Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi nivelin më të lartë historik në muajin tetor.
Sipas statistikave, ajo kishte vlerën e 4.2 miliardë eurove, në rritje me afërsisht 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithëse ka shënuar nivelin të lartë të arritur ndonjëherë, rezerva valutore e vendit pritet të rritet ndjeshëm pas tërheqjes së fondeve nga Eurobondi i emetuar në mesin e muajit nëntor.
Shqipëria arriti të shiste Eurobondin e parë me maturim 10-vjeçar në Bursën e Londrës, për një shumë totale prej afërsisht 650 milionë eurosh. Këto fonde mbahen në llogaritë e Bankës së Shqipërisë dhe regjistrohen si pjesë e rezervës valutore të vendit.
Qeveria ka bërë të ditur se fondet do të përdoren për mbulimin e deficitit buxhetor që do të krijohet gjatë vitit. Megjithatë, sipas një informacioni më të detajuar të Bankës së Shqipërisë, pjesa dërrmuese e fondeve do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të borxhit të jashtëm të maturuar.
Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj. Por, ajo mund të përdoret edhe si instrument rregullues në raste të çregullimit të kursit të këmbimit ose në funksion të objektivave ligjorë të Bankës së Shqipërisë, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar. Madhësia e rezervës valutore vlerësohet është e kënaqshme në raport me objektivat kryesorë të saj, një nga të cilët është mbulimi i katër muajve importe.
Për 10-mujorin e parë të këtij viti, vlera mesatare mujore e importeve ishte rreth 520 milionë euro. Vlera e rezervës valutore në fund të muajit tetor do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar rreth tetë muaj importe apo dy herë më shumë se objektivi bazë. Rëndësia e rezervës valutore bëhet më e prekshme në kushtet e presioneve të rritur inflacioniste, që kanë gjasë të ushtrojnë trysni në drejtim të zgjerimit të deficitit tregtar dhe të nënçmimit të kursit të këmbimit të monedhës.
Zmadhimi i rezervës valutore bëhet kryesisht nëpërmjet ankandeve të blerjes së valutës në tregun vendas. Mbështetur në vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, gjatë këtij viti parashikohen blerje në tregun valutor të një shume mes 60 dhe 120 milionë eurove.
Blerjet e deritanishme gjatë këtij viti kanë arritur pranë vlerës së 90 milionë eurove. Por, madhësia e rezervës valutore ndikohet edhe nga ecuria e vlerës së tregut të instrumenteve në të cilat është investuar pjesërisht rezerva valutore, si për shembull obligacionet apo metalet e çmuara (kryesisht ari).
Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në obligacione dhe në depozita, ndërsa një pakicë konsiston në rezerva ari dhe të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ka përfshirë edhe monedhën kineze dhe atë australiane në valutat e në të cilat mbahet rezerva valutore. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 Euro përbënte, 64.9% të rezervës valutore, e ndjekur nga Dollari Amerikan me 19% dhe SDR me 5.8%.
Marrë nga: Monitor.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është diskutuar në lidhje me femrat e botës së krimit.Ka qenë gazetarja e njohur, Fatjona Mejdini ajo e cila ka treguar se pre...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan është ndalur në situatën e kopshteve në Sarandë. Një qytetar kërkon të regjistrojë djalin 3-vjeçar në kops...
TIRANË– Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj ka zbuluar në A2 CNN se ka marrë vullnetarisht 4 doza vaksine: d...
TIRANË– Muaji dhjetor nis me temperatura të ulëta dhe ngrica. Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të kthjellëta por të ftohta do të mbizoterojne kushtet e m...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka klasifikuar për audit 120 institucione këtë vit, gjysma e të cilave (rreth 50%) u vlerësuan me risk të lartë në procesin e...
Të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për sh...
TIRANË– Gazetarja Fatjona Mejdini ka bërë me dije se ka femra shqiptare që drejtojnë të ashtuquajtura “shtëpitë e barit” në Mbretërinë e ...
TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kthyer përgjigjie numri një të PD-së, Lulzim Basha lidhur me firmat e m...
TIRANË– Të dënuarit e akuzuar për krim të organizuar të cilët izolohen në sistemin “41 biss” po kërcënojnë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Kreu i ...
FIER – 10 naftëtarët e Ballshit kanë dalë nga Komisariati i Fierit pas 5 orësh qëndrimi. Ata u shoqëruan në komisariat në lidhje me protestën e djeshme pë...