LIVE UPDATES
Politike

Basha surprizohet nga aktivistët e Teatrit Kombëtar, merr dhuratë maketin, Robert Budina: Mbajeni në zyrë për të realizua

9 Prill 2021, 12:44 Nga DOSJA
Basha surprizohet nga aktivistët e Teatrit Kombëtar, merr dhuratë

TIRANË– Lulzim Basha ka marrë ditën e sotme një dhuratë nga aktivistët e Teatrit Kombëtar. Ai është surprizuar me një maket të godinës e cila u shemb.

Dhurata është prezantuar nga regjisori Robert Budina i cili i ka kërkuar Bashës ta mbajë në zyrë maketin për të realizuar qëllimin e përbashkët.


”Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës. Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. NE u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës. Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtutë ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Europës. Ju uroj ta mbani në zyrë.’- tha Budina.

I suprizuar nga kjo dhuratë Basha falenderoi regjisorin Budina dhe u shpreh se ky është një simbol i cili ngacmon memorien e të gjithë artistëve duke rikujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se Partia Demokratike do të jetë një qeveri e dijes, e artit dhe e kulturës, duke u zotuar se do të investojë në zhvillimin e tyre.

Fjala e plotë:

Faleminderit nga zemra! Zoti Budina, në emër të të gjithë artistëve qëndrestarëve, mbrojtësve të Teatrit Kombëtar, për këtë dhuratë të çmuar! Evokon dhimbje kur e shoh dhe jam i bindur që evokon dhimbje të gjithë qëndrestarëve. Por mbi të gjithë, evokon përgjegjësi, shpresë dhe besim. Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë të qytetit tonë, e kryeqytetit të shqiptarëve, ky monument i gjallë i brezave të tërë, të brezave të kulturës. Me të vërtetë u shemb pabesisht përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit dhe të kulturës, të simpatizantëve dhe mbështetësve të artit dhe të kulturës dhe të opozitës, të Partisë Demokratike që është krenare ndër shumë beteja që ka qenë në krahun tuaj në atë betejë. Por ata që e shembën, bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbaroi. Bëjnë gabimin e tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim. Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot, se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe i përnatshëm deri sa teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte. Sikundër dua t’ju them atyre që u vërsulën mbi këtë vepër dhe mbi artistët brenda dhe rreth kësaj vepre, nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë të gjithsecilit që mori pjesë në atë krim, nga urdhëruesi, tek zbatuesit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Të dyja janë dimensione të bashkëjetesës europiane, edhe nderimi për artin, për kulturën, për trashëgiminë kulturore, edhe fundi i kulturës së pandëshkueshmërisë.

Faleminderit nga zemra për këtë dhuratë të çmuar! Faleminderit profesor Budina! Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme! Natyrisht, të flasësh pas jush është edhe një sfidë e madhe. Shumë u tha në këtë sheh sot dhe mua nuk më ka mbetur gjë tjetër veçse të nënvizoj edhe një herë qartë dhe prerë atë që më kërkuat në fund të fjalës tuaj: vullnetin e palëkundur, timin dhe të qeverisë së ardhshme, për të bërë realitet të gjitha zotimet tona. Zotimet e marrëveshjes me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe zotimet e programit tonë për artin dhe kulturën. Të dashur miq, vij këtu me peshën e rëndë të përgjegjësisë që këto zotime sjellin një peshë të dyfishtë, që sjell vetëdija se jam kryetari i një force politike që lindi nga elita e mendjes dhe e shpirtit të këtij kombi. Nga studentët, nga pedagogët, nga intelektualët, nga artistët një pjesë e të cilëve kam kënaqësinë t’i shoh sot përsëri në vijën e parë në kuptimin figurativ dhe fizik të fjalës. Për mua kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Do të ishte e tillë edhe në kushtet ku Shqipëria e 2021-it do të kishte qenë Shqipëria e ëndrrave tona të 90-ës, 91-shit apo 92-shit. Është e dyfishtë tani që ndodhemi në një udhëkryq të rrezikshëm. Tani që një perde e hekurt po bie, që po i ndan përsëri shoqëritë në të lira dhe në të robëruara, në ato që garantojnë rotacion, normalitet, pozitivitet dhe ato që garantojnë shkatërrimin e gjithçkaje për hir të një sundimtari dhe të një grushti njerëzish. Kjo perde e hekurt e cila po përvijohet jo thjesht gjeostrategjikisht si lindje dhe perëndim por edhe brenda shoqërive, kërcënon si asnjëherë tjetër Shqipërinë. Ndaj, zgjedhjet e 25 prillit janë vendimtare, ndoshta më vendimtaret prej atyre që na ndanë nga diktatura në vitin 1992. Këto ditë ne po luftojmë për të ardhmen e Shqipërisë. Janë, pra, zgjedhjet më të rëndësishme në historinë 30-vjeçare. Në këto zgjedhje ngrihet vetëm një pyetje, një pyetje e vetme: do të vazhdojmë në këtë rrugë, në këtë rrugë 8-vjeçare të shkatërrimit, të nënshtrimit, të largimit nga Europa , të kolapsit ekonomik, shpirtëror, ekonomik dhe të gjithanshëm të shoqërisë apo do të zgjedhim ndryshimin, do të zgjedhim një të ardhme më gjë mirë duke u bërë pjesë e Bashkimit Europian, një arritje që do të prekë dhe do të përmirësojë jetët e të gjithë shqiptarëve? Kjo është pyetja e vetme që shtrohet në këto zgjedhje. Sot flasim për artin dhe kulturën tonë. Për artin tonë kombëtar, për artistët tanë. Si çdo fushë tjetër, janë bërë hapa pas në këto 8 vite. Kryeministri në ikje i cili ka dështuar të bëj ndonjë gjë ashtu si duhet, këtu ka kryer një krim monstruoz, e ka shembur teatrin tonë kombëtar. Për 8 vite ai e ka goditur rëndë buxhetin e artit dhe kulturës shqiptare. Pa kulturë dhe pa art, Shqipëria nuk ka ëndrra. Rinia nuk ka ëndrra. Shqipëria nuk ka shpresë. Rinia nuk ka të ardhme. Kjo është Shqipëria e 8 viteve të fundit! Një vend pa vizion, pa shpresë dhe pa një rrugëdalje. Ёshtë pikërisht kjo që ne duam të ndryshojmë. Ёshtë pikërisht kjo që ne duhet të ndryshojmë! Ёshtë pikërisht kjo që ne të gjithë së bashku do të ndryshojmë me 25 prill. Ndaj, këto zgjedhje ne do t’i fitojmë dhe do të sjellim një të ardhme më të mirë për vendin, për të gjithë qytetarët shqiptarë. Një të ardhme më të mirë në çdo fushë. Në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në industri e bujqësi, në art dhe në kulturë. Ne kemi një vend të mrekullueshëm, Zoti na ka bekuar me të. Me bukurinë mahnitëse, me njerëz jashtëzakonisht të talentuar. Vendi ynë ka po kështu një histori të lashtë dhe të mrekullueshme që na bën krenar. Nuk ka asnjë arsye se pse Shqipëria të mos bëhet një nga vendet lider në botë për artin dhe kulturën. Në veçanti në këtë dekadë ku shqiptarët janë bërë lider në botë për artin dhe kulturën, por ama fatkeqësisht vetëm kur largohen nga vatra e tyre. Për të arritur këtë, unë jam i vetëdijshëm se një nga faktorët kryesor është që Shqipëria të ketë një qeveri e cila kujdeset për qytetarët e saj dhe të ardhmen e saj jo një qeveri që kujdeset për një grusht njerëzish dhe për fatet e saj. Unë dhe Partia Demokratike zotohemi solemnisht të rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Ne angazhohemi ta bëjmë artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm si një e drejtë themelore e njeriut por dhe si një faktor themelor për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante, më gjithëpërfshirëse. Kur flas për artin dhe kulturën e kam fjalën për gjithë fushat, nga letërsia, botimi, bibliotekat, tek muzika, tek opera, tek baleti, tek teatri dhe tek kinematografia, tek rrjeti i muzeve dhe trashëgimia historike dhe kulturore, tek artet vizuale, piktura, skulptura, pra, në çdo fushë të artit. Piketat kryesore që ju dëgjuat sot janë angazhime konkrete që merren pas një konsultimi të detajuar me njerëzit e artit dhe kulturës, me artistët shqiptarë dhe ekspertët e administrimit të artit dhe kulturës, të cilët për fat të mirë Shqipëria i ka dhe i ka të niveleve më të mira europiane dhe botërore. Që nga financat, pra, financat në kuptimin e drejtpërdrejtë të financimit nga buxheti i shtetit për të cilat angazhimi i programit tonë është i qartë: arritja e menjëhershme e nivelit të financimeve të vendeve të rajonit për artin dhe kulturë, tek defiskalizimi apo thënë më qartë tek zbritja nga shpenzimet e të gjithë atyre sipërmarrësve, të cilët marrin për sipër sigurisht sipas parimeve të transparencës dhe normave europiane, të financojnë dhe sponsorizojnë artin, kulturën dhe sportin shqiptar. Pavarësia e plotë e institucioneve të artit dhe të kulturës, statusi i mbi 20 mijë individëve, artistëve shqiptarë dhe njerëzve që merren me artin dhe kulturën dhe aksesi, pra, bërja e aksesueshme për publikun në tërësi e në veçanti. Një angazhim i cili ndoshta nuk u potencua sepse ndërthuret me platformën tonë të arsimit, por që nuk ka vend më të mirë jo vetëm për ta shpallur, por dhe për të kërkuar ndihmën tuaj, të elitës artistike të këtij vendi. Arti dhe kultura nisin në djep, nisin që fëmijë e ndaj duhet të kemi një sistem arsimor, e kam fjalën në veçanti për sistemin parauniversitar ku arti dhe kultura, pra, shpirti i fëmijëve, i vogëlushëve, i rinisë shqiptare të ketë mundësinë të edukohen me artin dhe kulturën jo në mënyrë spontanë as vetëm për shkak të prirjes, rastësisë, providencës, apo përkatësisë në një familje artistësh por në mënyrë sistematike duke bërë të mundur që përmes zgjatjes së orarit mësimor deri në orarin 16 nisi si një qëllim social që fëmijët e shqiptarëve të mos enden rrugëve ndërkohë që prindërit janë në punë. Gjatë kësaj periudhe ne të organizojmë resurset e nevojshme financiare për disa fusha që do të kenë të bëjnë me trupin, me mendjen dhe shpirtin e brezave të ardhshëm të shqiptarëve. Pra, me edukimin artistik në muzikë, në letërsi, në fusha të tjera të artit që do të kërkojë angazhimin e drejtpërdrejtë të artistëve shqiptarë dhe trajnimin dhe ritrajnimin e arsimtarëve tanë që arti dhe kultura të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve. Në sistemin parashkollor nga klasa e parë, pse jo që nga kopshti, klasa e parë e deri në fund të gjimnazit të kenë mundësinë përmes këtij sistemi, të ndjejnë, përvetësojnë dhe të bëjnë pjesë të shpirtit të tyre tiparet e artit dhe të kulturës që do t’i bëjnë ata qytetarë më të mirë, më të devotshëm, më tolerantë dhe do të rrisin nivelin e artit dhe të kulturës në vendin tonë. Këto janë, pra, 5 piketat kryesore. Por tani dua t’i bashkohem asaj që tha zoti Budina dhe që është themelore në misionin që Partia Demokratike dhe unë kemi marrë përsipër para shqiptarëve. Ne angazhohemi të ridimensionojmë rolin e integrimit kulturor në Bashkimin Europian duke promovuar fuqishëm vlerat tona identitare të trashëgimisë tonë kulturore, kreativitetin dhe kulturën dinamike përmes një bashkëpunimi kulturor kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke përfshirë diplomacinë kulturore si përqasja më e mirë, si përqasja më dinjitoze ndaj realizimit të objektivit tonë, për anëtarësimin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Bashkimin Europian. Një qeveri e ekonomisë, siç do të jetë qeveria e ardhshme që do të zgjidhni në 25 prill. Por jo vetëm kaq, do të jemi një qeveri e dijes, një qeveri e artit dhe e kulturës. Zotohem para jush se me ndihmën tuaj, me angazhimin shpirtëror që sjell kujtesa e pashlyeshme e qëndresës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në të gjitha dimensionet e saj, që nga artistët më të shquar të kombit deri te qytetarët më të thjeshtë të kryeqytetit dhe atyre që vinin nga qytetet e tjera. Zotohem se edhe unë do të jem jo vetëm një kryeministër i ekonomisë por edhe një kryeministër i dijes, i artit dhe i kulturës në krahun tuaj dhe me ju në të gjitha sfidat dhe mundësitë që kemi përpara. Sepse kur kujdesemi për kulturën tonë, kujdesemi për të ardhmen tonë. Sepse një komb pa kulturë dhe pa art, është një komb pa të ardhme. Faleminderit për praninë tuaj, për kontributin tuaj dhe ju bëj thirrje ju dhe gjithë shqiptarëve, gjithë bashkëqytetarëve tanë kudo ku janë: zgjidhni rrugën tonë, votoni për ndryshimin! Dita po vjen, ora po vjen që të gjithë së bashku si një komb, si një shoqëri, të zgjedhim ndryshimin dhe ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç duam, siç e ëndërrojmë, si gjithë Europa! Ju faleminderit nga zemra!

 

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion