LIVE UPDATES
Aktualitet

“Përplaste kokën tek makina”/ Policia dhunon të riun në protestë? Rrëfimi i efektivit për DINAMIKËN, ngjashmëria e

10 Qershor 2020, 11:54 Nga DOSJA
“Përplaste kokën tek makina”/ Policia dhunon të riun

TIRANË– Avokati Altin Goxhaj ka shpërndarë në Facebook-un e tij historinë e shoqërimit në Polici të një prej qytetarëve që doli kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Fillimisht, Goxhaj ka shpërndarë një faqe nga raporti në Polici, i tre efektivëve që sipas avokatit kanë ushtruar dhunë mbi të riun. Në zbardhjen e raportit, një prej efektivëve tregoi me detaje se fillimisht të riut i kishin kërkuar një mjet identifikimi por ai kishte rezistuar dhe kishte kundërshtuar me forcë efektivët.

Pjesa më ‘pikante’ në raport, ishte momenti kur polici shpjegon se personi që po shoqërohej kishte filluar që të godiste me kokë efektivët dhe makinën e tyre.

Gjatë kësaj kohe ne i përsërisnim që të qëndronte i qetë dhe të zbatonte urdhrat e punonjësve të policisë, por ai kundërshtonte me dhunë duke na qëlluar me duar dhe shkelma. Gjatë kohës që ne e kemi orientuar të futet në makinë për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë ky shtetas ka filluar të përplase kokën drejt nesh dhe pjesëve të ndryshme makinës duke tentuar të na qëllojë,”– shkruhet në dokument.

DOKUMENTI I PLOTË:

Shpërndarjen e njerëzve që ishin mbledhur konkretisht përpara bustit të Skendërbeut. Në këtë kohë unë së bashku me kolegët e mi konkretisht me inspektor Renis Rada dhe Elton Mehilli filluam të identifikojmë persona pjesëmarrës në këtë tubim duke i pyetur për identitetin edhe gjeneralitet e tyre. Pas afro 2-3 minutash në vendin e quajtur afër monumentit Friendship në afërsi të Hotel Plazza ne i afrohemi një shtetasi rreth 25 vjeç, i gjatë rreth 170 cm dhe i prezantohemi si punonjës të policisë kriminale të Komisaritit Nr 1 njëkohësisht duke i treguar dokumentin e policisë. Në momentin e prezantimit i kërkojmë një dokumet identifikimi, pasi ishte person që kishte marrë pjesë në tubimin e ndodhur në sheshin Skënderbej. Në këto momente shtetasi i mësipërm nuk pranoi të identifikohet duke u shprehur se nuk i interesonte fare se kush ishim ne. Gjendur në këtë situatë i kemi kërkuar të vinte me ne në ambientet e Komisariatit për të bërë identifikimin e tij, por përsëri ai na ka kundërshtur me fjalë dhe njëkohësisht filloi të na shtynte. Unë i jam afruar për t’i thënë të qetësohet por menjëherë më ka goditur me kokë në pjesën e djathtë ballit dhe më ka futur duart në fyt duke më shtyrë. Pas kësaj unë së bashku me Eltonin dhe Renisin e kemi neutralizuar duke e kapur nga duart dhe e kemi shoqëruar për në Polici me anë të një makine të Patrullës së Përgjithshme. Gjatë kësaj kohe ne i përsërisnim që të qëndronte i qetë dhe të zbatonte urdhrat e punonjësve të policisë, por ai kundërshtonte me dhunë duke na qëlluar me duar dhe shkelma. Gjatë kohës që ne e kemi orientuar të futet në makinë për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë ky shtetas ka filluar të përplase kokën drejt nesh dhe pjesëve të ndryshme makinës duke tentuar të na qëllojë.

Por avokati Goxhaj nuk është mjaftuar me aq për të provuar dhunën e ushtruar ndaj klientit të tij. Ai e ka marrë dhe kanë shkuar të dy tek parku “Rinia” për të ilustruar me detaje momentin e dhunës.

Duke përdorur disa gurë shahu, Goxhaj tregon të riun e dhunuar, kryeministrin Edi Rama dhe opozitarët Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, duke i bërë të gjithë fajtor për heshtjen e tyre.

“Ja ku është dokumenti, kjo me stilolaps e lexon Nderimi tani. *lexon i riu. Pra Nderimi i ka rënë me kokë makinës së Policisë. Pra programuesi ka masakruar makinën e Policisë dhe efektivët. Tani këta e kanë masakruar edhe jashtë edhe brenda. E kemi improvizuar këtu tek parku Rinia ashtu siç bëjnë në filmat amerikanë skenat e krimit. Nderimi është mu në mes, ushtrari i bardhë. Ndërkohë të gjithë po i sheh Edi Rama që është në majë të kullës. Ndertimi me një opozitë që bën sehir, që nuk thanë një fjalë se e masakroi Policia. Këta heshtin ndërsa Nderimi i rrethuar nga tre Policët, e këpusin në mes se janë më të gjatë dhe të trashë së ai. Për ata që dinë shah vlen kjo punë,”– thotë Goxhaj gjatë videos.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj altin goxhaj


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen