LIVE UPDATES
Aktualitet

Shteti dha koncesion kontrollin e pompave të karburantit, investimet miliona euro hidhen…

21 Prill 2022, 20:20 Nga DOSJA
Shteti dha koncesion kontrollin e pompave të karburantit, investimet

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurat e një koncesioni në fushën e karburanteve, koncesion i cili rëndon direkt në xhepat e konsumatorëve. Në datën 21 gusht të vitit 2019, qeveria shqiptare ka dhënë me koncesion verifikimin e pompave të karburantit. Zbatimi i kësaj marrëveshje koncesionare ka filluar në mars të vitit 2020, ndërkohë që titulli i koncesionit është “verifikimi periodik i shpërndarësve të karburantit dhe gazit të lëngshëm”.

Sipas dokumenteve që disponon emisioni “Fiks Fare”, fitues i këtij koncesioni është firma “Noa Inspect”, e cila ka marrë verifikimin e këtyre pompave të karburantit për një periudhë 20 vjeçare si dhe të arkëtojë të ardhurat që vijnë nga mbledhja e tarifës së shërbimit të verifikimit metrologjik. Para marsit të vitit 2020, ky shërbim ofrohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, e cila kishte bërë edhe investimet përkatëse.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan te DPM-ja, ku punonjësit ngritën duart lart, teksa thanë se “shërbimi është dhënë me koncesion”. Sipas tyre, koncesioni ishte dhënë për firmën NOA dhe aktualisht “i gjithë aktiviteti është jashtë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”. “S’ka lidhje me ne, makineritë tona janë tonat. Ai për të ushtruar aktivitetin e vet ka marrë pajisjet e veta. Dmth s’ka marrëveshje me ne” thanë punonjësit.

Por, edhe pas kësaj nisme të qeverisë, kanë filluar problemet e para. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kontrolluar marrëveshjen koncesionare, ku ka gjetur një seri shkeljesh. “Përjashtimi që i bëhet institucionit publik rrezikon t’i bëjë të pakontrollueshëm instrumentet matëse. Shërbimi është deleguar nëpërmjet koncesionimit pa ofruar siguri për t’a monitoruar.

Inspektorit të ISHMT, i është hequr e drejta e bllokimit të instrumentit, kur ky instrument verifikohet nga koncesionari. Ligjvënësi nuk mund të jetë i sigurt, që koncesionari do të bllokojë një instrument, të cilin më përpara e ka verifikuar vetë ai!” thotë KLSH, ndërsa shkruan se koncesionari, edhe nëse nuk mund të kryejë kontrolle periodike, e ka fitimin e sigurt! Por, kjo nuk ndodh për buxhetin e shtetit, pasi kontrata koncesionare nuk parashkon masat që duhet të marrë nëse nuk realizohen të ardhurat!

KLSH shkruan se ka shkelje edhe për monitorimin. “Zyra e Ministrisë ka 3 punonjës, jurist dhe ekonomist. Madje, autorizohen subjekte private të tjera për të kryer shërbime metrologjike. Pra kemi një subjekt privat, të cilit i është dhënë me koncesion shërbimi i verifikimit të matësve si dhe nga ana tjetër subjekte private, të cilave i është dhënë autorizimi për të kryer verifikimin metrologjik” thotë në raport KLSH-ja.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, e cila e ka kryer këtë shërbim para dhënies me koncesion. Madje, kishte bërë edhe investime miliona lekë dhe euro.

DPM-ja kishte blerë 9 autolaboratorë, të cilat shkonin pranë pikave të karburantit dhe masnin sasinë e këtyre pompave. Fiks Fare filmoi automjetet që ndodhen ende në Drejtorinë e Metrologjisë, e cila tha se këto automjete kanë ardhur te kjo drejtori nga vitit 2009 deri në vitin 2020, ndërkohë që vlera e të gjitha automjeteve ka qenë plot 63 milionë lekë.

DPM ka edhe një kamion që mat sasinë e gazit. Ky automjet ka ardhur te Drejtoria e Metrologjisë në vitin 2011. Pra, të 9-të automjetet, ku 6 prej të cilëve janë aktualisht te DPM-ja, kanë ardhur pas vitit 2009, ndërkohë që 3 automjete të tilla, që masin sasinë e karburantit, kanë shkuar te ISHTI (Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial).

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e fundit, ka urdhëruar drejtorinë e Metrologjisë, që këto automjete që masin sasinë e karburantit, të shkojnë te rezervat e shtetit.

Sipas KLSH-së “për kryerjen e këtij shërbimi, përgjatë periudhës 2009-2014 janë investuar 63.975.994 lekë në blerjen e 9 autolaboratorëve dhe pajisjeve të nevojshme (seri enësh standarte volumore çeliku inoks). Janë punësuar 9 specialist metrologë, me një pagë mesatare 61.000 lekë/muaj”.

Në fund, KLSH shkruan se “dhënia me koncesion ka sjellë që, investimet e kryera në DPM në vlerën prej 63.975.994 lekë për blerjen e autolaboratorëve dhe pajisjeve të mos i shërbejnë më qëllimit për të cilin ato janë shpenzuar, duke i bërë jo efektive dhe jo eficiente”.

Metrologjia thotë se, para se të jepej ky koncesion, në të gjithë Shqipërinë kishte mbi 12 mijë pompa karburanti. Sipas tyre, tarifa e shërbimit të verifikimi të një shpërndarësi është 6.000 lekë ose 7.200 lekë me TVSH. Rezulton se në 1 vit, arkëtohej një shumë prej 1.5 milionë euro.

Por, tashmë që e mori privati për 20 vite, e gjithë shuma që pritet të arkëtojnë është plot 30 milionë euro. Por, vetëm për kontrollet periodike. Pasi, nëse do të shtojmë edhe kontrollet e tjera, shuma shkon në plot 60 milionë euro.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan edhe te firma koncesionare “NOA Inspect”, ku punonjësit thanë se “kontrolli bëhet 1 herë në 6 muaj”. Sipas punonjësve, nëse një subjekt hap një pikë karburanti duhet të bëjë regjimin. Pas regjimit është peshëmatja. “Por ti nëse do të hapësh karburantin, normalisht të duhet vërtetimi teknik, që është në kushte teknike. Vërtetimin teknik, siguracionin e lëshojmë neve. Edhe vërtetimin e lëshojmë ne, po të duhet vërtetimi i mëparshëm që të bazohemi ne te ajo. Projekti. Këto ke dhe pastaj sigurisht peshëmatjen.

Peshëmatjen e ke nga NOA Inspect, sepse është koncesion për 20 vite që është marrë nga ne. Peshëmatjen e ke 7.200 lekë siç ka qenë më përpara për pistoletë. 72 mijë lekë (të vjetra). Projektin ti s’do kesh nevojë, siguracioni është diku te 150 mijë lekshi. Kurse vërtetimi është 600 mijë lekë. Kaq janë. Vetëm ne të kontrollojmë pistoletën, nëse të bllokohet, dhe e riparon apo si e riparon dhe pastaj merr kolaudimin. Këto janë” thotë punonjësja.

Por, dy vite pas dhënies me koncesion të këtij shërbimi, ku shteti shqiptar ka humbur miliona euro nga mbledhja e tarifës së kontrollit periodik të pompave të karburantit, ministria e Financave ka marrë një kërkesë nga koncesionari për rritjen e tarifës. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, doli në një konferencë për shtyp dhe pranoi se po shqyrtohet kërkesa e koncesionarit Noa Inspect. Ministrja e Financave tha se po merret një grup teknik i punës. Firma koncesionare ka kërkuar dyfishimin e tarifës së kontrollit të pompave.

Më herët analizuam vetëm kontrollin periodik, ku rezultoi se fitimi nga 12 mijë e 425 pompa ishte plot 30 milionë euro për 20 vite. Ndërkohë, me dyfishim të cmimit, shuma do shkojë në plot 60 milionë euro. Por, vetëm për kontrollon periodik. Pasi, për kontrollet, shuma pritet të shkojë mbi 100 milionë euro! Megjithatë, edhe nëse do të kemi një rritje të çmimit në masën 50 %, sërish fitimet janë shumë herë të larta, pasi shuma do të shkojë në 75 milionë euro!

Pra, koncesionari, vetëm me një invesim prej 600 mijë eurosh, pritet t’i marrë arkave të shtetit një shumë nga 75 deri në 100 milionë euro. Por, shuma mund të rritet. Pasi, ministria e Financave po diskuton edhe ndryshimin sërish të ligjit për metrologjinë, ku përfitues është koncesionari. Aktualisht, kontrolli i depozitave të karburanteve bëhet nga Metrologjia, e cila u merr firmave një shumë prej 72 mijë lekë për 1 vulë.

Me ndryshimin e ligjit, kontrolli dhe vjelja e tarifës pritet t’i kalojë koncesionarit. Por, koncesionari, jo vetëm që do të marrë tarifën e kësaj vule, por po synon që këto vula të vendosen edhe në çdo pompë karburanti.

Pra, nëse aktualisht 1 karburant ka 1 depozitë dhe paguan 7 mijë e 200 lekë, nëse ndryshohet ligji, do të paguajë pesëfish. Shuma do të shkojë në xhepin e koncesionarit. Në fund, ata që preken janë konsumatorët, të cilët për 1 litër karburant apo gaz paguajnë 7 lloje taksash, tarifa koncesionesh dhe TVSH.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ishmt klsh ishmt klsh

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!