Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Që në ditët e parë të 2022 bizneset përballen me keqfunksionim të portalit SelfCare për lëshimin e faturave të fiskalizuara. Subjektet pohojnë probleme të ndryshme që kanë nisur që nga 3 janari dhe janë shtrirë masivisht edhe tek të tjerë më 4 janar.
Sot aktiviteti është bllokuar për shumë sipërmarrje që në orët e para të mëngjesit. Bizneset nuk mundën të lëshonin fatura të fiskalizuara për blerje-shitje, pasi nuk shfaqej asnjë e dhënë në platformën qendrore të faturave. Disa orë më pas bizneset thanë se në platformë nisën t’u shfaqej vetëm vendi i ushtrimit të aktivitetit, ndërsa mungonte e dhëna e adresës dhe kodit të tyre. Problemet me funksionimin e portalit SelfCare janë konfirmuar edhe nga kontabilistët. Administrata Tatimore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk përgjigjet për arsyet e mosfunksionimit të plotë të sistemit.
Ekonomisti Atos Pesha i tha “Monitor” se ka një kolaps në platformën qendrore të faturave dhe bizneset kanë gjithë paraditen që nuk po punojnë dot. Në sistem janë fshirë vendet e ushtrimit të aktivitetit, arkat dalin me 0.
Sotiraq Dhamo nënvizoi për Monitor se nga komunikimet e vijueshme që ka pasur me sipërmarrjet prej tyre raportohen probleme të ndryshme. “Prej 2 ditësh shumë biznese nuk po arrijnë të shesin. Problemet që janë shfaqur në platformën qendrore të faturave janë nga më të ndryshmet. Një sipërmarrje lëshon vetëm faturat nëpërmjet bankës, ndërsa e ka të pamundur të lëshojë faturat me para në dorë dhe as deklarimet e gjendjes, pasi sistemi nuk pranon deklarimin e gjendjes cash në fillim të ditës. Për disa të tjerë në faturë u shfaqen disa të dhëna, ndërsa u mungon ajo e adresës.
Aktiviteti për disa nga rrjetet e supermarketeve më të mëdha është bllokuar, pasi e kanë të pamundur të kryejnë furnizimin me mallra me fatura të pafiskalizuara. Pavarësisht se faturat e lëshuara nëpërmjet blloqeve tatimore fiskalizohen brenda 48 orëve, bizneset nuk kanë marrë riskun, duke mos pranuar shitjet nga bizneset e tjera. Pra këto biznese nuk po arrijnë të furnizohen. Disa biznese të tjera raportojnë se mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara për blerjet me para në dorë, ndërsa nuk lëshojnë fatura të fiskalizuara për blerjet pa para në dorë. Në sistem këto fatura shfaqen “error””.
Kontabilisti Dhamo thotë se mungesa e shfaqjes të disa të dhënave tregon keqfunksionim të sistemit.
“Kjo situatë është krijuar për shkak të mungesës të menaxhimit të sistemit nga administrata tatimore. Numri i bizneseve të hapura në këto ditë nuk është shumë i lartë, që të mund të kishim të bënim me bllokim të sistemit. Sistemi nuk është mirëmbajtur këto ditë, për këtë arsye serveri është në kolaps. Nëse këto probleme do të vazhdojnë është e pamundur që sistemi të funksionojë kur të jenë të fiskalizuara të gjitha bizneset”.
Mosfunksionimi i plotë dhe bllokimi i herë pas hershëm i portalit SelfCare është ngritur si shqetësim disa herë nga bizneset dhe kontabilistët. Ekspertët të gjitha problematikat e hasura në platformën qendrore i paraqitën në raportin e fiskalizimit të botuar në muajin dhjetor nga departamenti i kontabilitetit të Fakultetit Ekonomik. Kontabilistët kërkuan që shtyrja e afatit të periudhës pa gjoba, si për biznesin e madh dhe të vogël të jetë deri në zgjidhjen e këtyre problematikave. Në muajin dhjetor MFE miratoi shtyrjen e periudhës pa penalitete vetëm për biznesin e vogël edhe për 6 muaj. Deri në mesin e muajit dhjetor rezultuan të fiskalizuar 42% e biznesit të vogël. Në total ishin të fiskalizuar 50% e sipërmarrjeve aktive. (MONITOR)
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Përgjatë tre viteve në vijim 2022-2025, skema publike e pensioneve do të zgjerohet edhe me rreth 48 mijë pensionistë, për pagesën e të cilëve duhen edhe së paku...
Që nga data 1 janar e këtij viti, ka hyrë në fuqi një udhëzim i Bankës së Shqipërisë që detyron të gjitha institucionet financiare të licencuara për veprimtarin...
Më datë 31 dhjetor 2021 hyri në fuqi aplikimi i normave maksimale efektive interesi (NEI maksimal) për kreditë konsumatore në Shqipëri.Megjithëse rregullorja hy...
Shtyrja e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 3% deri në fund të muajit korrik 2022 do të rrisë transaksionet e rivlerësuara sipas &cce...
TIRANË – Monedha vendase leku ka pësuar mbiçmimin më të lartë në kursin e këmbimit në krahasim me monedhat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.S...
TIRANË – Sektori bankar në vitin 2021 i rriti ndjeshëm investimet në filiale dhe kompani të kontrolluara. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë s...
TIRANË – Në Shqipëri, qeveria e shtoi borxhin publik në fund të vitit që shkoi me një shifër prej 650 milionë eurosh përmes instrumentit financiar Eu...
TIRANË– Nga data 17 janar e këtij viti, qytetarët shqiptarë do të njihen me prerjen e re të kartmonedhave, në konkretisht të 500 dhe 2000 lekëve.Sigu...
TIRANË – Banka e Shqipërisë njofton se, duke filluar nga 17 janari i këtij viti në duart e publikut do të jenë edhe dy kartëmonedha të reja, 500 dhe 2 000 ...
Gjatë vitit pandemik (2020) shqiptarët çuan nga buxheti i tyre mujor për shëndetësinë më shumë se, europianët.Sipas të dhënave vendase nga INSTAT në viti...