LIVE UPDATES
Bota

Ballkani Perëndimor drejt ndalimit të trafikut ilegal të armëve të zjarrit

31 Dhjetor 2021, 08:06 Nga DOSJA
Ballkani Perëndimor drejt ndalimit të trafikut ilegal të

BALLKANI PERËNDIMOR – Në sajë të vazhdimit të nismës, në kuadër të Procesit të Berlinit, për çarmatosjen e popullsive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) nga këto lloj armësh, që drejtohet nga Gjermania dhe Franca, viti 2022 pritet ta sjellë BP më pranë shndërrimit të tij në një rajon të sigurtë, ku parandalohet tregtia dhe trafikimi ilegal i armëve të lehta dhe të vogla të zjarrit. Nisma në fjalë në janar 2022 hyn në vitin e katërt të zbatimit të saj. Ajo zynon që në vitin 2024, BP të ketë një legjislaciin, juridiksion dhe kapacitete administrative dhe instituciomale në harmoni të plotë me kuadrin rregullator të Bashkimit Europian (BE) për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta të zjarrrit , ndalimin e posedimit, keqpërdorimin dhe trafikun e tyre ilegal. Sipas të dhënave nga SEESAC, ( South Eastern Europe and Eastern Europe Clearing House for the Control of Small and Light Weapons – Zyra për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug – Lindore dhe Lindore ) me seli në Beograd, në vitin 2018, kur filloi zbatimi i kësaj nisme, në duart e popullsisë civile në vendet e BP kishte 4 – 6 milion armë të tilla, të mbajtura ilegalisht. Me fjalë të tjera 1/3 e popullsisë prej 18 milion banorësh në BP zotëronte armë të vogla dhe të lehta zjarri që i mbante ilegalisht! Një sasi e tillë armësh zjarri ilegale në duart e popullsisë civile ka ushqyer perceptimin e publikut në vendet anëtare të BE për BP si një rajon me një siguri problematike apo që trafikon drejt tyre armë, gjë që nuk ka qenë dhe as është në favor të përpjekjeve të rajonit për të ndryshuar situatën dhe ardhur kështu më pranë BE-në.

Arritje dhe sfida

Bojana Balon, Drejtore Ekzekutive e SEESAC, në një intervistë on-line për DW, mbi ecurinë e deritanishme të nismës vë në dukje që gjashtë vendet e BP po zbatojnë “Udhërrëfyesin për një zgjidhje të qendrueshme të kontrollit të armëve deri në vitin 2024,” të hartuar nga autoritetet e BP, nën kujdesin e Gjermanisë dhe Francës, në konsultim me aktorë të tjerë të rëndësishëm. Ky udhërrëfyes, thekson ajo, është përfshirë edhe në Planin e Veprimit të BE kundër Trafikimit të Armëve të Zjarrit, 2020-2025. ” Në 6 vendet e BP, në peridhën 2018-2020, janë sekuestruar 14.747 armë zjarri, 409.074 copë municione, janë shkatërruar 25.571 armë zjarri dhe 2.612.331 ton municione. Brenda së njëjtës periudhë janë raportuar të dorëzuara vullnetarisht 117.196 armë zjarri, 52.880 copë municione, janë legalizuar 4.108 armë zjarri dhe janë çaktivizuar 1.293, ” thotë për DW, Bojana Balon. Gjithësesi, çarmatosja e popullsive civile në BP mbetet punë e pambarur, një sfidë për t’u fituar. Vrasje, vetëvrasje, plagosje, grabitje të armatosura të shkaktuara nga armët e vogla dhe të lehta të zjarrit që popullsia civile mban ilegalisht janë të pranishme në të gjashtë vendet e BP. “Platforma e SEESAC për Monitorimin e Dhunës së Armatosur, zbulon se në vitin 2020, në Ballkanin Perëndimor janë regjistruar më shumë se 2.700 incidente me armë zjarri, ku rreth 42% e tyre lidhen me konfiskim armësh. Janë regjistruar 500 incidente të lidhura me aktivitet kriminal, përfshirë grabitje të armatosura dhe krim të organizuar. Incidentet, e lidhura me armët e zjarrit, në BP, në vitin 2020, rezultuan në 145 vdekje, 59 vetëvrasje, 436 persona të kërcënuar dhe 369 persona të plagosur. Gratë pëbëjnë 20 përqind të viktimave dhe 2 përqind të autorëve të krimit”, thotë për DW, Bojana Balon.

Mënyra të reja trafikimi

Përdorimi i armëve me origjinë nga BP në sulmin terrorist, në sallën e koncerteve në teatrin Bataclan më 2015 në Paris e stigmatizoi rajonin si hapësirë trafiqesh armësh ilegale. A ka të dhëna që gjashtë vjet pas ngjarjes tragjike në Bataclan nga BP trafikohen armë ilegale? “Nuk kemi të dhëna për trafik armësh nga vendet e BP. E vetmja e dhënë që kemi në dispozicion dhe që mund të tregojë, në një farë mase, qarkullimin e paligjshëm të armëve përtej kufijve të BP, është numri i armëve të sekuestruara”, thotë për DW, Bojana Balon. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, thotë për DW se në ndryshimin për mirë të situatës lidhur me parandalimin e trafikimit të armëve ilegale të zjarrit dhe adresimin e sfidave të rajonit dhe BE, një ndihmesë të rëndësishme ka dhëne bashkëpunimi me FRONTEX, ( Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare të BE). FRONTEX jep mbështetje të rëndësisme në parandalimin e trafikut të armëve përmes shërbimit postar, kolipostave që nisen nga Shqipëria dhe vende të tjera të BP drejt vendeve të BE-së apo atyre që hyjnë nga Europa në rajon. Teknologjia e armëve evoluon me shpejtësi. Armët e vogla dhe të lehta të zjarrit që grupet kriminale tentojnë të trafikojnë përmes kolipostës janë të teknoligjive të kohës”, thotë për DW, ministri i Brendshëm Çuçi.

Në Shqipëri FRONTEX vendosi operacionin e parë të përbashkët në territorin e një vendi jashtë BE-së. Marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX kanë nënshkruar edhe Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia Çarmatimi i popullsive dhe afrimi i BP me BE. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë për DW, se në raport me BE-në çarmatosja e popullsisë civile nga armët ilegale trajtohet si një çështje rajonale, që „lidhet me integrimin, me ardhjen e rajonit më pranë BE dhe hyrjen e tij në BE” “Kjo çështje po trajtohet si një kontratë rajonale. Jemi në sinkron me kërkesat e BE-së. Çdo hap është bërë me vizionin e një të tëre rajonale. Edhe statistikat për situatën aktuale BE i mbledh, i analizon dhe i formulon në nivel rajonal”, thotë për DW, ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Në këtë kontekst, Bojana Balon në dukje që “deri në vitin 2024 politikat dhe praktikat e kontrollit të armëve në Ballkanin Perëndimor duhet të bazohen në fakte, flukset e paligjshme të armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor dhe keqpërdorimet e armëve të zjarrit duhet të reduktohen ndjeshëm përmes rritjes së ndërgjegjësimit, edukimit, shtrirjes dhe advokimit”. Ajo vlerëson si një sfidë të rëndësishme për t’u fituar harmonzimin e legjislacionit të vendeve të BP me atë të BE-së lidhur me shenjat paralajmëruese të lëndëve plasëse/eksplozive. “Kjo është një fushë shumë komplekse duke pasur parasysh numrin e palëve të interesuara që kanë nevojë të përfshihen si edhe kapacitetet që duhen ngritur. Deri tani asnjë nga juridiksionet e të gjashtë vendeve të BP nuk ka ligje lidhur me kontrollin e shenjave paralajmëruese për lëndët shpërthyese. Mbushja e këtij boshllëku do të jetë në fokusin kryesor në dy vitet e ardhshme” thotë për DW, Bojana Balon. Në deklaratën e samitit BE-BP, në Brdo, Slloveni , të zhvilluar në tetor 2021, drejtuesit e vendeve anëtare të BE zotuan, se “BE do të vazhdojë të mbështesë BP në parandalmin e tregtisë dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe municioneve të tyre”. (DW)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ballkani perendimor deutsche welle ballkani perendimor deutsche welle

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend