LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Situata do ju dalë jashtë kontrollit shumë shpejt, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

19 Gusht 2024, 07:13 Nga M.B
Situata do ju dalë jashtë kontrollit shumë shpejt, parashikimi i
Foto ilustruese

Dashi


Më në fund do e gjeni ekuilibrin gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni më të stresuar si më parë. Ju që jeni në një lidhje do kaloni vetëm çaste të lumtura dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Për asnjë moment nuk keni për të pasur probleme apo mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni takime interesante që në mëngjes dhe mund të hidhni edhe hapa më tej. Jeta profesionalë do ecë më së miri. Do jeni goxha ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa t’i përfundoni të gjitha detyrat që iu janë dhënë se fundmi. Buxhetin mos e lini pas dore sepse situata do ju dalë jashtë kontrollit shumë shpejt.

Demi


Dita e sotme nuk ka për të qenë e jashtëzakonshme megjithatë nëse dikush iu inkurajon dhe iu ndihmon, keni për ta arritur ku doni. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë përgjithësisht e qetë dhe pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Mundohuni ta mbani lidhjen sa më larg problemeve familjare dhe mos lejoni askënd të ndërhyjë për planet e së ardhmes tuaj. Ju beqarët do jeni mjaft tërheqës dhe do josheni nga shumë persona. Në punë mos u irritoni me kolegët, por injorojini ata dhe shihni gjërat tuaja. Në planin financiar është mirë t'i dëgjoni këshillat e te tjerëve sepse do ju nevojiten.

Binjakët


Gjatë kësaj dite do jeni edhe më ambiciozë se më parë dhe nuk do iu mungojë as kreativiteti. Nëse keni një lidhje do kaloni momente shumë pasiononte. Me partnerin do jeni si një trup i vetëm dhe do merreni vesh për gjithçka. Ju beqarët do keni plot mundësi për takime, por prej tyre nuk pritet të lindin histori dashurie afatgjata. Për to duhet të bëni pak më tepër durim. Jeta profesionale për ju do jetë prioritet dhe sot ka për të ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Përgatituni për rrahje të forta zemre. Gjendja e financave do fillojë të ketë goxha përmirësime dhe do ndiheni shumë të qetë kur të kryeni shpenzimet e nevojshme.

Gaforrja


Gjatë kësaj dite duhet të jeni të qartë me veten dhe me të tjerët. Mos thoni gjëra të pavërteta dhe mos u mundoni të mashtroni. Nëse keni një lidhje dhe doni që marrëdhënia me partnerit të jetë e mirë duhet të jeni sa më të hapur dhe të bëni gjëra të reja. Nëse e lini rutinën t'iu pushtojë keni për të pasur probleme serioze. Ju beqarët do keni vetëm disa flirtime dhe asgjë më shumë sesa kaq. Në punë keni për të pasur një takim vendimtar, i cili do iu ndryshojë të ardhmen profesionale. Tregohuni të vëmendshëm në çdo moment. Me shpenzimet mundohuni të jeni sa më të logjikshëm dhe gjendja e financave do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme.

Luani



Gjatë kësaj dite do përdorni të gjitha mjetet që keni për ta përmirësuar jetën tuaj, por nuk do ia dilni dot mbanë. Ju të dashuruarit nuk do i mbani premtimet e bëra dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e tensionuar dhe delikate. Debatet do jenë të vazhdueshme dhe mërzitja do mbizotërojë në fytyrën tuaj. Ju beqarët do jeni shumë të papërqendruar dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë duhet patjetër të ndryshoni rutinën dhe të mos bëni asgjë pa u konsultuar më parë me kolegët e besuar. Edhe shefat mund t’iu japin disa udhëzime. Financat do mbeten të trazuara dhe do e keni të vështirë të kryeni edhe shpenzimet më të vogla.

Virgjëresha


Pritet që dita e sotme të jetë e bukur dhe e mbushur me momente të lumtura. Do jeni në humor të shkëlqyer dhe të gatshëm për të bërë gjëra të bukura. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e favorshme. Do jeni të pandashëm nga partneri dhe do dashuroheni me të si të çmendur. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por do mund të afroheni mjaft me disa persona që do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Në punë mos u tregoni të paduruar sepse do bëni gabime. Dijeni se gjërat e mira bëhen dalëngadalë dhe duke ndjekur planet e mirëmenduara. Buxhetin mbajeni sa më nën kujdes sepse në të kundërt do përballeni me probleme serioze.

Peshorja


Gjatë kësaj dite do jeni shumë kreative dhe shprehëse. Kjo gjë do iu ndihmojë të arrini të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë goxha e qëndrueshme. Asnjë planet nuk do ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek ju dhe do e ruani gjithë kohës ekuilibrin. Për ju beqarët do konkretizohen ëndrrat më të bukura dhe gjithçka do jetë më e bukur se asnjëherë më parë. Në punë, projektet e reja që do filloni, do kërkojnë më shumë përqendrim dhe vëmendje. Qëndroni më gjatë në punë sepse keni për të dalë të fituar. Buxhetin do jetë shumë i trazuar dhe do ju bëjë të ndiheni shpeshherë keq. Vetëm me ndihmën e familjareve mund t'ia dilni.

Akrepi


Hëna dhe Marsi mund t’ua turbullojnë paksa mendimet gjatë kësaj dite kështu që duhet tëtregoheni sa më të kujdesshëm në çdo moment. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do ketë prioritet absolut, madje mund të lini pas dore gjithçka tjetër në mënyrë që të kaloni më tepër kohë me partnerin. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të princit të kaltër, por për fat të keq pa shumë sukses. Në punë do jeni më ambiciozë se më parë. Do përvishni mëngët dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi. Për ju nuk do ketë mision të pamundur. Në planin financiar Jupiteri do ju bëjë shumë të guximshëm dhe do ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për ta përmirësuar situatën.

Shigjetari


Nuk do reagoni më nxitimthi si më parë dhe do jeni më të logjikshëm gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit, Venusi do sjellë përmirësime të mëdha në jetën sentimentale. Do jeni shumë më të logjikshëm, do i kuptoni gabimet dhe do dini si të kërkoni edhe falje. Ju beqarët do takoni personin e ëndrrave në momentin që me pak e prisni. Për ju shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Në punë keni për të pasur përmirësime të jashtëzakonshme dhe do ndiheni më krenarë për veten. Gjithçka që keni dashur deri më tani do mund t’iu plotësohet. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe do e mbani të stabilizuar.

Bricjapi


Gjatë kësaj dite do ja kaloni më së miri dhe çdo gjë do iu ecë siç duhet. Ju të dashuruarit do keni momente të jashtëzakonshme dhe të mbushura me surpriza. Si ju ashtu edhe partneri do keni imagjinatë të zhvilluar. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri dhe ka rrezik të vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Në punë, komunikimi dhe marrëdhënia e ngrohtë me të tjerët do bëjnë që planet t’iu realizohen si duhet. Do kënaqeni jashtëzakonisht dhe në mbrëmje do festoni fitoret që keni arritur. Në planin financiar do jeni me fat. Pasi të përmbyllni një çështje me rëndësi do keni fitime të jashtëzakonshme. Jo vetëm që nuk do keni me borxhe, por mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Ujori


Gjatë kësaj dite do merrni frymë më lirisht dhe nuk do keni më dyshime si më parë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin, ndryshe nga sa e kishit menduar, ka për të qenë befasuese dhe mjaft interesante. Do e lini veten të lirë dhe do përjetoni pafund çdo emocion të momentit. Ju beqarët mirë është t'i merrni gjërat si t'iu vijnë sepse po nxituat dhe po bëtë gjëra të sforcuara do vijë një moment që do vuani. Në punë, diskutimi i gjatë më një nga shefat do iu bëjë të fitoni më tepër siguri. Tashmë do dini nga t’ia nisni me detyrën e re dhe pak e nga pak keni për të arritur atje ku synoni. Financat do jenë goxha delikate, prandaj bëni sa më shumë kujdes.

Peshqit


Nëse nuk tentoni të ruani qetësinë dhe të komunikoni sa më hapur gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme të mëdha. Ju të dashuruarit do keni kundërshtime të shumta me njeri-tjetrin dhe zënkat mes jush do jenë goxha të forta. Pjesa më e madhe e ditës do ikë me mërzitje. Ju beqarët duhet të kujdeseni pak më shumë për pamjen tuaj të jashtme sepse vetëm ashtu do tërhiqni vëmendje dhe do joshni personat e tjerë. Në punë priten disa ndryshime. Mund të merrni promocione ose një detyrë të re mjaft motivuese që do iu sjellë goxha përfitime shumë shpejt. Në planin financiar ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe nuk do keni asnjë problem. 

parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës