Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
VIDEO/ Rita Ora: Jam lindur në Kosovë, dikur ishte pjesë e Shqipërisë
Moderatorja tha se ka shumë shqiptarë të famshëm në industrinë e muzikës botërore, për të cilët Rita ra dakord dhe u shpre se është shumë krenare për të arriturat e tyre.
14 Dhjetor 2023, 16:10Nga A.B
Rita Ora
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, së fundmi ka qenë e ftuar në podcastin e famshëm amerikan të ‘Dear Media Studio’. Ajo ka folur për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe sigurisht për origjinën e saj, Kosovën.
Teksa iu përgjigj pyetjes për rrënjët e saj shqiptare, 33-vjeçarja tha se është e lindur në shtetin që sot e quajnë Kosovë, por që dikur ishte pjesë e Shqipërisë.
“Unë jam lindur në Kosovë, Shqipëri. Mirë, tani është Kosovë por dikur ishte pjesë e Shqipërisë. Dhe pastaj u shpërngula në Londër kur isha një vjeçe”, tha Rita.
Moderatorja tha se ka shumë shqiptarë të famshëm në industrinë e muzikës botërore, për të cilët Rita ra dakord dhe u shpre se është shumë krenare për të arriturat e tyre.
“Po është bukur t’i shohësh. Kur unë fillova në vitin 2012, nuk kishte. Kështu që tani ne kemi Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme”, tha ajo.