LIVE UPDATES
Politike

Basha: Vullnetarët shëtitës u përdorën më 8 janar si mish për top për një gënjeshtër

19 Janar 2022, 14:14 Nga DOSJA
Basha: Vullnetarët shëtitës u përdorën më 8 janar

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në një intervistë për ‘Ora News’ u shpreh se ata 10 apo 15 vullnetarë shitës, sikurse i quajti ai, shumë shpejt do të sqarohen se po përdoren siç u përdorën më 8 janar si mish për top për një gënjeshtër.

Sipas Bashës, shumica dërrmuese e demokratëve e kanë refuzuar gënjeshtrën e Sali Berishës që u pompua për hallin e tij personal gjoja sikur ishte në interes të demokratëve.

Ai shtoi më tej se, 8 janari ishe vija ndarëse, ishte vija e kuqe sepse demokratët nuk e pranojnë dhunën. Në shtëpinë tonë kurrë dhuna nuk do të ketë vend si mekanizëm për t’ju imponuar tjetrit.

Pyetje: Në ditët e fundit të kemi parë aktiv për sa i përket takimit me bazën por nga ana tjetër kemi parë edhe përballë disa prej protestuesve të cilët janë në kundërshtim me ju. Si e keni përjetuar këtë situatë dhe si po e gjeni realisht terrenin?

Lulzim Basha: Realisht e kam përjetuar shumë mirë takimin me demokratët sepse prej kohësh zhvillimet e imponuara nga Sali Berisha kanë penguar edhe punën normale, edhe kontaktin me njerëzit, edhe kontaktin me demokratët sikundër kanë penguar betejën tonë me regjimin e Edi Ramës. Ne megjithatë siç e keni parë nuk kemi rreshtuar asnjë ditë, asnjë natë këto 4 muaj e gjysmë që nga konstituimi i parlamentit me 9 shtator me ato që u kemi premtuar dhe jemi zotuar para shqiptarëve, opozitën e përditshme, ballore, pa kompromis kundër Edi Ramës dhe  arbitraritetit dhe dhunës së tij ndaj qytetarëve. E patë sot edhe me ngjarjet e Tiranës tek ‘5 Maji’ ku deputetët tanë ishin në krah të banorëve që po dhunohen në banesat e tyre. Por po kështu po shtyjmë përpara agjendën që jep një zgjidhje afatgjatë problemeve të Shqipërisë, atë të një reforme që përfshin edhe Kushtetutën dhe padiskutim ka në fokus Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore. Për të gjitha këto dhe padiskutim për të gjitha zhvillimet brenda shtëpisë tonë, ky angazhim, ky bashkëbisedim me demokratët është shumë i dobishëm. Ndërsa ana tjetër që ju përmendët një grup njerëzish që lëviz sa në një takim në takimin tjetër për fat të keq u kujton shqiptarëve fillimin e pluralizmit të ashtuquajturit vullnetarë të një tjetër individi që kishte ngritur kultin vetes dhe është përgënjeshtrimi më i mirë që i bën vetvetes. Sepse normalisht nëse e vërteta do të ishte ashtu siç pretendon Sali Berisha atëherë ç’nevojë ka t’i nxjerrësh vullnetarë një deputeti të shkarkuar nga posti i kryetarit dhe që është në kontakt me demokratët për t’i takuar. E vërteta është krejt ndryshe. Shumica dërrmuese e demokratëve e kanë refuzuar gënjeshtrën e Sali Berishës që u pompua për hallin e tij personal gjoja sikur ishte në interes të demokratëve. 8 janari ishe vija ndarëse, ishte vija e kuqe sepse demokratët nuk e pranojnë dhunën. Në shtëpinë tonë kurrë dhuna nuk do të ketë vend si mekanizëm për t’ju imponuar tjetrit. Argumente po, debat po, kundërshtime po, garë po. Kemi pasur, i inkurajoj dhe do t’i kemi. Ndaj  shumica e demokratëve sot janë më të qartë se kurrë dhe janë në këto takime që unë po zhvilloj dhe në takime të tjera që do të zhvilloj. Dhe shumica e atyre 10 apo 15 vullnetarëve shëtitës shumë shpejt do të sqarohen se po përdoren siç u përdorën më 8 janar si një fasadë, si mish për top për një gënjeshtër, për gënjeshtrën që demokratët janë të përçarë. Jo! Demokratët janë të bashkuar me qëllimin për të larguar regjimin e Edi Ramës dhe për t’ju kthyer shqiptarëve shpresën. Dhe unë jam me demokratët dhe do të jem me demokratët deri në fund të kësaj beteje me fitore jo thjesht për PD-në, por për Shqipërinë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha interviste per ora news lulzim basha lulzim basha interviste per ora news

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës