Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë rrugën! Kryeplaku i fshatit: Po negociojmë
3 Maj 2022, 07:55Nga DOSJA
TIRANË– Banorët e Rinasit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar bllokimin e lëvizjes drejt aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. 260 shtëpi preken nga bllokimi i rrugës, por sipas kryeplakut të fshatit, Sabah Muja ka një zgjidhje që po konsiderohet nga autoritetet.
Sipas tij, po diskutohet që të lejohet kalimi për banorët e zonës nga fshati Ahmetaq deri tek aeroporti i Rinasit, por ende nuk ka një vendim final lidhur me këtë premtim. Ndërkohë që sot, në mbështetje të banorëve ka qenë edhe deputetja e zonës, nga radhët e Partisë Demokratike Andia Ulliri, e cila pretendon se banorëve u janë cënuar të drejtat e njeriut. Madje ka qenë në mesin e qytetarëve, ku ka nisur edhe përplasja e banorëve me efektivët e Policisë së Shtetit dhe FNSH-të që shkaun në zonës.
Pse protestojnë banorët?
ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport, ndërsa banorët e zonës që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk do të mund që të përdorin rrugën. Ata duhet të shkojnë deri tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës. Ky vendim është marrë për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
TIRANË– Kreu i Autoritetin Rrugor Shqiptar, Evis Berberi në një deklaratë për mediat tha se ato kanë bërë zgjedhjen e duhur. Berberi tha se mbas sezo...
GREQI– Shqiptari i cili akuzohet për keqtrajtim kafshësh në Agios Georgios Lichadas, kërkon të dalë nga burgu. Ai rrezikon burgim deri në 5 vite, raporton...
TIRANË- Greqia duke filluar nga data 1 Maj ka hequr të gjitha masat anti-Covid edhe për ushëtarët nga Shqipëria.Vendi fqinj ka vendosur që të gjithë qyteta...
TIRANË– Ditën e nesërme, Partia Socialiste mbledh Kryesinë. Mbledhja do të bëhet gjatë pasdites, por ende nuk është caktuar një orar zyrtar, mësohet ...
TIRANË– Një tjetër autobus i linjave urbane ka shfaqur probleme në Tiranë, pas dy aksidenteve të ndodhur së fundmi. Në një foto të publikuar shihet s...
TIRANË– Përplasje mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe banorëve të zonës së Rinasit. Teksa banorët kanë më shumë se 1 orë që protestojnë, rruga ...
ELBASAN– Kanë nisur hetimet për abuzimet e kryera në investimet publike në Elbasan. Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet të cilat janë në faze verifikimi...