LIVE UPDATES
Ekonomi

Biznesi i “përkëdhelur” i koncesioneve

26 Shtator 2020, 11:41 Nga DOSJA
Biznesi i “përkëdhelur” i koncesioneve

Koncesionarët e vjetër e të rinj kanë raportuar një aktivitet të qëndrueshëm në vitin 2019, ndërsa disa prej tyre janë ndikuar këtë vit nga pandemia e COVID-19

“Tirana International Airport” (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, ka deklaruar të ardhura prej 7 miliardë lekësh, me zgjerim vjetor prej 8.5%, teksa fluksi i pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet Rinasit arriti rekord në vitin 2019, në rreth 3.3 milionë pasagjerë. Por, koncesionari, që prej shumë vitesh ka rezultuar me norma të larta fitimi, mbi 40%, është një ndër më të goditurit nga pandemia, për shkak të efekteve që ka dhënë COVID-19 në tregun e fluturimeve.

Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv pohon se humbjet janë drastike. “Aeroporti i Tiranës përpunonte deri në 64 fluturime në ditë, por duke filluar nga data 12 mars, ramë në 1 ose 2.

Kur ke rreth 2% të trafikut të mëparshëm, besoj se mund ta quash humbje. Thuajse nuk ka të ardhura nga aktiviteti, ndërsa kostot janë kryesisht të pandryshueshme”. Nga 15 qershori, fluturimet rifilluan, por ato mbeten në gjysmën e niveleve të parakrizës. TIA pret që numri i pasagjerëve të shënojë më shumë sesa përgjysmim në vitin 2020.

“ALEAT”, që ka me koncesion prodhimin e dokumenteve të shqiptarëve, ka deklaruar rritje të ndjeshme të të ardhurave në vitin 2019, në pothuajse dyfishim, gati 6 miliardë lekë. Mbarimi i afatit 10-vjeçar të kartave dhe pasaportave të pjesës më të madhe të popullsisë, ka ndikuar në këtë performancë. Edhe fitimet u katërfishuan, në 2.2 miliardë lekë.

“S2 Albania”, e cila zbaton marrëveshjen e koncesionit të skanimit, që u kundërshtua nga bizneset, ka raportuar të ardhura prej 1.5 miliardë lekësh, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e mëparshëm, por duke dalë nga lista e më të mëdhenjve, për shkak të rritjes së kufirit të qarkullimit vjetor të 200 më të mëdhenjve.

“SGS Albania”, që ka me koncesion kolaudimin e automjeteve, nuk hyn në renditjen e më të mëdhenjve, pasi të ardhurat ishin 970 milionë lekë, me një rritje të lehtë me bazë vjetore. Kontrata përfundon më 31 dhjetor 2020.

Koncesionet e reja

Tri shoqëri të reja koncesionare hynë në listën e më të mëdhenjve që në vitin 2018, duke reflektuar valën e re të projekteve të Partneritetit Publik-Privat, ku po angazhohet qeveria shqiptare, ndërsa të tjerë vijojnë të ngjiten te më të mëdhenjtë.

“GJOKA 87”, e krijuar në prill 2018, në pronësi të “Gjoka Konstruksion”, që po ndërton me koncesion Rrugën e Arbrit, ka raportuar 5.6 miliardë lekë të ardhura, me rënie rreth 3% me bazë vjetore, duke u renditur në vend të 45 ndër 200 më të mëdhenjtë. Kompania po zbaton kontratën koncesionare/PPP “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”. Rruga e Arbrit ka nisur punimet në qershor të vitit 2018, pasi fitoi garën me një vlerë 33.6 miliardë lekë (pas bonusit me ofertën e pakërkuar), shumë që pritet ta marrë gradualisht deri në vitin 2030.

Sipas raportit të aktivitetit, periudha e parashikuar për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të jetë 44 muaj. Operimi i tunelit dhe mirëmbajtja e rrugës do të fillojnë nga fundi i vitit të katërt dhe do të zgjasin për dhjetë vjet deri në fund të periudhës 13-vjeçare. Në total janë realizuar 47.4% e punimeve të parashikuara për ndërtimin e kësaj rruge, sipas raportit të veprimtarisë.

Për vitin 2020, Ministria e Financave, në kuadër të rishikimit të buxhetit pas pandemisë, ka ulur pagesën për koncesionin e Rrugës së Arbrit, në 1.7 miliardë lekë, nga rreth 4 miliardë lekë që ishte fondi në 2019-n.

“Albanian Highway Concession” ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot – Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj filloi vetëm në shtator të vitit 2018. Ajo është një konsorcium mes dy sipërmarrjeve të mëdha, “Kastrati” dhe “Salillari” (me nga 50% secila).

Kompania raportoi të ardhura 2.6 miliardë lekë në vitin e parë të plotë të aktivitetit, me rritje prej 27% në raport me 2018-n. Të ardhurat nga aktiviteti i shfrytëzimit ishin 1 miliard lekë, ndërsa 1.2 miliardë lekë ishin nga investimet (fondet që merr nga buxheti i shtetit për kompensimin e trafikut të munguar). Fitimi i kompanisë ra ndjeshëm, në 13.8 milionë lekë, nga 189 milionë lekë në vitin 2018, pasi kompania ka hyrë në fazën e investimeve.

Sipas raportit vjetor, “Mbështetur në modelin e biznesit të miratuar, kompania për realizimin e investimeve të saj, sipas kontratës, ka marrë kredi bankare në bankë për financimin e investimeve të realizuara në vitet e para, për arsye se vlera e investimit, edhe në parashikimet e plan-biznesit nuk e mbulohet nga pagesa e tarifave të paguara nga përdoruesit e rrugës”. Huaja sipas bilancit është rreth 10.5 milionë euro. Kompania thotë në raport se ka kryer disa punime si masat për urat, punimet ndriçuese, rrethimet, infrastruktura për ujërat e bardha etj.

Për vitin 2020, duke marrë në konsideratë pandeminë “COVID-19, kompania koncesionare parashikon të ketë tregues të ndryshëm nga modeli financiar. Treguesit e të ardhurave të realizuar do të jenë më të ulët në krahasim me parashikimet në kontratë.

Gjithsesi, koncesionari është i mbrojtur nga trafiku i munguar, pasi ai kompensohet nga buxheti. Sipas të dhënave të tjera të Ministrisë së Financave, pagesat për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë, për vitin 2020 është 810 milionë lekë, ose 42% më e lartë se fakti 2019. Vetëm 70 milionë lekë do të jenë supervizion, ndërsa pjesa më e madhe e kësaj pagese do të shkojë për subvencion, si rrjedhojë e kompensimit të trafikut të munguar nga pasojat e COVID-19.

“Sani Service” fitoi në vitin 2015, koncesionin për “Ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, për një afat 10-vjeçar.

Kompania deklaroi në bilanc të ardhura prej 1.43 miliardë lekësh, me një rënie prej 17% me bazë vjetore. Sipas raportit të veprimtarisë, gjatë vitit 2019, numri total i ndërhyrjeve të kryera në përputhje me kushtet kontraktuale ishte 63,585 në krahasim me një total prej 90,075 ndërhyrjesh të kryera në vitin 2018. Gjithashtu faturimi total gjatë vitit 2018 ishte 1.92 miliardë lekë, në krahasim me 1.69 miliardë lekë në vitin 2019.

Në vitin 2019, nga buxheti janë paguar për koncesionin e sterilizimit 2.1 miliardë lekë, përfshi dhe pagesat e prapambetura, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Kostot për këtë koncesion janë rritur vazhdimisht, pasi pagesat për këtë kontratë realizohen sipas skemës (pay x use), prandaj tejkalimi në nivel vjetor i numrit të ndërhyrjeve të planifikuara sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave, në një raport monitorimi për koncesionet, tregojnë se planifikimi ka qenë shumë i gabuar dhe situata ka dalë nga kontrolli në vitin 2018. “Niveli i ndërhyrjeve, i parashikuar në kontratë, është 62.957 ndërhyrje, ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117.000 ndërhyrje”, thuhet në raport.

Si rrjedhojë, pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit 2018 ishin 610 milionë lekë, ose rreth 5 milionë euro më shumë, të cilat u paguan dhe në vitin 2019.

Kjo e detyroi Ministrinë e Shëndetësisë që të urdhërojë kufizimin e operacioneve, që e dha efektin në vitin 2019-n. Gjithsesi, edhe për vitin 2019, faturimi i koncesionarit për buxhetin ishte 32% më pak se parashikimi fillestar i buxhetit prej 1.28 miliardë lekësh.

Nga krahasimi i projektbuxhetit 2018 dhe 2020, rezulton se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018 për gjithë periudhën 10-vjeçare kur parashikohet koncesioni. Si rrjedhojë, nga llogaritjet e gabuara të bëra nga ana e hartuesve të saj, vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65% në harkun e dy viteve.

Për vitin 2020, buxheti parashikon uljen me 40% të pagesave për koncesionin e sterilizimit, duke e reduktuar pagesën në 1.3 miliardë lekë.

Pas fitimeve të larta në 2018-n (265 milionë lekë, Sani Service deklaroi humbje në vitin 2019 për shkak të rritjes së shpenzimeve të amortizimit dhe të shpenzimeve të tjera të veprimtarisë.

Koncesionari tjetër në shëndetësi, “3P Life Logistic”, merr rreth 876 milionë lekë pagesa.

Marrë nga: Monitor

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi tia tia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj