Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Berisha: Ata që kishin informacion për inceneratorët refuzuan të dëshmojnë
7 Mars 2022, 22:11Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, tha ata që kishin informacione për skandalin e inceneratorëve u refuzuan që të dëshmojnë në Komisionin Hetimor. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv shkruan se Berisha theksoi se në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nuk doli as roli thelbësor i Ëngjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë.
“Krimi i djegësave është në akte të firmosura. Nuk ka nevojë të kesh as përgjime, asgjë, është në akte. Çdo akt në Këshillin e Ministrave e ka detyrë, e përpunon dhe përgatit Sekretari i Përgjithshëm. Agaçi bënte të paditurin. Ajo i pranohet.“-tha Berisha.
Ndër të tjera ish-kryeministri tha se edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka rol thelbësor tek inceneratorët por nuk u thirr në Komisionin Hetimor.
“Ata që kishin informacion për këto u refuzuan të dëshmojnë.”-tha Berisha.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka dalë gjithashtu kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. E pranishme në mbledh...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka deklaruar se agresioni rus në Ukrainë është i skandaloz. Gjatë seancës së sotme plenare, Sula gjith...
TIRANË- Kryetarja e zgjedhur e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ka thënë se Partia Socialiste ka qenë në këto zgjedhje më mirë se të dyja partitë e tjera...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi është dorëheqhur nga të gjitha funksionet politike në PD. Me anë të një postimi në ...
TIRANË- Projektrezoluta për Ukrainën është miratuar seancën e sotme plenare të Kuvendit. Të 123 deputetet që ishin të pranishëm kanë votuar pro kësaj rezol...