Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Biden takohet sot me udhëheqësit afganë
25 Qershor 2021, 18:34Nga DOSJA
Takimi i parë ballë për ballë midis udhëheqësve të dy vendeve vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë filluar tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga Afganistani.
Qeveria afgane thotë se takimi do të përqëndrohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Delegacioni i udhëhequr nga presidenti i Afganistanit do të takohet me Presidentin Biden. Ata do të diskutojnë dhe shkëmbejnë mendime mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe vazhdimin e bashkëpunimit”, tha Mohammad Amiri, zëdhënës i Presidentit afgan.
Disa analistë afganë presin që udhëheqësit të diskutojnë edhe çështjen e bisedimeve të bllokuara mes grupeve të ndryshme afgane dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Afganistanin.
“Përparësia kryesore duhet të jetë paqja, dhe pastaj mbështetja ekonomike e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në sektorin e sigurisë, që duhet të vazhdojë për një kohë të gjatë derisa Afganistani të jetë në gjendje të qëndrojë në këmbët e tij”, tha analisti politik Shahzada Masoud.
Scott Worden i Institutit Amerikan të Paqes thotë se Presidenti Biden do të përsërisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Afganistanin.
“Edhe pse trupat amerikane po largohen, mbështetja e Shteteve të Bashkuara për shtetin afgan nuk po zvogëlohet dhe unë mendoj se ky është një nga mesazhet kryesore që Presidenti Biden duhet ta theksojë në këtë takim”, tha ai.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO po tërheqin trupat nga Afganistani, Talibanët kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj zonave të kontrolluara nga qeveria dhe kanë marrë nën kontroll dhjetëra distrikte.
MARRE NGA VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Vendet e Bashkimit Evropian në kufi me Rusinë hodhën poshtë një plan franko-gjerman për të rifilluar takimet zyrtare me Presidentin rus Vladimir Putin. Në një d...
Qershori është muaji kur anëtarët e komunitetit LGBT shpalosin krenarinë e tyre për atë çka përfaqësojnë teksa bëjnë thirrje për dinjitet e barazi. Mater...
GJERMANI–Sulmi në Gjermani ku u vranë tre njerëz dhe u lënduan gjashtë të tjerë është filmuar nga banorët e zonës të cilët janë tmerruar pas ngjarjes.Në video d...
MOSKA- Moska është goditur nga një valë e nxehtësisë këtë javë. The guardian ka siguruar pamje se si banorët kanë gjetur zgjidhje për të përballuar të nxehtin....
GJERMANI– Një sulm me thika ka tronditur ditën e sotme Gjermaninë. Nga sulmi kanë vdekur 3 persona, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur 6 të tjerë.Ngjarja është...
Vendet e Bashkimit Evropian në kufi me Rusinë hodhën poshtë një plan franko-gjerman për të rifilluar takimet zyrtare me Presidentin rus Vladimir Putin. Në një d...
SPANJË- Ligji që legalizon ‘eutanazinë’ ka hyrë në fuqi në Spanjë ditën e sotme duke e bërë vendin nga të paktët që lejojnë pacientët nëse duan t’i j...