"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Berisha: 24 qytetarët e Thumanës i vrau shteti, i la në një pallat të pabanueshëm. Rama përpiqet të fsheh akuzat me show
15 Dhjetor 2019, 17:21Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur sot akuza të forta kundër Edi Ramës duke e bërë përgjegjës për 24 jetët e humbura në Thumanë. Sipas Berishës një pjesë e vrasjeve të tërmeti janë vrasje shtetërore, pasi pallatet në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme dhe shteti i la qytetarët të vdisnin.
“Fondi rezervë i qeverisë, që përbëhet nga taksat tuaja, e ka përdorur për luks orgji e shumë të tjera, E dini ju se një pjesë e vrasjeve të tërmetit janë vrasje shtetërore. Po pse janë vrasje shtetërore? Sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit. Ata banorë nëse do ishin strehuar në banesa do ishin gjallë të 24. Ky kalon nga 10 orë në ekran dhe do të fsheh veprat e tij penale.
Ndaj dhe e kemi këtë emergjencë dhe duhet të bëjmë gjithçka të lehtësojmë vëllezërit dhe motrat tona të prekur nga tërmeti. E keni dëgjuar të flas për këto, jo se ai nuk ka shpirt por përdor njerëzit për show. Ku ka shpirt ai, ai ka shpirt katran. Ai çdo gjë e bën për show, prandaj të ngrihemi fuqishëm. Tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore, por Edi Rama është një fatkeqësi kombëtare të gjitha llojeve”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeministri Edi Rama i ka bërë disa herë thirrje kryeopozitarit Lulzim Basha për ulje në tryezën e dialogut, por ka marrë vetëm refuzimnga ky i fundit.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në Akademinë politike të FRPD dhe prej andej ka reaguar për paketën anti-shpifje. Në fjalën e t...
KAMËZ– Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në shtëpin e re të Alesion Cakonin, 10-vjeçairt që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar tërmetit. Gjatë viz...
TIRANË- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar sot kundër dy projekt-ligjeve të propozuara nga qeveria të cilat cënojnë lirinë e shprehjes. ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot 9-vjetorin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve. Me anë të një mesazhi në rrjetet e tij sociale, Basha kujto...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentuese në rrjetin e tij social në Facebook lidhur me shpërblimet e fundvitit.Në komentin e saj qyteta...
TIRANË– Prishja e Teatrit Kombëtar mbetet ende një temat më të ‘nxehta’ pavarësisht se debate vazhdon prej më shumë se një viti. Fundjavën e shkuar aktori...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme sërish familjen Greku, e cila humbi tre anëtarë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. I shoqëruar n...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi ka reaguar sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me mënyr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa mesazhe për të gjithë të prekurit nga tëmreti i 26 nëntorit dhe për opozitën gjithashtu.Në një video-live në pr...