Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Beqir Balluku, Adil Çarçani, 265 drejtues të Luftës që akuzohen për krime nga Instituti i Agron Tufës
21 Prill 2019, 10:22Nga DOSJA
Janë 265 emra në listën e “personave përgjegjës për krimet e Luftës”, publikuar në librin “Krimet e komunistëve”, të studiuesit Çelo Hoxha, botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
Janë komandantë e komisarë çetash, kompanish, batalionesh, Brigadash, që, sipas Hoxhës, janë përgjegjës për krimet e Luftës. Ka qenë pikërisht ky libër që ka ngjallur edhe zemërimin e deputetit të PSsë, Spartak Braho, i cili ka kërkuar shkarkimin e kreut të ISKK-së, Agron Tufa, ndërsa i ka quajtur “të paligjshme” botimet e këtij Instituti, që, sipas tij, është kthyer në një “seksion të Ballit Kombëtar”. Në këtë libër, Hoxha bën përgjegjës të gjithë drejtuesit e formacioneve partizane për krimet që janë kryer gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
“Anëtarët e KQ të PKSH-së dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ata kanë qenë duke iu referuar ligjit nr.41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake ‘që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar (forcat partizane) në vepra kriminale’. Drejtuesit e qarkorëve të PKSH-së dhe formacioneve të ndryshme partizane kanë përgjegjësinë e tyre, sipas hierarkisë dhe në varësi të rolit të luajtur në ngjarje të caktuara. Përgjegjësia është individuale, por si bashkëpunëtorë në krim, persona që kanë pasur dijeni për një krim ose për moskallëzim krimi, mund të fajësohen të gjithë partizanët pjesëmarrës në ngjarje”, shkruhet ndër të tjera në këtë libër.
Përveç emrave të udhëheqësve kryesorë të Luftës dhe diktaturës, si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Fiqiret Shehu, Koçi Xoxe, Gogo Nushi, Haxhi Lleshi, Misto Treska etj., në këtë listë numërohen edhe emra dëshmorësh, emrat e të cilëve i gjejmë nëpër rrugë e shkolla të Shqipërisë, që nga Raqi Qirinxhi te Myslym Shyri.
1. Asllan Gurra, komandant i batalionit të Oparit, Korçë 2. Abdyl Këllezi, komisar i Brigadës XVI 3. Adil Çarçani, zv.komisar i Brigadës VII 4. Adil Prishta, zv/komandant batalioni, Brigada VII 5. Adnan Qatipi, zv.komandant batalioni, Brigada III 6. Ali Vinçani, komandant i Batalionit “Kelmendi-Gërmenj”, Korçë 7. Agush Gjergjevica, anëtar i shtabit të Qarkut Korçë 8. Amdi Babani, komandant batalioni, Brigada XV 9. Andon Xoxa, komisar, kompania II, batalioni II, Brigada I 10. Anton Bulaqi, zv.komandant batalioni, partizan vullnetar i Shkodrës 11. Ardi Rakipi, zv.komandant batalioni, Brigada V 12. Asaf Dragoti, komandant i Brigadës VIII 13. Asaf Tahiraj, Komandanti i Brigadës VIII 14. Astrit Nishani, zv.komandant batalioni, Brigada VI 15. Baba Fejzo, anëtar u Shtabit të Zonës I Operative 16. Bahri Zaimi, komandant artilerie i Brigadës VII 17. Bajt Asllani, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës 18. Balili Peçi, zv.komandant batalioni, Brigada VI 19. Baki Starja, komandant batalioni territorial, Qarku Korçë 20. Bako Dervishi, komandant batalioni, Brigada V 21. Bajram Vula, zv.komandant batalioni, Brigada III 22. Bajram Sinojmeri, zv.komisar i Brigadës VIII 23. Bedri Spahiu, komisar i Zonës I Operative, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ 24. Bejto Bultica, komandant batalioni 25. Beqir Balluku, komandant i Brigadës II 26. Bido Sejko, zv.komandant batalioni, Brigada VI 27. Bilbil Klosi, anëtar u sektorit politik, Brigada V 28. Burhan Beqari, komandant batalioni II, Brigada V 29. Cute Selenica, komandant çete, qarku Korçë 30. Çelo Arrëza, komandant batalioni II, Brigada V 31. Dali Ndreu, anëtar i Shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i Divizionit I 32. Dane Mehmeti, komandant batalioni, Brigada V 33. Dul Rioli, komisar i rrethit Lezhë 34. Dushan Mugosha, themelues i PKSH, zv.komisar i Brigadës I 35. Hetim Haxhiu, zv.komandant i batalionit “Reshit Çollaku” 36. Enver Hoxha, anëtar i KQ të PKSH, komisar i Shtabit të përgjithshëm; komandant i UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ 37. Enver Liçaj, komisar i çetës së Sopotit 38. Ernest Jakova, zv.komandant Batalioni, Brigada III 39. Esat Dishnica 40. Esat Ndreu, komandant i grupit territorial të Dibrës 41. Estref Sihati, zv.komandant batalioni, Brigada VIII 42. Fadil Çeçi, zv.komandant i Brigadës V 43. Faik Cakuni, komandant i batalionit “Fuat Babani”, Korçë 44. Faslli Jaho, anëtar i shtabit të zonës I operative 45. Fatmir Gjata, zv.komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë 46. Fejzo Bino, komisar, kompania III, batalioni I, Brigada I 47. Fejzo Ismaili, në dispozicion të shtabit të zonës I operative 48. Ferik Hado, në dispozicion të shtabit të zonës I operative 49. Ferit Radovicka, komisar, kompania I, batalioni II, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të spastrimit në Koplik, 1945 50. Fetah Selcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV 51. Feti Bubësi, komandant batalioni IV, Brigada VI 52. Feti Smokthina, komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I 53. Fiqirete Shehu 54. Flamur Nishani, anëtar i sektorit politik për çështjet e rinisë në Brigadën VIII 55. Foto Stamo, komisar çete, Qarku Korçë 56. Gafurr Çuçi, anëtar i sektorit politik të Brigadës VIII, komisar i Divizionit V 57. Gani Nivica, komandant batalioni, Brigada VIII 58. Gogo Nushi, anëtar i KQ të PKSH-së 59. Gaqo Peristeri, komisar batalioni, Qarku Korçë 60. Gaqo bashko, anëtar i kryesisë së KANÇ 61. Gjergj Kokoshi, anëtar kryesisë së KANÇ 62. Gjin Marku, anëtar i KQ të PKSH, komandant i Brigadës VII 63. Gjon Banushi, komandant i Brigadës IV 64. Gjon Gjonaj, zv.komandant i Brigadës XVI 65. Gjon Marashi, komandant i çetës së Dukagjinit 66. Hajdar Dushi, zv.komisar i batalionit partizan, vullnetar të Shkodrës 67. Haki Bejko, komisar, kompania III, batalioni II, Brigada I 68. Haki Toska 69. Halim Xhelo, komandant batalioni, Brigada V 70. Hamdi Lemo, komandant Batalioni, Brigada III 71. Hamit Keçi, zv.komandant i Brigadës III 72. Hariz Velo, anëtar i shtabit të zonës I Operative 73. Hasan Moglica, komandant çete, Qarku Korçë 74. Hasan Mëhilli, komisar i kompanisë II, batalioni I, Brigada I 75. Hasan Pulo, zv.komandant i zonës I operative, anëtar i kryesisë së KANÇ 76. Hasan Selenica, zv.komisar i batalionit “Hakmarrja”, Korçë 77. Haxhi Lleshi, anëtar i shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së 78. Haxhi Seseri, komandant i batalionit territorial të Dajtit 79. Hito Çako, zv.komandant i Brigadës V 80. Hulusi Spahiu, komandant i Brigadës III 81. Hysen Blloshmi, komandant i çetës së Sopotit 82. Hysen Çino, komandant batalioni, Brigada V 83. Hysen Zenelaj, zv.komandant, kompania II, Batalioni II, Brigada I 84. Hysni Kapo, zv.komisar i zonës I operative, komisar i Brigadës V; anëtar i Shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i shtabit të divizionit I 85. Hysni Manushi, komandant batalioni, Brigada III 86. Hysni Selcka, komandant batalioni, Qarku Korçë 87. Ibrahim Stafa, zv.komisar i batalionit Vërçë-Sulovë 88. Idris Seiti, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I; zv.komandant batalioni, Brigada I 89. Idriz Tahiri, komisar i qarkut Shkodër 90. Irakli Bozo, komandant batalioni, Brigada II 91. Irfan Peshtafi, oficer i seksionit operativ të Brigadës VII 92. Islam Radovicka, komandant i zonës I operative, anëtar i shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së 93. Istref Sehati, zv.komandant batalioni, Brigada V 94. Izet Kallarati, në dispozicion të shtabit të zonës I operative 95. Jaho Gjoliku, anëtar i shtabit të zonës I operative, zv.komandant Brigada V I 96. Jorgji Zëra, komandant batalioni, Brigada II 97. Josif Prifti, komisar i batalionit “Hakmarrja”, Korçë 98. Kadri Hazbiut, komandant i batalionit, Brigada V 99. Kadri Hoxha, komandant i batalionit të Çermenikës; komandant i grupit të Qarkut të Elbasanit; anëtar i KQ të PKSH, komisar i Brigada VII 100. Kadri Musaj, komisar i batalionit Vërçë-Sulovë 101. Kahreman Ylli, komisar i Brigadës IV 102. Kapo Lena, komandanti i batalionit Vërçë-Sulovë 103. Kiço Ngjela 104. Koçi Xoxe, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ 105. Koço Prifti 106. Koço Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ 107. Komandanti i çetës së Shën Gjergjit (i paidentifikuar) 108. Kristo Themelko, themelues i PKSH, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i çetës së Pezës 109. Kudret Fratari, zv.komandant batalioni, Brigada VIII 110. Lako Polena, komisar i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit 111. Laver Sulçe, zv.komandant batalioni, Brigada I 112. Lefter Kolonja, zv.komandant batalioni, grupi i Pezës 113. Liri Gega, anëtare e KQ të PKSH-së 114. Lan Qafëzezi, zv.komandant batalioni, Brigada VII 115. Lutfi Leka, komandant i batalionit të Bëzhetës 116. Llambi Gostivishti, zv.komisar i batalionit “Reshit Çollaku” 117. Maman Saliu, komisar i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër 118. Manol Konomi, anëtar i kryesisë së KANÇ 119. Manush Myftiu, zv.komisar i Brigadës V 120. Maqo Çomo, zv.komisar i batalionit “Fuat Babani” 121. Mark Uli, komisar i çetës së Dukagjinit 122. Marko Billa , komandant i RPV Palasë 123. Maze Jaupi, zv. komandant batalioni, Brigada VIII 124. Medar Shtylla, anëtar i KANÇ 125. Medat Poloska, zv.komisar i batalionit të Oparit, Korçë 126. Mehmet Jaho, zv. Komandant i Brigadës XII, pseudonimi Luftar Bolena 127. Mehmet shehu, kandidat i PK të PKSH-së, komandant i Brigadës I, zv. Komandant i divizionit I; komandant i operacioneve në Shkodër, pas lufte 128. Meshit Çela, zv.komisar, batalioni II, Brigada I 129. Mestan Ujaniku, komandant i shtabit të qarkut të Beratit 130. Mellan dervishaj, komandant i Brigadës XI 131. Mihal Prifti, komisar i Divizionit II 132. Mihallaq Ziçishti, komandant i Qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër 133. Miladin Popoviç, themelues i PKSH, drejtues de facto i saj 134. Minella Koleka, komandant i komandës së vendit, Himarë 135. Misto Treska, komisar batalioni territorial, Korçë, komisar i Brigadës XX 136. Muhamet Prodani, komandant i kompanisë III, batalioni I, brigada I; komandant i Brigadës I 137. Muharrem Kokomani, zv.komandant batalioni, grupi i Pezës 138. Muharrem Butka, komandant i komandës së Qarkut të Korçës 139. Musa Daci, zv.komandant batalioni, Brigada VI 140. Mustafa Matohiti, komisar i brigadës VI 141. Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, të UNÇ-së 142. Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), komandant i batalionit të Martaneshit, anëtar i shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së 143. Myslym Peza, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i partizanëve të Pezës 144. Myslym Shyri, komisar batalioni II, Brigada I 145. Myzafer Spaho, komisar i Brigadës III 146. Myzafer Trebeshina, komisar i divizionit IV 147. Nako Spiru, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ 148. Nasi Vithkuqi, komandant batalioni, Brigada IV 149. Naum Kristo, zv.komandnt batalioni, Brigada IV 150. Naxhije Dumi, kandidate e KQ të PKSH-së 151. Ndreko Rino, zv.komandant, kompania III, batalioni I, Brigada I, komandant batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të Dukagjinit pas lufte 152. Neim Kuçi, komandant batalioni, Brigada VII 153. Neki Pirgu, komandant Çete, Qarku Korçë 154. Nesti Titani, komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë 155. Neshat Hysi, zv. Komandant i Brigadës VII 156. Nexhip Vinçani, komandant i grupit partizan të Korçës, komandant i Brigadës IV 157. Ngjeli Argjiri, komandant, kompania II dhe zv.komandant, batalioni II, Brigada I; zv.komandant, Brigada VIII 158. Niazi Çepani, anëtar i Shtabit të Qarkut të Beratit
159. Niko Çeta, komisar i batalionit Kelmendi-gërmenji, Korçë 160. Nuredin Aliu, anëtr i Shtabit të Zonës I Operative 161. Nuri Huta, komandant i Kompanisë I, batalioni I, Brigada II 162. Ollga Plumbi, anëtare e kryesisë së KANÇ 163. Omer Nishani, kryetar i KANÇ 164. Osman Sinani, komandant batalioni, Brigada III 165. Pajtim Shyti 166. Panajot Plaku, komisar i batalionit I, Brigada I 167. Pandi Kristo, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i grupit partizan të Korçës 168. Pano Xhambolla, zv.komandant i Brigadës IV 169. Pertef Therepeli, komandant batalioi, Shtabi i Beratit 170. Petraq Lalaj, zv.komisar i grupit partizan të Korçës 171. Petraq Titani, komisar i batalionit të Oprait, Korçë 172. Petrit Dume, komandant i Batalionit “hakmarrje”, komandant batalioni, Brigada IV 173. Petrit Hakani, komandant i batalionit të Dumresë 174. Petro Bullati, komandant i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit 175. Pilo Peristeri, themelues i PKSH-së; komisar i batalionit “reshit Çollaku”; komisar i Komandës së Qarkut të Korçës 176. Pilo Shanto, ndihmës i komandës së vendit, Himarë 177. Prenk Zhupa, komandant i Rrethit Lezhë 178. Puna, pseudonim i një personi të paidentifikuar 179. Puçe Meçani, komandant çete, Qarku Korçë 180. Qazim Kondi, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, komisar i Brigadës VIII 181. Qemal Zybo, zv.komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I 182. Qiriako Harito, anëtar i kryesisë së KANÇ 183. Rahman Uruçi, komandant i batalionit territorial të Myzeqesë; komandant i Brigadës XVI 184. Rako Gërmenji, zv.komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I 185. Ramadan Çitaku, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ 186. Ramiz Alia, komisr i Divizionit V 187. Raqi Qirinxhi, intendent i grupit partizan të Korçës 188. Refat Bajrami, komandant i Brigadës XII 189. Rexhep Haka, komandant i batalionit vullnetar të Shkodrës 190. Rexhep Çami 191. Rexhep Kolli, zv.komandant batalioni, Brigada III 192. Rexhep Plaku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative 193. Rexhë Deliu, komandant i batalionit territorial Ishëm-Krujë 194. Riza Kodheli, komandant i batalionit territorial, Korçë 195. Riza Vehipi, komandant batalioni I, Brigada VI 196. Rrahman Parllaku, komandant i Divizionit V 197. Sabri Sevrani, komandant i Qarkut Shkodër 198. Sadik Bekteshi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës; komandant i grupit territorial të Shkodrës 199. Sadik Bocaj, përgjegjës organizativ në sektorin politik të Brigadës I 200. Sali Ormani, komandant batalioni, Brigada V 201. Saliko Sulo, zv.komandant batalioni, Brigada V 202. Sami Ahmeti, komandant batalioni, brigada VIII 203. Sami Baholli 204. Sami Bineri, komandant batalioni IV, Brigada XII 205. Sami Gjebero, anëtar i sektorit politik të Brigadës VII 206. Sefedin Arëza, komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I 207. Sefedin Meçe, komandant batalioni II, Brigada VI 208. Seit Pojani, komisar çete, Qarku Korçë 209. Sejfulla malëshova, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ 210. Selami Vinçani, zv.komandant batalioni, Brigada IV 211. Selman Brahim, zv.komandant bataloni, Brigada I 212. Sinan Mazi, zv.komandant batalioni, Brigada V 213. Siri Shapllo, anëtar i kryesisë së KANÇ 214. Skënder Ali, komandant batalioni, Brigada VIII 215. Skënder Çaçi, komisar çete, Qarku Korçë 216. Sotir Mero, komandant batalioni, Brigada VIII 217. Spiro Koleka, anëtar i kryesisë së KANÇ 218. Spiro Moisiu, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, anëtar i kryesisë së KANÇ 219. Spiro Shalsi, komandant batalioni, Brigada IV 220. Spito Llazo, atashe ushtarak pranë grupit partizan të Korçës 221. Stefan Dh. Grabocka 222. Suat Leskoviku, komandant i batalionit “Reshit Çollaku”; në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm 