6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
NAREWKA – Mes temperaturash shumë të ulëta, qindra emigrantë u mblodhën të martën përreth zjarreve në pyjet përgjatë kufirit Bjellorusi – Poloni. Rrethimet me tela me gjemba dhe rojet kufitare polake ua kanë ndaluar kalimin për në Bashkimin Evropian.
BE-ja u zotua për sanksione të mëtejshme ndaj Bjellorusisë, duke e akuzuar Presidentin Alexander Lukashenko se po përdor “taktika prej gangsterësh” gjatë kësaj periudhe që ka krijuar një ngërç në kufi dhe gjatë të cilit kanë humbur jetën të paktën shtatë emigrantë.
Polonia dhe vendet e tjera anëtare të BE-së e akuzojnë Bjellorusinë se po i inkurajon emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika të kalojnë ilegalisht kufirin për në BE, si formë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura ndaj Minskut për shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Regjimi bjellorus po sulmon kufirin polak, BE-në, në një mënyrë të paprecedentë”, tha Presidenti polak Andrzej Duda gjatë një konference për shtyp në Varshavë. “Kemi aktualisht një kamp emigrantësh që janë bllokuar nga pala bjelloruse. Janë rreth 1 mijë veta atje, shumica djem të rinj. Këto janë veprime agresive që duhet t’i zmbrapsim, në përmbushje të detyrimeve tona si anëtarë të Bashkimit Evropian”.
Gazetarët e agjensisë së lajmeve Reuters panë rojet kufitare polake ndërsa ndalonin një grup emigrantësh kurdë nga Iraku në një pyll në anën polake të kufirit mbasditen e së martës. Ekipet e mjekësisë u dhanë batanije të Kryqit të Kuq disa prej emigrantëve. Një grua e moshuar nuk ecte dot.
OJQ-ja “Grupa Granica” (Grupi i Kufirit) tha se grupi përbëhej nga 16 emigrantë, nëntë prej tyre fëmijë. Ata thanë se grupi në fjalë ishte dërguar mbrapsht katër herë nga rojet kufitare të të dyja vendeve që kur kishin arritur të kalonin kufirin më 24 tetor.
“Kërkoj azil në Poloni”, thuhet në një mesazh të shkruar në anglisht në një copë letër që mbante në dorë një burrë në moshë të mesme.
Kryeministri Mateusz Morawiecki, i cili vizitoi trupat polake të dislokuara në kufi, tha se emigrantët po përdoren nga Bjellorusia në kuadrin e “një lloji të ri lufte, në të cilën njerëzit përdoren si mburoja”.
Qeveria e Lukashenkos, që mbështetet nga Rusia, mohon të ketë orkestruar krizën e emigrantëve dhe fajëson Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për vuajtjet e njerëzve që janë bllokuar në kufi.
Qeveria bjelloruse thirri të martën atasheun ushtarak të Polonisë për të protestuar ndaj atyre që i quan akuza të pabaza për përfshirjen e personelit ushtarak bjellorus në këtë krizë.
Marre nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA– Lojtari i pokerit Dan Bilzerian pretendon se dikush i vodhi orën e tij prej 1 milion dollarësh nga kyçi i dorës gjatë ndeshjes së boksit të s...
Një gjykatëse federale në Shtetet e Bashkuara vendosi që komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton trazirat e 6 janarit në Kongres, mund të ketë qasje në ...
Kompania farmaceutike Moderna tha se ka aplikuar tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, për fëmijët e mosh...
AFRIKA E JUGUT- Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Afrikën e Jugut. News24.com shkruan se një sasi prej 541 kilogram kokainë është grabitur nga stacioni i polic...
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka vendosur që të shtyjë dorëheqjen e tij deri në një kohë të pacaktuar. Fokus.mk shkruan se Bordi Qendror...
BJELLORUSI- Dislokimet ushtarake nga pala polake janë një përpjekje “frikësuese”, ka pohuar presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko në mes të për...
BRUKSEL- Kompania Moderna ka paraqitur një autorizim te Agjencia Evropiane e Barnave për përdorim të vaksinës së saj Covid-19 tek fëmijët e grupmoshës nga 6 der...
SERBI- Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Aida Çoroviç, u ndalua të martën nga policia në Beograd, pasi hodhi vezë në një mural me imaz...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një agjent imobilar akuzohet se pasi ka droguar një çift ka përdhunuar gruan. Fanpage.it shkruan se ...
SLLOVENI – Një modele sllovake, Veronika Rajek, ka thënë se ajo sulmohet rregullisht nga adresa “xheloze” në internet dhe pretendon se jeta është më e vë...