“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Birësojnë 11-vjeçarin vetëm për ta vrarë, çifti nga Londra lakmonte paratë e sigurimit të jetës
16 Tetor 2019, 16:06Nga DOSJA
LONDËR – Një çift indian në Londër, rrezikon dëbimin në Indi,pas investigimit nga policia londineze, për motivet që fshiheshin pas kërkesës për birësim nga ana e çiftit.
Çifti indian kishte udhëtuar në Indi, ku dhe kishin gjetur 11-vjeçarin Gopalin, i cili kishte humbur prindërit e tij, dhe jetonte në një fermë me motrën e tij dhe bashkëshortin e saj.
Çifti indian pasi ishte njohur me historinë e djalit, kishte vendosur t’a birësonte atë.
Pas nisjes së proçedurave të birësimit, ata i kishin bërë vogëlushit një siguracion jete prej 15 mijë dollarësh.
Në rast se fëmija humbte jetën, ata do të përfitonin një shumë prej 150 mijë dollarësh.
Motra e 11-vjeçarit dhe bashkëjetuesi i saj, shpresonin që djali do të kishte një jetë më të mirë në Londër, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.
Çifti indian nuk arriti dot t’a merrte djalin në Londër, pasi gjatë proçedurave të birësimit, djali u sulmua nga dy motoçiklistë në Indi, të cilët ishin vrasës me pagesë dhe i morën jetën atij duke e goditur me thikë, i vrarë mbeti gjithashtu edhe bashkëshorti i motrës së djalit, i cili kur pa ngjarjen u fut për të ndihmuar vogëlushin.
Policia indiane ka mundur të arrestojë një të dyshuar, ndërkohë që nën hetim janë dhe katër të tjerë.
Çifti që donte t’a birësonte vogëlushin, janë arrestuar në Londër, por gjykatësit janë në mëdyshje, pasi nëse ata e rikthejnë çiftin për tu dënuar në Indi, ata do të dënoheshin me burgim të përjetshëm pa mundësi apelimi, gjë që bie ndesh me ligjet angleze.
BRITANI E MADHE- I akuzuar për përdhunimin e 71 fëmijëve, një nga pedofilët më të tmerrshëm në kohën që jetojmë është gjetur i vrarë në burg. Pedofili serial Ri...
NASHVILL – Një shkollë katolike në Nashvill ka ndaluar leximin e librave të Harry Poter, si dhe filmat e tij, pas besimit se citimet e ‘magjisë’ të gjendura në ...
ITALI– Ish-ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini është shtruar me urgjencë në spital mbërmjen e djeshme.Sipas La Stampas, drejtuesi i Lidhjes u dërgua në ...
KOSOVË- Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Ko...
BRAZIL- Me një situatë të pazakontë janë shpallur një grup hajdutësh në Sao Paolo të Brazilit. Ata ishin larguar me shpejtësi nga një shtëpi ku kishin hyrë për ...
AUSTRALI- Mesazhi i saj SOS bëri që ajo të gjendej pas tre ditësh e humbur mes shkurreve në Australi. Mesazhi SOS u vu re nga dikush që po kontrollonte kamerat ...
KOSOVË- Në lidhje me një takim që ka realizuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me ambasadorin britanik Nicholas Abott ka reaguar kryeministri i Se...
AFRIKË E JUGUT- Një video ku shfaqen dy luanë duke luftuar me njëri-tjetrin është bërë virale në rrjet. Në këtë video janë dy luanë që janë filmuar teksa r...
HOLANDË- Një familje është gjetur nga policia e mbyllur në një qilar të vogël në një shtëpi të izoluar në veri të Holandës. Për vite të tëra familja ka qën...