LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka Shqiptare: Ulen komisionet për transfertat bankare në euro brenda vendit

25 Janar 2022, 06:48 Nga DOSJA
Banka Shqiptare: Ulen komisionet për transfertat bankare në euro

Banka e Shqipërisë njoftoi të hënën nisjen e funksionimit të sistemit të pagesave AIPS Euro, që do të procesojë pagesat e klientëve të bankave në euro, brenda vendit. Ky sistem do të sjellë një ulje drastike të komisioneve për transfertat ndërbankare kombëtare në euro.

Deri javën e kaluar, transfertat në euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit. Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Me sistemin e ri AIPS Euro, Banka e Shqpërisë ka përcaktuar edhe vlera tavan që bankat tregtare për komisionet që ato mund t’iu ngarkojnë klientëve të tyre.

Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinue për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar dhe komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro. Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, por që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike. Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve dysheme të lartë se 3 euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro.

Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen

nëpërmjet sistemit AIPS EURO, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga

pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 Euro, pavarësisht nga shuma. Gjithashtu, për transfertat e kryera përmes këtij sistemi në asnjë rast nuk duhet të aplikohen komisione për fondet në mbërritje.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përmbushja e këtij projekti nxit arritjen e objektivit të krijimit të një tregu modern e gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël, të mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe efikase, si dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh dhe shërbimesh të pagesave që përmbushin nevojat e përdoruesve të tyre, të aftë financiarisht, në të gjithë vendin.

Promovimi i këtij objektivi vlerësohet se do të arrihet përmes një sërë përfitimesh që sjell projekti në tregun shqiptar të pagesave. Në ndryshim nga mënyra joefikase e funksionimit të deritanishëm të tregut nëpërmjet bankave korrespondente jashtë vendit, operimi i Sistemit AIPS Euro iu mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër nga procesi aktual i kryer nëpërmjet bankave korrespondente. Gjithashtu, ky projekt vlerësohet të ketë efekte mjaft pozitive edhe nga pikëpamja e administrimit të parasë fizike në euro nga ana e bankave dhe promovimit të pagesave elektronike edhe në këtë segment të tregut, duke nxitur qytetarët shqiptarë drejt përdorimit të këtyre instrumenteve jo vetëm si rrjedhojë e efikasitetit dhe shpejtësisë që ato ofrojnë, por dhe të kostove ndjeshëm më të ulëta që do të aplikohen nga bankat për transfertat elektronike.

Vendimmarrja e rregullimit të komisioneve të aplikuara nga bankat synon balancimin e një sërë objektivash strategjikë të Bankës së Shqipërisë, ku përfshihen nxitja e formalizimit të pagesave në Euro, promovimi i një mënyre më efektive për kryerjen e këtyre pagesave, por njëkohësisht duke i dhënë prioritet pagesave në Lekë, të cilat janë më të lira bazuar në vlerat tavan të vendosura nga Banka e Shqipërisë me qëllim mbështetjen e politikave për deeuroizim të pagesave. Sipas Bankës së Shqipërisë, ulja e komisioneve dhe krijimi i ekonomisë së shkallës është një domosdoshmëri aktuale për tregun shqiptar në kuadër të integrimit në tregjet e Bashkimit Europian.

Në mënyrë të tërthortë, ky projekt shoqërohet me një sërë faktorësh që ndikojnë mirëqenien individuale të klientit, të bankës dhe ekonomisë në tërësi. Për vetë faktin që pagesat procesohen brenda vendit, në rast të një pasaktësie në procesimin e pagesës, zgjidhja e problematikës do të jetë shumë më e lehtë krahasuar me procesimin nëpërmjet bankave korrespondente, si dhe do të rregullohet në tërësinë e saj nga kuadri ligjor e rregullativ prudencial i mbrojtjes së konsumatorit, i krijuar nga ligji “Për shërbimet e pagesave”. Gjithashtu, sipas Bankës së Shqipërisë, ky projekt ka një impakt të gjerë në nivel ekonomik duke përfshirë mbajtjen në ekonominë vendase të komisioneve të konsiderueshme, të cilat përftoheshin nga bankat korrespondente jashtë vendit, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar dhe atij monetar, duke pasur të gjithë mekanizmat e nevojshëm monitorues për sa i përket këtij segmenti të tregut./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi banka shqiptare banka shqiptare

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!