LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Viktor Zhusti i dashuruar për 80 vjetor! Aktori ikonë "Love Story" në distancë me violinisten 22 vite më të re

Dy ditë më parë, artisti karizmatik dhe i lakmuar në çdo kohë festoi 80-vjetorin e lindjes së tij, në një darkë shumë private të organizuar në një nga restorantet e njohur të peshkut në Elbasan, ku aktorin e surprizoi pikërisht e dashura e tij e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi.

10 Dhjetor 2022, 19:24 Nga I.A
Viktor Zhusti i dashuruar për 80 vjetor! Aktori ikonë "Love
Viktor Zhusti

TIRANË- Një rastësi e bukur është ajo e 8 dhjetorit, Dita e Rinisë në Shqipëri, që përkon me ditëlindjen e aktorit ikonë, Viktor Zhustit, i cili duket se ka bërë vërtet pakt me rininë e përjetshme. Dy ditë më parë, artisti karizmatik dhe i lakmuar në çdo kohë festoi 80-vjetorin e lindjes së tij, në një darkë shumë private të organizuar në një nga restorantet e njohur të peshkut në Elbasan, ku aktorin e surprizoi pikërisht e dashura e tij e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi. Ajo kishte udhëtuar (për ta befasuar dhe lumturuar partnerin e saj), direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës.

Ata u përpoqën ta mbanin private festën e ditëlindjes, ndërkohë që revista “Story” ua dedikoi kopertinën e muajit dhjetor, pikërisht çiftit më “cool” në rrethin e artistëve shqiptarë, duke zbuluar për herë të parë këtë histori të bukur dashurie me 22 vite diferencë, pasi e zgjedhura e tij është 58 vjeçe. Shprehja “Dashuria nuk njeh moshë” është tashmë një klishe, por në rastin e Viktor Zhustit klisheja thyen shumë klishe të realitetit shqiptar.

Në kopertinën e re të revistës “Story” ju sjellim pikërisht ekskluziven e historisë së dashurisë së aktorit ikonë me violinisten e njohur si Margarita Plesti. Historia e tyre që thuhet se mund të ketë nisur në Athinë diku rreth viteve 2010, me kthimin e Zhustit në Tiranë ka vazhduar po njësoj e bukur dhe e fortë edhe pse në distancë.

Çiftit janë parë gjithmonë bashkë, madje Viktor Zhusti është prezantuar dhe kalon kohë me dy vajzat e Margaritës nga martesa e mëparshme. Si dy artistë të vërtetë, duket se Viktori ka gjetur lumturinë dhe qetësinë tek Margarita e tij. Duket se në Athinë, kryeqyteti i Greqisë ku lindi në 8 dhjetor të vitit 1942, Viktori ka gjetur dashurinë e tij, vite më vonë pas divorcit.

Aktori që ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90-të, kur lulëzonte prodhimi në Kinostudio “Shqipëria e Re”, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është mjaft e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babanë e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “Nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros.

Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me “Të gjithë kanë huqe”, e ktheu Zhustin pas gati 20 vjetësh sërish në vëmendjen e publikut. Pas këtij rikthimi jeta e tij artistike në Shqipëri ka qenë mjaft dominonte me role në kinema, teatër, produksione televizive apo dhe si moderator i një prej edicioneve të fundit të Festivalit të Këngës në RTSH.

Triumfi i tij më i fundit në teatër ishte këtë sezon ishte vepra “Mbreti Lir” e Shekspirit. Premiera “Mbreti Lir” u ngjit në skenë pikërisht me pjesëmarrjen e aktorit të njohur, Viktor Zhusti dhe në role janë dhe të tjerë aktorë, që publiku i ka vlerësuar në teatër. E bashkë me suksesin në skenë, Viktori shijon dhe dashurinë në prapaskenë, një melodi për shpirtin e tij, inspiruese për një dedikim ashtu si “MARGHERITA” e Riccardo Cocciante-s.

Kështu le të ngremë një dolli për dashurinë dhe jetën, me Viktor Zhustin dhe Margaritën e tij, në këtë 80-vjetor të artë të ikonës së aktrimit shqiptar!

Marrë nga Story.al

viktor zhusti margarita plesti

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen