Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka lënë në “burg”, 4 të arrestuarit për plagosjen e Liljana Jeremija, kur shënjestra e vërtetë ishte Mirsad Meta.
Avokati i njërit prej të arrestuarve, Ension Burakut, Julian Ballta tha se kishte kërkuar një masë sigurie më të lehtë për klientin e tij, edhe pse ai qëlloi 6 herë në drejtim të Metës.
“Unë kërkova arrest shtëpie. Klienti im nuk ka konflikte droge. Fillimisht qëlloi Mirsad Meta, ne u kundërpërgjigjëm. Klienti im Buraku ka dyshime të forta që ishte Meta ai që i vendosi tritolin motrës së tij, por s’ka prova. Të arrestuarit nuk kishin si qëllim shkëmbimin e zjarrit apo atentatin. Këta kanë qëlluar për t’u mbrojtur. Janë konflikte para 3-4 vitesh, kryesisht hatërmbetje, nuk ka deklaruar se janë konflikte për drogën. Ka pasur konflikte që në shtetin gjerman fizike, jo me armë,”-bën me dije avokati.
Ditën e sotme, Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për katër të arrestuarit: Ension Burakun, Argjend Rexhën, Riad Gjeladinin dhe Liridon Lushin. Ndërsa Mirsad Meta është shpallur në kërkim nga Policia.
Mbrëmjen e 5 shkurtit në pedonalen e Shkodrës, Argjend Rexha 31-vjeç, Rihad Xheladini 20-vjeç dhe Ension Buraku, 24-vjeç, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Mirsad Meta, 26-vjeç. Ky i fundit u përgjigj me breshëri plumbash. Meta dyshohet se është personi që më 26 janar i ka vënë tritol makinës së Ornela Burakut, efektives së Policisë në Durrës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si hakmarrje, pasi Ension Buraku, vëllai i efektives bashkë me shokët hapi zjarr ndaj Metës, ku ky i fundit iu përgjigj me breshëri plumbash. Po kështu burimet bëjnë me dije se tritoli i vendosur në Durrës, nuk ka qenë për efektiven e policisë, por pikërisht për vëllain e saj, Ension Buraku.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Ditën e sotme policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shoferë, për shkak se janë identifikuar si të dehur nëdërkohë që d...
TIRANË– Një protestë kundër vrasjes së qenve është zhvilluar paraditen e sotme para Bashkisë së Tiranës. Qytetarë, përfaqësues shoqatash dhe anëtarë të sho...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës do të kalojë zyrtarisht dosjen për pengmarrjen dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jak (Jani) Prengës në Prokurorinë e Posa&ccedi...
ITALI– Shqiptari 46-vjeçar, identifikuar me emrin Qani Kelolli, është arrestuar një javë më parë pasi policët i gjetën një pasaportë të rreme.Por ai kish...
TIRANË– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës për mjete luksoze të blinduara.Përveç FNSH-ve në aksion janë të pë...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Elbasani, i cili pretendon se në qytet ka ndodhur një përplasje me armë zj...
VLORË– Ndodh edhe kjo! Në ‘kulmin’ e luftës ndaj KÇK-ve, Policia e Shtetit është në këmbë dhe patrullon gjithë vendin si ta ketë në pëllëmbë të dorë...
GJERMANI– Në Gjermani një shtetas kosovar është arrestuar nën akuzën e vrasjes së partneres së tij.Sipas mediave gjermane gruaja e kosovarit është gjetur e pa j...
KORÇË– Një aksident ka ndodhur në hyrje të fshatit Zvezdë në Maliq, ku një mjet tip “Benz” ka përplasur një kalimtare 40-vjeçare.E reja ndodh...
TIRANË– Operacioni ‘blic’ i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për kontrollin e mjeteve luksoze ka vijuar edhe gjatë natës. Përveç FNSH-ve në aksion j...