LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkia lë pezull linjën me licencë të furgoneve Prrenjas-Qukës

21 Prill 2022, 20:29 Nga DOSJA
Bashkia lë pezull linjën me licencë të furgoneve

PRRENJAS- Në 18 Mars, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë në Prrenjas. Feredin Kampula bleu disa furgonë, licenca e të cilëve ishte aktive deri në vitin 2024. Por ai hasi probleme nga Bashkia e Prrenjasit. Feredini tha se kishte blerë 4 furgonët e linjës Prrenjas- Qukës. Në bashki i thanë fillimisht, se ishte një shoqëri tjetër, që i kërkonte. Më pas i thanë, se kishte ankesa nga kompani të tjera, që i ndërhynte në linjat e tyre.

18 Mars 2022:

Denoncuesi: Para një muaji e gjysëm blej këta furgonat që janë këtu, ia blej njërin nga këta që e kishte me linjën Qukës-Prrenjas, licenca i mbaron në 2024-ën, është aktive. Shkoj tek bashkia, biem dakord. Ai e mbyll për ta marrë unë. Ramë dakord dhe ato zonjat aty, drejtoreshat sidomos thanë që ti do ta marrësh se po e lë ky. Pas 3-4 ditësh më njoftojnë në telefon, hajde këtu se na ka dalë një problem. Shkoj dhe iu them se çfarë është. Më tha që ka hyrë një firmë tjetër “Art travel” që ka dy mjete i ka futur këtu dhe ta merr për arsye se i ka të 2011-ës. Moj zonjë i thashë, unë e kam të 2019 nuk mund të m’i marrë sepse është më i ri mjeti im. Po, tha por ai ta merr. Dje e futën në këshill për ta djegur fare si linjë. Nuk e miratuan anëtarët e këshillit për arsye se banorët e gjithë Qukësit më dhanë firmat dhe unë i çova në bashki.

Gazetarja: Keni dhe kërkesat e banorëve. Pse nuk merren parasysh kërkesat e banorëve për ta patur?

Drejtoresha: Po do merren parasysh dhe kërkesat e banorëve dhe ankesat. Në këto kushte, nuk mund të vendosim se nuk duam që të krijojmë konflikt. Linjat e tjera pretendojnë, se ky iu ndërhyn në linjën e tyre, të operatorëve të tjerë.

Gazetarja: Po nuk ndërhyn në të vërtetë dhe ju e dini shumë mirë, që nuk ndërhyn.

Drejtoresha: Ndërhyn, ndërhyn. Se kot nuk i bëjnë këto.

Herën e kaluar, u tha se është këshilli bashkiak ai që vendos nëse Z.Feredin do të marrë licencën. Për fatin e licencës së furgonëve u la të vendosej në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në 31 Mars.

Kryetarja e Këshillit: Jemi në pikën e fundit të rendit të ditës, për shqyrtimin e linjës Qukës-Prrenjas, të ankesave të paraqitura nga operatorët.

Anëtari: Unë jam pjesë e interesit. Jam drejtor shkolle në Qukës-Shkumbin edhe mua më intereson që linja të ekzistojë. Qukës-Shkumbin ku jam unë, të lutem, ka 2400 banorë dhe s’ka linjë. Dhe çfarë ka ndodhur?! Edhe me ndihmën e bashkisë edhe me ju ose me Samiun, që ka qenë para, është lënë linja për Menik se kisha nxënësit e mi nga Kunji dhe Meniku dhe mua m’u shkëput në Janar. Mua më vijnë sot nxënësit në këmbë. Mua më intereson të kem linjën jo vetëm për veten time, por edhe për ata fëmijë që bëjnë 6 km vajtje, 6 km ardhje,12 km, 3 orë rrugë në mëngjes, 2 orë e gjysmë po e jap më të saktë, 5 orë në ditë. Ne e kemi miratuar si linjë. Ne e kemi bërë detyrën tonë si këshilltarë. Tani qënka puna tek ju si punonjës që ju ta nxirrni prap në ankand a si e nxirrni në vend të lirë, për pjesën e arsimit. Pjesa e arsimit e specifikuar.

Drejtoresha: Ka qenë e specifikuar. Është linjë e specializuar. E ka patur zoti Sami Gjymenga. E pati licencën 1-vjeçare deri në 2020, më pas nuk e rinovoi, punë për të.

Anëtari 2: Unë nuk jam me atë që të hiqet linja, sepse unë po e shoh në momentin që janë larguar linjat, në Qukës atje ku rri unë, e ka mirë ai se është drejtor shkolle, ikim me makina të rastit.

Anëtari: Ne si këshill jemi mbledhur vetëm për miratimin e linjave. Operatorët i zgjedh zyra përkatëse. Për problematikat që kanë, nuk kemi në të drejtë t’ua zgjidhim. I kam këto ankesat që bëjnë të dyja palët, sepse zyra ka kompetencat, të ngrejë grupet.

Anëtari 3: Këshilli Bashkiak bazuar në ligjin për transportin rrugor me udhëzimet përkatëse dhe aktet e tjera nënligjore, përcakton vetëm linjat dhe oraret sipas nevojës dhe kërkesave të banorëve ose propozimeve të Bashkisë që i vijnë nëpërmjet drejtorisë përkatëse.

Në mbledhjen e këshillit, një prej operatorëve u shpreh se disponon një certifikatë ku tregohet se e ka aktive licencën për linjën Prrenjas-Qukës gjithashtu dhe zotëria prenoi se prej kohësh nuk e donte më këtë linjë.

Operatori: Kur e ka marrë Sami Gjymenga këtë licencë, u duheshin 2 mjete në 2019-ën. Nuk ishte ndonjë linjë për t’u dhënë sepse kjo linjë operohet nga furgonat Prrenjas-Librazh se është rrugë kryesore nuk është rrugë fshati. Kam punuar 1 javë, 10 ditë, 2 javë dhe e pashë që nuk kishte. Do të rrija një orë që të vinte njëri në Qukës të hipte. Nuk ka ndonjë fluks kjo linjë. Kam lëshuar mjetin, dola me humbje se nuk kishte njerëz.

Gazetarja: Po mirë, për çfarë e kërkoni tani linjën? Për çfarë ankoheni për këtë zotërinë nëse nuk ka pasagjerë?

Operatori: Nëse hapet…

Gazetarja: A ka ndonjë licencë që ka qenë aktive më përpara?

Operatori: Nga 2019.

Gazetarja: Pra, e theksojmë që nuk është hapur tani. Ju po kërkoni pikërisht këta pasagjerë që ky zotëria po thotë për t’i mbajtur për bukën e familjes së vet, ashtu si ju për bukën e familjes tuaj, apo jo?

Operatori: Po nuk del se nuk ka shumë lëvizje. Ai nuk e ka, për ta patur e kam unë zonjë, ja ku e kam. Po qe për ta marrë, e marr unë!

Anëtari: Ore, Sami Gjymenga apo X-i mund të shesi mjetin, por jo të shesi licensën. Licenca është pronë e Bashkisë, njësisë vendore. Ti ku ishe si nënkontraktor? Kishte dijeni administrata që Bardho është nënkontraktor para se ta shpallte këtë linjë të lirë?

Operatori: Sami Gjymenga e ka bërë shit-blerjen në Librazh tek noteri dhe nuk më ka njoftuar mua se unë po dorëzoj linjën.

Anëtari: U largove?

Operatori: Punë për mua, nuk kisha leverdi.

Anëtari: Po tani ke leverdi?

Operatori: Po, unë nuk e kam mbyllur. Unë kam paguar taksat në bashki. Më kthe taksat mua atëherë.

Anëtari: Merre Samiun atëherë.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet feredin kampula feredin kampula

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën