Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Politike
Berisha komenton planin ekonomikë të qeverisë: Thesi duhej hapur për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë
19 Mars 2020, 20:44Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot në mbrëmje planin ekonomikë të qeverisë për shpëtimin e Shqipërisë nga kolapsi që mund të shkaktohej nga COVID-19. I ftuar sot në emision “360 gredë”, Berisha u shpreh se Rama nuk ka ndihmuar ata që duhej, pasi sipas tij thesi duhet të hapej te biznesi i vogël dhe te njerëzit në nevojë.
“Nuk u hap thesi aty ku duhej, thesi duhet të hapej. Duhet të hapej për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë. Biznesi i vogël ka të punësuar 500 mijë punëtorë. Janë të gjithë të mbyllur në mision të mbyllur. Shtetit i takon t’i bëjë që ta përballojë këtë situatë. Punonjësit e tyre, nuk mund të paguhen me pagën e para epidemisë, por që të kapërcejnë bazat”, u shpreh Berisha.
Rama ka shpallur sot planin ekonomiktë qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Plani është mirëpritur nga Presidenti dhe Partia Demokratike, por kërkojnë transparencë.
Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve. Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Kryeministri Rama ka shpjeguar paketën e masave të marra nga qeveria për të menaxhuar edhe situatën ekonomike...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një lidhje live me emisionin “Opinion” ka dhënë një lajm për të gjithë punëtorët që paguhen në të zezë. Rama tha se ...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimin të planit ekonomik të qeverisë për përballimin e krizës së krijuar nga COVID-19. Në një deklaratë, PD...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në emisionin “Opinion” është përballur me kushte nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu.Pa filluar ende ...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se mbështet planin ekonomik të qeverisë, por kërkon detajimet dhe kategoritë e familjeve në nevojë që p...
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të Gjerma...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot planin ekonomik për të përballuar situatën e koronavirusit. Gjatë gjithë kohës, Rama iu referua shqiptarëve si ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot planin për përballimin e situatës së COVID-19. Rama tha se ky është plani A, ku do të ketë shtim fondesh pë...
TIRANË– Kryeminisri Edi Rama në një konferencë për qytetarët prezantoi planin ekonomik për përballimin e situatës së koronavirusit. Kreu i qeverisë u shpre...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se qeveria ka gati disa plane për përballimin e situatës së COVID-19. Kreu i qeverisë tha se nëse virusi nuk lar...