LIVE UPDATES
Politike

Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha i prerë: Propagandë e dëshpëruar e Ramës, 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit

23 Janar 2021, 17:21 Nga DOSJA
Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha i prerë: Propagandë e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar se pas zgjedhjeve të 25 prillit do të bëjë një koalicion me Partinë Socialiste. I ftuar në “Neës24”, i pyetur në lidhje me zërat që qarkullojnë, Basha e mohoi kategorikisht se mund të ndodhë diçka e tillë.

Basha u shpreh se kjo gjë është një propagandë e lodhur e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, tregon se sa të dëshpëruar, me qëllim për të motivuar bazën e pamotivuar socialiste e që ndihet po kaq e tradhtuar si shumica dërmuese e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim

Pjesë nga biseda

Nisida Tufa: Zoti Basha, është lakuar shumë, ka zëra për një koalicion të madh pas zgjedhjeve, Partia Socialiste, Partia Demokratike, cili është komenti juaj në lidhje me këtë?

Lulzim Basha: Kjo është propagandë e Partisë Socialiste e që tregon, e Edi Ramës, që tregon se sa të dëshpëruar, me qëllim për të motivuar bazën e pamotivuar socialiste e që ndihet po kaq e tradhtuar si shumica dërmuese e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. Shikoni, kur shohin 80% apo 82% apo 85%, varësisht nga sondazhet e ndryshme që botohen dhe që duan ndryshimin, padiskutim në këtë përqindje të madhe ka dhe shumë socialistë, të cilët janë të neveritur jo thjeshtë sepse janë lënë jashtë tepsisë së pushtetit, por sepse partia tek e cila kanë besuar dhe kanë investuar apo më mirë të themi kupola e kësaj partie ka braktisur vendin, ka braktisur shqiptarët. Dhe në këtë mënyrë ka vështirësuar shanset dhe mundësitë edhe për ta dhe për familjet e tyre.

Pra, është fare e qartë se shumica dërmuese e shqiptarëve duan ndryshim dhe këtu përfshihen edhe socialistët e thjeshtë. Tani më thoni, një kryeministër i dështuar si ky, i cili nuk arrin dot të përmend një sukses në 8 vite, i cili ka frikë ta pyesësh ku i ke 300 mijë vendet e punës dhe ndërron temën apo tregon letra fallco formalizimi. I cili ta pyesësh ku e ke shëndetësinë falas, rekordi i vetëm është Tirja apo ai skandali tjetër i vjedhjes të kartave të kreditit, ndërkohë që shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë nga xhepat e tyre sesa shumica e vendeve të tjera të rajonit. Ta pyesësh ku i ke legalizimet falas, ke vetëm fatkeqësi të tilla si shembje të paligjshme të banesave, ke qindra e mijëra njerëz të cilët paguajnë ryshfetet të majme dhe prapë nuk ja dalin dot të marrin çertifikatën e legalizimit. Por dështimet më të mëdha janë ato me të cilat përballet shqiptari dhe shqiptarja dhe familjet shqiptare përditë. 97% tha nuk do të paguajnë taksa. Duke nisur nga ju këtu në studio paguani shumë më shumë taksa se sa para se të vinte Edi Rama në pushtet. Çmimet do të ulen për shportën ushqimore. 40% më shumë bëjnë gjërat baze, buka, sheqeri, vaji, gjërat bazë për shqiptarët. Këto janë punët e Edi Ramës, këto janë arritjet e Edi Ramës dhe në këto kushte pa pikë diskutimi vjen në këtë fushatë pa një bilanc në fakt me një bilanc të tmerrshëm negativ dhe me çfarë narrativi do të vijë? Me çfarë premtimesh pasi ke premtuar 2 herë dhe s’ke bërë asnjë gjë? Pikërisht në këtë kuadër dua ta lexoni edhe propagandën e përsëritur.

Nisida Tufa: Pra nuk ka gjasa që të ndodhë një koalicion?

Lulzim Basha: Në mënyrën më absolute 25 Prilli do të jetë ditë e një ndryshimi të madh dhe ky është verdikt, kjo është aspiratë e shumicës dërmuese të shqiptarëve. Sfida jonë është që këtij ndryshimi të madh, këtij votëbesimi të madh që do të derdhet në kutitë e votimit në 25 Prill ti paraprijmë me një program që jo vetëm të realizojë ndryshimin por të tejkalojë pritshmëritë e çdo shqiptari. Dhe për këtë punoj sot unë. Sot që jemi këtu të ulur ne kemi vendosur lidhje me korporatat më të fuqishme Europiane dhe Amerikane për të shpalosur programin tonë, për ti thënë shiko mendojeni edhe një herë, atë fabrikë mos e ço në Mal të Zi apo në Maqedoni sepse këtu do të keni këtë paketë. Paketë fiskale, paketë infrastrukture, paketë trajnimi për rininë, ku qeveria shqiptare nesër nuk do t’ia japi lekët 4-5 oligarkëve për të bërë gjoja punë, por do të shpenzojë pikërisht për të sjellë këta investitorë të huaj, për të trajnuar krahun punëtor, për të trajnuar rininë shqiptare që të fillojë të punojë në Shqipëri me paga dinjitoze.

Nisida Tufa: Pra nuk do të ketë më oligarkë zoti Basha?

Lulzim Basha: Ky është fillimi, ky është fillimi i atij objektivi që kam shpallur shtresa e mesme. Çfarë do të thotë shtresë e mesme? Për mua do të thotë që të ardhurat të arrijnë të paktën në 1 milion lekë të vjetra në muaj. Dhe këto janë të ardhura që sot i marrin edhe qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ku këto investime shkojnë në Maqedoninë e Veriut ndërsa këtu 10 herë më pak në 8 vite, dhe ato që kanë qenë po largohen. Pse? Sepse gjithçka është në duart e një grushti njerëzish. Për shembull, po marr një shembull fare konkret, një nga investitorët më serioz në fushën e porteve është porti i Hamburgut. U largua nga porti i Durrësit për një marrveshje që akoma nuk e dimë çfarë është po ka të njëjtën aromë si ajo e para zgjedhjeve të 2017 ku u tha që do vihen e do bëhen kulla, e do hapen 250 mijë vende pune në Tiranë. Sa vende pune në Tiranë u hapën pas këtij premtimi? E se e keqja kur bëhen kaq shumë premtime e shpërthejnë kaq shumë skandale e keqja është që njerëzit harrojnë. Le tua kujtojmë pak shqiptarëve, në 2017-ën erdhën dhe thanë do bëjmë një kullë haptoëer, do hapen mijëra vende pune. Ku është kulla? Ku janë vendet e punës? Nuk ka, e njëjta gjë po ndodh sot me gënjeshtrat që po bëjnë për portin e Durrësit, ndërkohë që investitorët seriozë po përzihen nga vendi, kësaj do ti japim fund dhe kjo është plotësisht e mundur, me një qeveri që vendos njerëzit të parët dhe jo xhepat e vet

Nisida Tufa: Eksperienca ka treguar se zgjedhjet gjithmonë kontestohen zoti Basha. Do ta pranonit rezultatin cilido qoftë ai për 25 prillin?

Lulzim Basha: Më 25 prill do të ketë vetëm një rezultat, do të ketë një plebishit popullor për të larguar të keqen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 23 Janar 2021, 17:12

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka deklaruar se nuk dëshiron të harxhjë më asnjë second me kryeministrin Edi Rama dhe me taktikat...

Politike 23 Janar 2021, 16:29

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka quajtur kryebashkiakun Erion Veliaj, shërbëtor të organizatës mafioze Ndragheta...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën