LIVE UPDATES
Bota

BE-ja sërish shpreh përkushtimin për “ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor”

7 Maj 2020, 08:21 Nga DOSJA
BE-ja sërish shpreh përkushtimin për “ardhmërinë

BE- Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ritheksoi të mërkurën përkushtimin për ardhmërinë e evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, por nuk bëri asnjë zotim për ndonjë proces më të shpejtë të zgjerimit.

Të mërkurën pasdite udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe ata të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, diskutuan në një video konferencë, e cila zëvendësoi planet për samitin e Zagrebit i cili u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Deklarata përfundimtare, u quajt deklarata e Zagrebit, e cila vendeve të Ballkanit ju referua si “partnerë” për shkak të qëndrimit të Spanjës ndaj pavarësisë së Kosovës, e cila mori pjesë në konferencë, meqë pjesëmarrësit e Ballkanit u paraqitën pa emrat e shteteve dhe pa simbole.

#EU2020HR is proud that in these challenging, unprecedented times we’ve been able to hold the EU-Western Balkans #ZagrebSummit.

Keeping #WesternBalkans and #Enlargement high on the ?? agenda is one of the key priorities of the ?? Presidency.

Declaration?https://t.co/Pg7IKr4ome pic.twitter.com/O0DSF2uQM9

— EU2020HR (@EU2020HR) May 6, 2020

Në deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit për t’u dhënë përparësi demokracisë dhe sundimit të ligjit, posaçërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisjes së mirë dhe respektimit të të drejtave të pakicave.

Një pjesë e dokumentit i kushtohet luftës kundër pandemisë së koronavirusit dhe ndihmës prej 3.3 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian për vendet e rajonit të Ballkanit në përballjen e tyre me pasojat e pandemisë. Por, zyrtarët evropianë thanë se nuk “është vlerësuar sa duhet ndihma e BE-së”, që tejkalon shumëfish ndihmat mjedisore të Kinës dhe Rusisë për Serbinë dhe Bosnjën në fillim të pandemisë.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje vendeve të rajonit që të harmonizojnë qëndrimet e tyre me politikën e Jashtme të BE-së.

Mes tjerash në deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht “angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfshirë me shtetet anëtare të BE-së”.

Po ashtu aty theksohet se “përpjekje të mëtejshme dhe vendimtare duhet t’i kushtohen pajtimit dhe qëndrueshmërisë rajonale, si dhe gjetjes dhe zbatimit të zgjidhjeve përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dhe çështjet dypalëshe, të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, përfshirë Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë. Ne mirëpresim emërimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për bisedimet Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”.

Pjesa më e madhe e deklaratës është e ngjashme me atë të samitit të Sofjes së majit të vitit 2018, ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Procesi i zgjerimit nuk ka shënuar ndonjë lëvizje, ndërsa vendet e rajonit ndodhen në faza të ndryshme të integrimit.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha në fund të samitit se vetë takimi “është dëshmi se për ne Ballkani Perëndimor është përparësi absolute. Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE dhe për këtë nuk ka dyshim”, tha ajo.

Today’s EU-Western Balkans #ZagrebSummit has shown that we are always #StrongerTogether. We will rise faster & our economies & societies will recover more quickly from the coronavirus with solidarity and cooperation.

— Ursula von der Leyen #UnitedAgainstCoronavirus (@vonderleyen) May 6, 2020

I vetmi ndryshim nga viti 2018 është se më 24 mars vendet anëtare të Bashkimit Evropian në një video konferecnë vendosën në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja ndërmjet Shkupit dhe Athinës për emrin, i hapi rrugën Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve me BE-në, ndonëse statusin e kandidatit ajo e kishte marrë që më 2005.

Për Shqipërinë janë renditur një sërë kushtesh që duhet plotësuar përpara Konferencës ndërqeveritare që shënon edhe fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim.

Nga gjashte vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur negociatat kohë më parë dhe llogariten si favorit.

Ndërsa e fundit në proceset integruese mbetet Kosova për shkak të mosnjohjes nga pesë vende të Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës janë po ashtu të vetmit që nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “para 20 vitesh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit. Është e dhimbshme që sot të dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave, e madje pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret”.

Just finished my remarks at the #ZagrebSummit. Reiterated the urgent need for the #EU to deliver on visa liberalization and candidate status for #Kosovo, as the only way to rebuild trust and confidence in the EU integration process. pic.twitter.com/rESvxwGVHC

— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) May 6, 2020

Marrë nga VOA

(a.s/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ballkani perendimor samiti i zagrebit ballkani perendimor samiti i zagrebit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen