Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Rruga Kardhiq-Delvinë/ KPP rrëzon ARRSH, të bëhet rivlerësim i operatorëve
25 Janar 2022, 06:15Nga DOSJA
Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) pranoi pjesërisht ankimimin e paraqitur nga bashkimi i dy operatorëve ekonomikë lidhur me tenderin që kishte në objekt “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvinë, Loti 8 (Sinjalistikë dhe Siguri rrugore nga loti 1 deri ne lotin 6)”.
Vetëm pak javë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) kishte shpallur fituese një tjetër kompani, ndërkohë që ankimuesit nuk ishin dakord me mënyrën sesi ishte bërë vlerësimi me pikë. KPP duke nënvizuar pranimin e pjesshëm të ankimimit ka kërkuar nga ARRSH të rivlerësojë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit, referuar konstatimeve të vendimit.
Fondi limit për procedurën në fjalë ishte caktuar në 281 milionë lekë, ndërkohë që fituesi është shpallur me një ofertë ekonomike prej 220 milionë lekësh. Oferta e dytë ishte në vlerën 253 milionë lekë, kurse e treta sipas pikëve të marra dhe që përkon me ankimuesit ishte 240 milionë lekë. Mbetet i paqartë ndikimi apo renditja e re e kompanive me rishikimin që nënvizoi KPP.
Teksa ky është tenderi më i fundit i mbyllur mbi segmentin Kardhiq-Delvinë, ARRSH ka ende të hapur një tjetër procedurë që lidhet me lotin 8 të rrugës dhe që ka të bëjë me mbrojtjen dhe rivitalizimin e skarparave.
Fondi limit për këtë procedurë është 1.44 miliardë lekë dhe mbyllja e tij për paraqitjen e ofertave është parashikuar në fund të këtij muaji. Qëllimi i projektit në fjalë është mbrojtja, rivitalizimi dhe stabilizimi i skarpateve në gërmime dhe në mbushje për rrugën e re nga Ura e Kardhiqit deri në Delvinë.
Për realizimin e këtij qëllimi, synohet një zgjidhje afatgjatë që të sigurojë stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe peizazhin e gjithë shpateve të ndikuar nga hapja e rrugës.
“Rruga Kardhiq –Delvinë ka gjatësi 33 km, projekti i mbrojtjes do jetë vetëm nga kilometri 0 deri në kilometrin e 23-të, pasi vetëm kjo pjesë ka skarpata të larta dhe me rrezik nga rënia e materialit në trupin e rrugës, ndërsa pjesa tjetër nga kilometri 23-33, është zonë fushore dhe si rrjedhojë nuk kemi skarpata në gërmim”, thuhet në dokumentet e ARRSH.
Projekti për Kardhiq-Delvinë është në projekt i hershëm që ka vite që zvarritet. Aktualisht kanë përfunduar lotet 1,2,3 dhe 5. Sipas kontratës, rruga duhet të përfundojë në gusht të këtij viti./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Financial TimesSipas analizës së të dhënave me frekuencë të lartë nga Financial Times, varianti Omicron po shkakton shumë më pak dëme në ekonominë europiane kra...
Të shtunën, në 22 janar, Vodafone Albania shpalli fituesit e dy çmimeve të mëdha të shorteut të zhvilluar me rastin e 20-vjetorit të operimit të saj në S...
Shqipëria ende nuk e ka arritur pikun e infektimeve me COVID-19. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, shifrat e të infektuarve me Covid pritet të arrijnë pikun...
Për vitin 2021 eksportet e mallrave zunë gati 48% të totalit te importeve.Megjithëse në përmirësim përqindja e mbulimit mbeti e njëjtë si në vitin 2013 dhe ende...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka depozituar zyrtarisht më datë 23 dhjetor në Kuvendin e Shqipërisë propozimin për rizgjedhjen e Gent Sejkos si anët...
SHQIPËRI – Teknologjia e informacionit kishte nisur rritjen vitet e fundit, ndërsa pandemia i dha një tjetër hov sektorit. Sipas të dhënave të marra ...
SHQIPËRI – A do të zgjasin forcat stagflacioniste që veprojnë në ekonominë botërore? Gjatë gjithë vitit 2021, bankat qendrore dhe shumica e ekonomist...
Mes bizneseve të shumta në Shëngjin ndodhet edhe një restorant i cili menaxhohet nga 4 vajza afgane. Pasi i evakuan nga vendi pas rënies së Kabulit dhe i akomod...
E gjithë bota ka 2 vite që sprovohet nga pandemia e Covid 19-tës. Por së fundmi, epidemiologët po artikulojnë deklarata pozitive. Sipas tyre, ardhja e pranverës...