LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Policia e Dibrës shoqëron dy të dyshuar për blerje vote

22 Prill 2021, 21:59 Nga DOSJA
BIRN: Policia e Dibrës shoqëron dy të dyshuar për blerje

DIBËR– Prokuroria e Dibrës ka nisur të mërkurën procedim penal ndaj dy personave që u shoqëruan nga policia pasi në makinën me të cilën udhëtonin u gjetën 500 mijë lekë, fletëpalosje dhe lista me emra votuesish. Makina u bllokua nga mbështetës të Partisë Demokratike me dyshimin se ishin duke shpërndarë para për vota dhe më pas u ekzaminua nga prokuroria dhe policia në vendngjarje, ndërsa dhjetëra mbështetës të PD qëndronin rreth saj.

Prokurorja Xhoana Mehmetaj i tha BIRN se ende ishin duke kryer procedurat hetimore dhe se po verifikoheshin materialet e gjetura në makinë, por konfirmoi sekuestrimin e 500 mijë lekëve, listave me emra dhe fletëpalosjeve.  Ajo tha se personat nuk ishin marrë ende në pyetje.

Makina, në të cilën sipas Partisë Demokratike udhëtonte drejtori Juridik i Bashkisë Bulqizë, Denis Xholi dhe një i afërm i tij i identifikuar si Adnan Xholi, u bllokua nga simpatizantë të PD-së në afërsi të Maqellarës.

Kandidati për deputet i PS-së, Melaim Damzi nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin  e këtij shkrimi.

Dy makina besohet se i kanë zënë rrugën mjetit dhe në pak minuta në zonë u mblodhën dhjetëra mbështetës të PD, përfshirë dy kandidatët e PD-së për deputetë në Dibër Xhelal Mziu dhe Luan Haka. Mbështetësit e PD-së rrethuan mjetin në të cilin dyshonin se kishte para me të cilat do bliheshin votat, ndërsa pamjet u transmetuan live në faqen në Facebook të Hakës.

Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur policia, por përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk kanë besuar se hetimet do të ishin transparente.  Në këtë kohë policia ka kërkuar praninë e prokurorit të gatshëm. Mehmetaj tha se ajo shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet e para hetimore në prani të kandidatëve të PD-së që ndiqnin nga afër për të garantuar transparencë.

“Gjatë kontrollit u gjetën 500 mijë lekë, broshura të kandidatit për deputet Melaim Damzi dhe një listë me emra, të cilat do të verifikohen”, tha ajo.

Makina ka qëndruar e bllokuar për afro një orë, deri në mbërritjen e policisë dhe prokurorit, që më pas ka bërë shoqërimin e personave që ndodheshin brenda saj. Kandidati i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu tha pas bllokimit se në makinë kishte “kartëmonedha të papërdorura deri në këto momente”.

Ai pretendoi se në makinë ishin një numër të konsiderueshëm fletësh, afro 12 të mbushura me emrat e kryefamiljarëve të familjeve mbështetëse të PD-së, të cilëve sipas tij “do t’u jepeshin lekët për blerjen e votës”.

Pas gjetjes së parave, mbështetësit e PD shpërthyen në brohorima festive, siç duket edhe në videot e transmetuara live në Facebook. Prokurorja tha se dy prej mbështetëve të PD-së do të procedoheshin penalisht për bllokimin e rrugës.

Ky është incidenti i katërt i ngjashëm në vend që prej fillimit të fushatës zgjedhore. Më herët PD në Berat bllokoi një fugon me ushqime. Në Vaqarr në Tiranë u tha po ashtu se u bllokuan ushqime, edhe pse personat e bllokuar pretenduan se ishin për një iftar të organizuar në fshat. Ngjarja më e rëndë ishte ajo e të martës në Elbasan, ku bllokimi i një makine nga mbështetës të PD – të prezantuar si Struktura e Mbrojtjes së Votës, përfundoi me shkëmbim zjarri.

Një  person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën në këtë përplasje. Në këtë rast policia njoftoi se nuk gjeti materiale qe kishin lidhje me zgjedhjet, por Partia Demokratike pretendoi se kishte video që dëshmon të kundërtën.

Marrë nga Reporter.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet makina me para ne maqellare makina me para ne maqellare

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen