LIVE UPDATES
Ekonomi

“Bankingu i hapur” duhet të presë, BSH synon ta bëjë efektiv në mesin e këtij viti

2 Shkurt 2022, 06:27 Nga DOSJA
“Bankingu i hapur” duhet të presë, BSH synon ta

Në janar të vitit të kaluar, hyri në fuqi ligji i ri “Për shërbimet e pagesave”.

Ligji reflekton parimet kryesore të Direktivës së Dytë të Bashkimit Europian për pagesat (PSD 2) dhe synon të sjellë më shumë konkurrencë në këtë treg, duke krijuar më shumë hapësira për institucionet financiare të pagesave.

Një nga risitë kryesore të ligjit të ri është koncepti i bankingut të hapur, që do t’iu mundësojë përdoruesve të përdorin llogarinë e tyre bankare për të kryer shërbime pagesash të ofruara nga institucione të tjera financiare.

Bankat do të jenë të detyruara të japin akses me aprovimin e titullarit të llogarisë dhe vetëm për qëllime të transaksioneve të pagesave. Mbështetur në konceptin e mësipërm, do të krijohen dy shërbime të reja, ai i informacionit mbi llogaritë dhe shërbimi i inicimit të pagesave.

Ligji i jepte Bankës së Shqipërisë afat njëvjeçar për të përgatitur kuadrin e nevojshëm nënligjor për ta bërë ligjin plotësisht të zbatueshëm. Megjithëse një vit ka kaluar, ky objektiv nuk është arritur dhe rregulloret e nevojshme ende nuk janë miratuar të gjitha.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, zhvilluar në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka vendosur si objektiv mesin e vitit 2022 si afat për miratimin e të gjitha akteve të nevojshme nënligjore që do ta bënin ligjin plotësisht të zbatueshëm.

Në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi një nga rregulloret më të rëndësishme në mbështetje të ligjit të ri, atë “Për licencimin e institucioneve të pagesave, institucioneve të parasë elektronike, si dhe për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të pagesave”.

Rregullorja ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti. Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në rregulloret e licencimit të bankave dhe institucioneve të tjera financiare që ofrojnë shërbime të pagesave, me qëllim garantimin e përputhshmërisë me ligjin e ri. Të gjitha institucionet ekzistuese dtë pagesave kanë afat deri në 2 korrik 2022 për të përmbushur kërkesat që rrjedhin nga ligji i ri dhe nga ndryshimet rregullatore në mbështetje të tij.

Megjithatë, për të bërë të zbatueshëm ligjin e ri ende duhet miratuar një paketë rregulloresh të tjera. Bëhet fjalë për rregulloren “Për regjistrin publik të ofruesve të shërbimeve të pagesave”, rregulloren “Për autentifikimin e klientit dhe standardet e hapura të përbashkëta dhe të sigurta të komunikimit”, rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike” dhe udhëzimin “Për kriteret e përcaktimit të shumës minimale monetare të sigurimit të dëmshpërblimit profesional ose garancive të tjera të krahasueshme”.

Ky i fundit është hedhur për konsultim publik nga Banka e Shqipërisë në muajin janar, ndërsa tre projektrregulloret e tjera janë përgatitur dhe pritet të hidhen për konsultim së shpejti.

Megjithëse ligji i ri ende nuk është i zbatueshëm, miratimi i tij ka sjellë rritje të interesit të investitorëve për tregun e shërbimeve të pagesave. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë licencoi katër institucione të reja financiare të parasë elektronike, përkatësisht Paysera Albania, eReja, RPay dhe Soft& Solution, që i shtohen institucioneve të licencuara ekzistuese, Union Financiar Tiranë, Posta Shqiptare dhe EasyPay. Së shpejti, pritet të licencohet edhe institucioni i tetë financiar i parasë elektronike, IutePay./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore banka e shqipërisë banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës