6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian e referoi Poloninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, për shkak të shqetësimeve që lidhen me respektimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjykatësve të Gjykatës Supreme.
“Jam thellësisht e shqetësuar nga veprimet e vazhdueshme që minojnë pavarësinë gjyqësore në Poloni”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova.
Ajo përmendi në mënyrë të veçantë presionin e vazhdueshëm ndaj gjykatësve, pavarësisht vendimeve të mëparshme të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në lidhje me këtë çështje.
Zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Muller, tha se nuk ka “justifikim ligjor ose faktik” për këtë veprim të BE-së dhe shtoi se “rregullimi i çështjeve të gjyqësorit është një fushë ekskluzivisht kombëtare”.
Dhoma disiplinore e Gjykatës Supreme të Polonisë është akuzuar për marrjen e sugjerimeve nga Qeveria e kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki.
Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së, ka shprehur shqetësime për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve, për të ngritur procedime penale kundër tyre.
Dhoma disiplinore vazhdon të funksionojë, pavarësisht nga urdhri i Gjykatës Evropiane të Drejtësië, i lëshuar në prill të vitit të kaluar, për pezullimin e aktiviteteve të saj.
Komisioni Evropian kërkoi të mërkurën nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që të urdhërojë ndalimin e vendimeve të kaluara të dhomës disiplinore, derisa gjykata e BE-së të vendosë përfundimisht për këtë çështje.
Marre nga: REL
(A.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË-Hajzer Duraku ka marrë 5 plumba gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, të cilat, edhe sot i mban në trup.79-vjeçari jeton në fshatin Skëndera...
GJENEVË– Prodhuesit kinezë të vaksinave Sinopharm dhe Sinovac kanë paraqitur të dhëna për vaksinat e tyre COVID-19 duke treguar nivele të efikasitetit që d...
KOSOVË-Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arresuar një person me inicale M.A, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile...
GREQI– Një grua 63-vjeçare nga Ilioni i Greqisë, humbi jetën dje në mesditë rreth 30 minuta pasi u vaksinua me AstraZenecën.Mjeku ligjor, Nikos Kalogria...
SHBA – Nënpresidenti republikan Mike Pence dhe kandidatja demokrate për nënpresidente, Senatorja nga Kalifornia Kamala Harris u përballën të mërkurën në m...
KOSOVË-Policia e Kosovës, ditën e sotme ka kryer një operacion në disa “Call Center”, pas një urdhëri nga Gjykata për të kontrolluar subjekteve për mashtri...
GREQI– Një akuzë tjetër për krimin e përdhunimit është ngritur ndaj ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar Grek, Dimitris Lignadis, i cili tashmë është i arrestuar p...
SHBA– Një djalë është në gjendje kritike pasi prindërit e tij besojnë se ai mori pjesë në një sfidë virale në Tik Tok që inkurajon pjesëmarrësit që të mbajnë fr...
KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka ritheksuar se partia e tij nuk do e votojë Vjosa Osmanin si presidente.Sipas tij, O...
SHBA– Për herë të parë të martën administrata Biden lejoi gazetarët të hyjnë brenda institucionit kryesor të paraburgimit që ndodhet në kufi, duke nxjerrë...