Poezitë e tij për jetën dhe dashurinë do të kumbojnë në 8 korrik në amfiteatrin e lashtë të Butrintit, në një atmosferë ku këngët dhe mesazhet e dashurisë preken prej magjisë së zërit të Saimir Pirgut dhe sopranos së famshme, Nino Machaidze.
Flloko premton një mbrëmje si asnjë tjetër, me artistë të artistë të shkëlqyer të skenës dhe muzikës shqiptare: Redon Makashi, Luiza Xhuvani, Nik Xhelilaj, Ema Andrea, Kristian Koroveshi, Pirro Çako, Ledina Çelo, Rovena Dilo, Arilena Ara. E sigurisht, nuk mund të mungojë as 'muza' e tij, bashkëshortja Vera Grabocka.