223. Sulo Kodheli, zv/komandant batalioni, Brigada I 224. Sulo Rexhepi, zv.komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I 225. Shaban Idrizi, komandant batalioni III, Brigada VI 226. Shaban Rexha, komandant batalioni, Grupi i Pezës 227. Shaban Zereci, komandant i batalionit “Çlirimi”, Korçë 228. Shahin Ruka, komisar i Brigadës VV 229. Shefit Fetih, komandant batalioni III, Brigada XII 230. Shefqet Brinja, intendent i batalionit I, Brigada I 231. Shefqet Melcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV 232. Shefqet peçi, komandant i Brigadës V, Komandant i Korparmatës I 233. Shemsi Totozani 234. Shuaip Panariti, komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë 235. Shuqri Shabani, komandant i batalionit I, Brigada XII 236. Tahir Kadareja, zv.komandant i Brigadës I dhe komandant i batalionit I të saj; komandant i Brigadës VI; komandant i divizionit II 237. Tefik Cangoj, komandant i batalionit territorial, Qarku Korçë 238. Teki Kolaneci, zv.komandant i Shtabit të Qarkut të Korçës, komandant u Brigadës XV 239. Todi Naço, komandant i artilerisë, Brigada I 240. Tomorr Spahiu, zv.komandant i kompanisë I, batalioni I, Brigada I 241. Tuk Jakova, themelues i PKSH-së, komisari i Brigadës I 242. Theodhor Masteni, zv. Komandant batalioni, Brigada VIII 243. Vasil Konomi, komisar i Brigadës II 244. Vasil Nathanaili, zv.komisar i Brigadës XII 245. Vasil Treska, zv.komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Qarku Korçë 246. Vaskë Koleci, zv.komisar i Brigadës XV 247. Ymer Dishnica, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ 248. Xue Protopapa, komandant çete, Qarku Korçë 249. Xhaferr Cenko, zv.komisar i batalionit “Kelmendi-Gërmenji”, Korçë 250. Xhako Merko, komandant batalioni, Brigada VIII 251. Xhamal Hosecka, komisar çete, Qarku Korçë 252. Xheladin Beqiri, zv.komandant batalioni I dhe komandant i kompanisë I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I 253. Xhelal Staravecka, komandant, batalioni II, Brigada I 254. Xhelo Fazlli, komandant batalioni, Brigada I 255. Xhelo Mato, komisar i kompanisë I, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada IV 256. Xhevair Spatara; komandant batalioni, Shtabi i Beratit 257. Xhevdet Petrela, komandant i Brigadës XXIV 258. Xhezar Serishti, komandant çete, Qarku Korçë 259. Z. Bojdani, zv.komisar batalioni territorial, Korçë 260. Zalo Zvarishti, komandant çete, Qarku Korçë 261. Zenel Hamiti, komisari i Brigadës XXIV 262. Zeqiri Babani, komisar çete, Qarku Korçë 263. Zija Kambo, komandant batalioni, Brigada IV 264. Zyko Kalivaçi, komandant batalioni territorial, Qarku Korçë 265. Zylyftar Veleshnja, zv.komandant i Shtabit të Qarkut të Beratit
DIBËR- Një furgon për transportin publik u ndalua dhe u gjobit nga policia Rrugore e Dibrës me 10 mijë lekë, ndërsa iu pezullua leja e drejtimit për 6 mua...
Tiranë- Pasi Rudina Hajdari krijoji partinë e re ” Bindja Demokratike” nuk ka munguar edhe ironia e Ylli Manjanit, ish-ministrit të Drejtësisë.Manjani ka përsh...
Pashkët katolike janë festuar në të gjithë Shqipërinë. Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Lezhës, Sh...
Shqipëri– Pashkët katolike janë festuar në të gjithë Shqipërinë. Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të ...
BERAT- Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në malin e Tomorrit. Shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ, ka humbur kontrollin...
TIRANË- Të gjitha biznesve iu është rritur pagesa e sigurimeve në 5 mijë lekë në muaj. Ndërsa, nga ana e qeverisë është bërë me dije se janë rritur me 2.8 ...
Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e ...
Vlorë- Forcat detare nëpërmjet “Anijes Mati” kanë shpëtuar 2 peshkatarë, të cilët kishin ngelur në det në hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit. Mës...
Tiranë- Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të kri...