LIVE UPDATES
Politike

Basha me ironi: Vaksinat në Shqipëri i solli Nusreti, presim mos na sjellin edhe ndonjë tjetër nga Ndrangheta

23 Janar 2021, 17:38 Nga DOSJA
Basha me ironi: Vaksinat në Shqipëri i solli Nusreti, presim mos na

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se në Shqipëri nuk ka dhe nuk do të ketë vaksina për të gjithë qytetarët e vendit.

I ftuar në “News 24”, Basha tha me ironi se ato doza vaksinash që erdhën i ka sjellë “Nusreti” në Shqipëri dhe se tashmë ka mbetur të presim kur të na sjëll Ndrangheta ndonjë tjetër.

 Pjesë nga biseda

Nisida Tufa: Flasim për pandeminë tani dhe për pjesën e vaksinës që ka pasur edhe, le të themi, sekretet e veta për mënyrën se si është siguruar. Kryeministri ka folur aq sa ka folur po kështu bashkë me ekipin e tij. Nëse do të ishit ju kryeministër, zoti Basha, çfarë do të bënit më shumë në këtë situatë?

Lulzim Basha: Atë që kam thënë që prej Korrikut

Nisida Tufa: Përveçse vaksinës që tashmë në fakt është në Shqipëri

Lulzim Basha: Çfarë? Ku është vaksina?

Nisida Tufa: Ka nisur të aplikohet edhe pse jo në qytetarë por ama mbërriti në Shqipëri

Lulzim Basha: Ku është ? Ku është? Nisida të lutem ku është vaksina t’ia tregojmë qytetarëve ku është vaksina? Ku është vaksina? Ku është ma trego, ku janë vaksinat?

Nisida Tufa: I kemi parë pra.

Lulzim Basha: Po ku janë tani, në këtë moment që flasim? Ka vaksina në Shqipëri? Të paktën nga ajo që media publikoi duket që nuk ka dhe nuk do të ketë përveçse për 10 mijë apo 20 mijë shqiptarë nga 3 milion shqiptarë, nuk do të ketë deri në Korrik, Gusht nuk do të ketë vaksina. Është kështu apo jo? Unë këtë pashë nga ajo që publikoi media se pjesën tjetër na I mban sekret. Është kështu Nisida apo jo? Kjo është e vërteta. Tani të vijmë tek përgjigja e pyetjes që bëre, që prej Korrikut I kam kërkuar 2 gjëra: Merr masa për vaksinimin kundër gripit sezonal, sepse mbivendosja e gripit sezonal me koronavirusin do të shkaktojë shumë më shumë probleme shëndeti dhe jete. E dyta merr masa për vaksinën. Merr masa për vaksinën si çdo vend tjetër. Çfarë bëri? Shkoi në udhëtim ku u kap dyqaneve luksoze të Neë York-ut dhe një fotografi në një muze me një drejtues të një kompanie farmaceutike. A thua se shkoi te blinte këpucë dhe të sillte këpucë për shqiptarët. Jo, bleu këpucë për vete por vaksina nuk solli. Dhe vaksina nuk ka. Pse?! Sepse Edi Rama prej ditës së parë…

Nisida Tufa: Mirë, me aq doza sa kanë mbërritur Z.Basha vendet e tjera nuk e kanë parë ende vaksinën. A nuk është një bonus ky që mbërrin vaksina në Shqipëri ?

Lulzim Basha: Po ku ka mbërritur vaksina në Shqipëri, këtë më thoni.

Nisida Tufa: Ka vende të Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbërritur.

Lulzim Basha: Ku ka mbërritur vaksina në Shqipëri?

Nisida Tufa: Po mirë pra, ne pamë në stadiumin ku aplikuan dozat nga 60 çdo ditë.

Lulzim Basha: E di ku mbërriti vaksina në Shqipëri ? E di kush e çoi vaksinën në Shqipëri?

Nisida Tufa: Po?

Lulzim Basha: Nusreti e çoi vaksinën në Shqipëri. Ajo është vaksinë kontrabandë për të fshehur skandalin e Nusretit, ku ishin shtruar dhe po hanin biftekun 1000$ ministrat e Edi Ramës. Prit se mos na sjellin edhe ndonjë vaksinë tjetër nga Ndragheta tani, se ka plasur skandali i Ndraghetas. Me siguri do sjellin 500 apo 1000 vaksina të tjera. Edi Rama ka dështuar me pandeminë. Pandemia është një problem global por është mënyra sesi qeveria përballet. Pse them ka dështuar ?! Paketa me e ulët ekonomikë, nuk krahasohet me Kosovën. Sa mijëra familje janë sot tërësisht të falimentuara, janë zhytur në borxh për paratë që kanë paguar për ilaçet për të afërmit. Edi Rama ka dështuar me pandeminë sepse nuk bëri minimumin që prapë se prapë diçka mund t’i kishte kursyer jetëve të shqiptarëve, vaksinën e gripit. A e mban mend Nisida kur tha se do të sjell dyqind mijë vaksina gripi, mbani mend ju ?! Ku janë dyqind mijë vaksinat e gripit normal, ku janë ?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha shqiperia nis vaksinimin edi rama lulzim basha shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll
Politike 23 Janar 2021, 17:12

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka deklaruar se nuk dëshiron të harxhjë më asnjë second me kryeministrin Edi Rama dhe me taktikat...

Politike 23 Janar 2021, 16:29

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka quajtur kryebashkiakun Erion Veliaj, shërbëtor të organizatës mafioze Ndragheta...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet