Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Aksion dhe kontrolle nëpër shtëpi e lokale për të gjetur vrasësit e dyfishtë të Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin në Astir, të cilët u qëlluan për vdekje disa ditë më parë brenda një mjeti tip “Audi”. Mesa duket në qendër të hetimeve është klani Duka!
Mëngjesin e sotëm, Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e Elvis Gaçaj, i cili dyshohet se mund të ketë dijeni lidhur me vrasjen e ndodhur. Por nuk e kanë gjetur në shtëpi. Bashkëshortja e tij i ka bërë me dije uniformave blu se Gaçaj ishte larguar para disa ditësh nga Tirana për peshkim dhe ende nuk ishte kthyer në shtëpi. Madje shtoi se nuk mund që të kontaktonte me të, pasi nuk mbante telefon me vete.
Megjithatë aksioni nuk ka përfunduar këtu, pasi gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se Policia ka ushtruar një sërë kontrollesh edhe në banesa të tjera dhe lokale në Tiranë, ku janë marrë në pyetje dhe persona që konsiderohen si anëtarë të këtij grupi. Po ashtu, sot është marrë në pyetje edhe një vajzë, e cila bëri xhiron e fundit me makinën luksoze të Erigers Mihasit, vetëm gjysmë ore para se 32-vjeçari të binte pre e një atentati mafioz dhe të ekzekutohej bashkë me shokun e tij, Armando Dumani.
E reja, e cila është mbajtur në anonimat të plotë, ka treguar se pasi ka shëtitur në makinë me Mihasin, ka vendosur që të zbresë në hyrje të Komunës së Parisit. Ndërsa 25 minuta më vonë, 32-vjeçari i ka dërguar një mesazh që si përmbajtje kishte vetëm ikonën e një trëndafili. Në dëshminë e saj, vajza tregon se nuk ka vënë re që Mihasi apo shoku i tij Dumani të ishin të shqetësuar, apo të kishin reagime të dyshimta. Ç’ka do të thotë që në asnjë moment nuk kanë pikasur që po ndiqeshin nga ‘armiqtë’ e tyre gjatë xhirove nëpër Tiranë.
Erigers Mihasi dhe Armand Dumani u qëlluan për vdekje në zonën e Astirit, brenda “Audi”-t me ngJyrë të bardhë me targa “AA 008 EM”, i cili ishte në lëvizje. Atentatorët qëlluan nga një tjetër makinë në lëvizje e llojit “Toyota”, e targa AA 532 ON që rezultojnë të vjedhura në Tiranë, në korrik të kësaj vere. Ky ,mjet, por i djegur është e vetmja gjë që kanë lënë autorët pas.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Zhbirohet baza e Dukajve, pyet familjet pas atentatit në Astir, skuadra në kërkim
Vrasja në Astir/ Policia kontrollon shtëpinë e Gacajt, gruaja: Ka ikur për peshkim
“SMS me trëndafil”, vajza rrëfen xhiron e fundit me makinë me Erigers Mihasin
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe është shkarkuar nga detyra. Mësohet se...
TIRANË– Isuf Shehu, ish-Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës është përjashtuar në mënyrë përfundimtare nga sistemi i drejtësisë. Komisioni i...
TIRANË- Ambasdorja amerikane Yuri Kim ka “goditur” kryeministrin Edi Rama pas gjuhës së përdorur sot ndaj grave të Kuvendit dhe shtyrjen që bër...
TIRANË– Të afërm të anëtarëve të klanit Duka, shumë prej të cilëve janë shpallur në kërki...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar heqjen e patrullave të Policisë Rrugore. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Rama tha se mbrojtja i...
TIRANË- Hetimet për vrasjen e dyfishtë në zonën e Astirit kanë çuar policinë të ushtrojë kontrolle në shtëpinë e shtetasit Elvis Gacaj, i dyshuar si...
GREQI– Tragjedi në një familje shqiptare në Greqi! 4 anëtarët e një familjeje ende të paidentifikuar ishin nisur për të ardhur në Shqipëri, por rruga u ës...
GREQI– Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit të ndodhur në Fthiotida, ku kanë ndërruar jetë 3 persona, familje me origjinë nga Shqipëria.Si&cced...
LUSHNJE– Fermerët e Myzeqesë dolën ditën e sotme sërish në protestë për ndryshimin e paktës fiskale që lidhet me bujqësinë. Sindikata e Fermerëve të Bashk...
TIRANË– Ish-gjyqtarja e Elbasanit, e cila bëri xhiron e rrjetit pas publikimit të videove në “Tik Tok”, Enkeleda Kapedani ka dalë sot par...