LIVE UPDATES
Bota

BE-ja ripërsërit perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor

6 Shtator 2021, 11:29 Nga DOSJA
BE-ja ripërsërit perspektivën evropiane për Ballkanin

BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të ripërsërisë qëndrimin për “perspektivën evropiane” për Ballkanin Perëndimor, gjatë samitit që do të mbajnë strukturat e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, në fillim të tetorit në Slloveni.

Kështu thuhet në një draft-deklaratë të përgatitur nga blloku evropian, që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, e ku po ashtu flitet për orientimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Sllovenia, që ka kryesimin e radhës së BE-së, ka paralajmëruar mbajtjen e këtij samiti, me qëllim që Ballkani Perëndimor të rikthehet në fokusin e politikës së BE-së. Një samit i ngjashëm është mbajtur në Sofje më 2019, pastaj një samit virutal në Zagreb më 2020, ndërkaq më 2022 planifikohet të mbahet edhe një samit gjatë kryesimit të Çekisë me presidencën e BE-së.

Në draftin e deklaratës thuhet se liderët e BE-së e përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjidhje e përbashkët strategjike”.

Sikurse edhe në deklaratat e mëhershme, nga samite të ngjashme, edhe kësaj radhe pritet të përsëriten thirrjet për respektimin e parimeve të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, shoqërisë civile, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pakicave dhe kritereve tjera të cilat janë parime themelore të BE-së.

“Mbështetja e rritur e BE-së do të varet edhe në të ardhmen nga përparimi i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave socio-ekonomike, sikur edhe nga përkushtimi i partnerëve ndaj vlerave evropiane, rregullave dhe standardeve”, thuhet në draft-deklaratën e përgatitur për samitin e Bërdos, që do të mbahet në fillim të tetorit.

Po ashtu, sipas këtij dokumenti, do të kërkohet nga vendet e rajonit që të vazhdojnë të përshtatin qëndrimet e tyre dhe politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së. Po ashtu nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që në dokument përmenden si “partnerë”, kërkohet që të bëjnë më shumë për t’ua sqaruar qytetarëve rëndësinë e institucioneve evropiane dhe që BE-ja, pa asnjë dyshim është partnerja më e afërt, investitorja kryesore dhe donatorja më e madhe e ndihmës për rajonin.

Kjo thirrje vjen për shkak se në disa shtete të Ballkanit Perëndimor ekziston përshtypja që shtetet e tjera kanë ndihmuar më shumë sesa Bashkimi Evropian.

“Niveli i paparë i mbështetjes duhet të jetë në tërësi i dukshëm dhe i njohur nga partnerët tanë edhe në komunikimet e tyre publike”, thuhet në dokument.

Në tekstin e kësaj draft-deklarate po ashtu thuhet se BE-ja do të kërkojë nga vendet e rajonit që të jenë të përkushtuara ndaj qëllimit për fqinjësi të mirë dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura mes vete.

Hapat e mëtejmë të vendosur nevojiten për të forcuar pajtimin dhe stabilitetin rajonal, sikur edhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje finale përfshirëse obliguese të mospajtimeve bilaterale mes partnerëve dhe çështjeve që janë të rrënjosura në trashëgimin e së kaluarës, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Marrëveshjen për suksesionin”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këtij draft-dokumenti.

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Bruksel, 15 korrik 2021. Nga ky samit, sipas të njëjtit tekst, pritet të shprehet mbështetje e plotë për përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Porosia për dialog pritet të jetë që “të ketë përparim konkret të palëve drejt normalizimit të plotë të raporteve mes tyre, që është kyçe për stabilitetin e rajonit”.

Një pjesë e madhe e tekstit i kushtohet edhe ndihmës që BE-ja i ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë për vendet e rajonit në luftë kundër pandemisë, sidomos përmes donacioneve për vaksinim.

“BE do të mbështesë planet për vaksinim për të gjithë partnerët, në mënyrë që të ndihmojë që niveli i vaksinimit të jetë i ngjashëm me atë të BE-së, deri në fund të vitit 2021”, thuhet në dokument.

Në BE aktualisht janë vaksinuar mbi 70 për qind e popullatës në moshë madhore, por ka një dallim të madh mes vendeve anëtare. Përderisa në Belgjikë vaksinimi ka kaluar mbi 80 për qind, në Bullgari nuk ka arritur ende as 30 për qind.

Me tekstin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në Slloveni, duhet të pajtohen të gjitha vendet anëtare të BE-së, por edhe ato të Ballkanit Perëndimor, pasi do të jetë një deklaratë e përbashkët.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ballkani perendimor bashkimi evropian ballkani perendimor bashkimi evropian

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni