LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Padia prej 400 milionë dollarësh e Justin Baldoni kundër Blake Lively dhe Ryan Reynolds rrëzohet: Nuk ka prova mashtrimi

Të dy aktorët bashkëpunuan në filmin "It Ends with Us" në vitin 2024 dhe që atëherë kanë qenë në qendër të një beteje ligjore disamujore, e cila pritet të çojë në një tjetër betejë gjyqësore.

10 Qershor 2025, 08:33 Nga r.ll
Padia prej 400 milionë dollarësh e Justin Baldoni kundër Blake
baldoni lively

SHBA- Regjisori dhe aktori Justin Baldoni ka pësuar një goditje ligjore, pasi një gjykatës federal rrëzoi padinë prej 400 milionë dollarësh që ai dhe kompania e tij, Wayfarer, kishin ngritur kundër Blake Lively, Ryan Reynolds, zëdhënëses së tyre Leslie Sloan dhe New York Times.

Vendimi u mor të hënën, më 9 qershor, nga gjykatësi Lewis Liman, i cili miratoi kërkesat për të rrëzuar si padinë për zhvatje dhe shpifje, ashtu edhe padinë e veçantë prej 250 milionë dollarësh kundër gazetës.

Gjykatësi vendosi se nuk kishte prova mashtrimi ose qëllimi keqdashës nga ana e Lively, ndërsa vuri në dukje se deklaratat që ajo bëri në padinë e saj zyrtare janë të mbrojtura ligjërisht. Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë akuzat për shpifje nga ana e Reynolds, Sloan dhe "Times", pasi - siç tha ai - nuk duket se ata e dinin se ajo që deklaruan ishte e rreme.

Kujtohet se dy aktorët bashkëpunuan në filmin "It Ends with Us" në vitin 2024 dhe përballja e tyre ligjore filloi me padinë e ngritur nga Blake Lively në dhjetor 2024, duke akuzuar Justin Baldonin për ngacmim seksual dhe hakmarrje, akuza që ai i mohon. Pala e Lively e kishte karakterizuar padinë e Baldonit si "hakmarrëse dhe pa bazë ligjore ".

Megjithatë, gjykata la një dritare të hapur për palën e Baldonit, duke i lejuar atij të ri-ngrejë disa nga akuzat e rrëzuara deri më 23 qershor, konkretisht ato të shkeljes së detyrimit të nënkuptuar kontraktual dhe sabotimit të kontratës.

Pala e Lively, përmes ekipit të saj ligjor, e quajti vendimin "një fitore të plotë dhe shfajësim absolut" për aktoren, Ryan Reynolds, Leslie Sloan dhe New York Times, duke e quajtur atë "një padi keqdashëse, hakmarrëse dhe të pabazë" nga Baldoni. Reagimi i Sloan ishte i ngjashëm, pasi avokatja e saj, Sigrid McCauley, theksoi se klientja e saj nuk e shpifi kurrë Baldonin dhe se përfshirja e saj në këtë çështje kishte për qëllim dëmtimin e reputacionit të saj.

Nga ana e saj, gazeta New York Times shprehu kënaqësi me vendimin, duke theksuar se gjykata e pranoi që padia në fjalë nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje për të heshtur gazetarinë e lirë. "Gazetarët tanë mbuluan një çështje me interes publik me kujdes dhe përgjegjësi", vuri në dukje një zëdhënës i gazetës.

Kohët e fundit, aktorja tërhoqi dy nga akuzat e saj, për shkaktim të ankthit, si pjesë e një "Procedure formale për të strukturuar më mirë çështjen", siç raportuan avokatët e saj. Gjyqi, në të cilin pritet të dëshmojnë të dyja palët, është planifikuar për mars 2026.

justin baldoni blake lively

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale