LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit/ Dëshmojnë 5 vëllezërit e familjes Reçi: Nuk kemi asnjë hasmëri, për ngjarjen jemi

23 Shtator 2020, 10:09 Nga DOSJA
Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit/ Dëshmojnë 5 vëllezërit

TIRANË- 5 vëllezërit e familjes Reçi, Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi kanë deklaruar para efektivëve të Policisë  së Tiranës se nuk kanë gisht në atentatin me tritol që iu bë Preng Gjinit në Tiranë.

Gazetari Elton Qyno shkruan se vëllezërit Reci kanë dëshmuar se nuk kanë asnjë hasmëri dhe se për ngjarjen në fjalë janë informuar nga mediet. Ndërkohë 5 vëllezërit kanë kërkuar  që policia të zbardhë vrasjen e dy vëllezërve të tjerë, Kastriot Reçi dhe Gasper Rreçi.

“Nuk kemi asnjë hasmëri në qytetin e Rrëshenit. Gjini është akuzuar për vjedhjen e bankës në Rrëshen në 1997. Ne e njohim vetëm si një qytetar të Rrëshenit.  Nuk kemi asnjë komunikim me familjen Gjini. Ne duam që zbardhni vrasjet e vëllezëve tanë. Për atentatin ndaj Preng Gjinit ne jemi informuar nga mediet“, kanë dëshmuar ata para efektivëve të Policisë.

Ndërkohë, policia ka kryer edhe kontrolle në banesaat e tyre, ku nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Vetëm në shtëpinë e Gjovalin Reçit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një paisje DVR dhe një dron.

Ndërkohë për policinë e Tiranë nuk ka asnjë dyshim që atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, është kryer pikërisht si pasojë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini në Rrëshen.

“Konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin Italian mes Gasper Reçit dhe personit të plagosur në Tiranë, Preng Gjini. Sipas të dhënave Gasper Reçi, është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim të hakmarrjeve është vrarë në Rrëshen Anton Gjini në datën 12 gusht 2019, i cili është vëllai i Preng Gjinit. Situata e hakmarrjes ka vijuar me vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen dhe mandej ka vijuar me atentatin me tritol në 15 shtator 2020 në Tiranë ndaj Preng Gjinit…”, kështu thuhet në dosjen hetimore. Sakaq, në dosjen hetimore thuhet se  gjatë kontrolit fizit të Preng Gjinit, rezultoi se ai kishte me vete një sasi prej mbi 2 mijë euro dhe një shumë lekësh shqiptare si dhe dy telefona.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj preng gjinit dëshmojn¡ 5 vëllezërti reçi atentat ndaj preng gjinit dëshmojn¡ 5 vëllezërti reçi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje